Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2015

4 dobitë mjekësore të syfyrit

Dihet se ne ngrënien e syfyrit ka bereqet siç është transmetuar ne hadith autentik dhe se shpëtimi i një populli qëndron në vonimin e ngrënies se tij… Por, Syfyri sipas shkencës se mjekësisë ka edhe dobitë trupore, prej tyre janë këto: 1-Te ruan nga ndjenja e lodhjes dhe dhimbjes se kokës gjate ditës se Ramazanit 2-Te ndihmon qe sa ma pak ta ndiesh urine dhe etjen e madhe 3-Pengon ndjenjën e dembelisë (përtacisë) dhe humbjen e qelizave kyçe te trupit 4-E aktivizon aparatin tretës si dhe ruan nivelin e nevojshëm te glukozës ne gjak gjate agjërimit.

7 emrat tanë dhe kuptimet e tyre

1. Shpresa; që ka shpresë, me të ardhme (me rrënjë nga folja “pres”) 2. Çiljeta;  që çel jetë, pjellore, jetëdashëse 3. Zana; me zë, që ka zë të bukur 4. Artan;  i artë, i rrethuar me ar nga të gjitha anët, i tëri në ar 5. Sidita;  si dita, porsi dita, e bardhë, e kthjellët 6. Valona dhe Valon;  që valon, si valë, lëkundës 7. Hirushe;  e përhirtë, punëtore, e qetë

7 raste ku me qenë djalë edhe shqiptar ta qet ma mirë

 1. Trashegëmia       Edhe pse tash ka filluar që trashegëmi ti lihet edhe vajzave, djemtë janë ata që gëzojnë më shumë këtë epitet. 2. Privilegji Në familje janë më të privilegjuar djemtë sesa vajzat. 3. Kanë liri më të madhe Në rast se duan të bëjnë qejf nuk duhet shume mund para prindërve, je djal dhe mund të dalësh. 4. Çikat është marre Shumë veprime të ngjashmë, nëse i bën ndonjë vajzë është marre, ndërsa nëse i bën djali thjesht i ka hije. 5.  Burri ështe për 7 gra Ku ka “më mirë sesa të jesh djalë” 6. Nëse një çift i martuar ndahen, gruaja gjithmonë paragjykohet Fatkeqësisht këtu ska çka të komentohet, një nga të vërtetat më të hidhura. 7. Kanuni Po ne e kemi me traditë, sepse që nga Kanuni më shumë i janë dhënë të drejta djemëve sesa vajzave.

Çka është shpërlarja e parave?

Shpërlarja e parave është proces nëpërmes të cilit kriminelët tentojnë të fshehin origjinën e vërtetë dhe pronësinë e të ardhurave nga aktivitetet e tyre kr iminale me qëllimin e vetëm për të siguruar një mbulesë legjitime dhe legale të burimeve dhe përfitimeve të tyre financiare. Është një mjet nëpërmes të cilit, organizatat e krimit serioz jetojnë nd ershmërisht pa ndonjë lidhje të dukshme me botën kriminale. qka eshte shperlarja e parave, qeshte shperlarja e parave, cka eshte shperlarja e parave

Namazi i istihares

     Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se   Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní u

5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

  Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“. Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më shkatërruese. 1. MOP bomba - Në vendin e parë me meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe be

Vaktia e Ramazanit 2015

8 gjëra që i bëni që e bëjnë një mashkull të ju lë

1. Kur bëni selfie menjëherë në takimin e parë. 2. Kur në çdo përlarje, e zgjidhi problemin duke qarë. 3. Kur e thërrisni në çdo çast në telefon apo i dërgoni mesazh. 4. Edhe pse sapo ja keni filluar lidhjes, e sillni n ë tryezë  tem ën e  martes ës  dhe planeve për të ardhmen. 5. Kur e përsëritni gabimin që e ka bërë ma përpara. 6. Kur e v ëni para zgjedhjes: juve ose shoqërinë. 7. Kur ia merrni passwordin e Facebook-it e duke i fshirë disa persona në të, posaçërisht vajzat. 8. Kur pasi që ndodh diçka mes jush, problemi të reflektohet menjëherë në Facebook-un tuaj, me këngë apo foto.

12 vepra që nuk e prishin agjërimin

Sot gjendemi në ditën e parë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin. K ëto janë 12 vepra që nuk ua prishin agjërimin: 1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë 2. Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart. 3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt. 4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin 5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet s

Vaktia e Ramazanit 2015

Dr. Imri Vishi - Haemangioma hepatis

Imri Vishi

Vëllezër duhet kuptuar...

SubhanaAllah... Vëllezër duhet kuptuar pasuesve të epshit, mos ja dëgjo fjalët, nga ato duhet larguar. Në Sabah nuk i gjen, sunete nuk praktikojnë, pamja tyre nuk ta kujton Allahun, dhikrin kanë harruar, ndërsa kur ua dëgjon fjalët, thua se me Omerin(radiaAllahu anhu) je duke biseduar. Thotë Allahu i Madhëruar: وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا Dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. (Kehf:28) Burimi: Senad Ramadani

Sa mirë do të ishte...

Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur, por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja, por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha. por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë. Burimi: Antologjia - Fjalë të Urta

Hypospadia - Clinical Images - Imri Vishi

Sekreti i konsumimit të qershisë

Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e njeriut. Disa nga ushqimet bazë që ndikojnë në shëndetin tonë janë, vera e zezë, kosi dhe qershitë, ndikojnë në jetëgjatësi. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë dalë në përfundim se mendja e shëndoshë, dëshira për të punuar dhe konsumimi i qershive zgjatin jetën e njeriut. Qershia është një frut që ka në përmbajtjen e saj polifenole, molekula që gjenden në këtë dru frutor, të cilat mbrojnë organizmin e njeriut nga infeksionet, si dhe nga rrezet e dëmshme ultravioletë. Në bazë të studimit u arrit në përfundim se njerëzit që konsumojnë 650 mg polifenole në ditë jetojnë më gjatë se të tjerët.

Microsoft: 4 milion anëtarë të Windows Insider, 96 harduerë me Windows 10 në zhvillim

 Gjatë evenimentit ComputeX, edhe Microsoft kishte diçka për të thënë. Kompania amerikane e sistemit operativ Windows, tha se pothuaj 4 milion individë janë bërë pjesë e programit Windows Insider duke ofruar një feedback të çmueshëm në zhvillimin e Windows 10. Gjithashtu bëri të ditur se partnerët e Microsoft po punonin që tani në harduerë të lloje të ndryshme me Windows 10-tën, ku aktualisht 96 janë në zhvillimin dhe mbi 300 do të jenë të disponueshme në debutimin e dates 29 korrik. Microsoft detajoi edhe qasjen e re që do të ofrojë Windows 10. U vu theksi tek krijimi i sistemeve kompjuterike më personalë e cila do të mundësohet falë platformës së aplikacioneve universale. Një tjetër faktor kyç që do të kontribuojë në këtë aspekt është padyshim ofrimi falas i përditësimeve në të ardhmen. Në fakt vetë kompania e ka qartësuar këtë synim, duke trajtuar Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht softuer./cio

Vjen microSD me kapacitet 512GB

SanDisk është padyshim kompania lider e cila merret me prodhimin e kartave microSD dhe deri tani ka shënuar disa rekorde të njëpasnjëshme sa i përket kapacitetit të tyre. Megjithatë, këtë herë duket se një kompani tjetër e specializuar në këtë sektor, ka vendosur një rekord të ri për kapacitetin e kartës microSD. Microdia zbuloi sot kartë microSD me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë, bëhet fjalë për 512GB. Karta mbështet standardin UHS-II dhe transferon të dhënat me një shpejtësi prej 300MB/s. Pajisjet e vjetra do të mund të transferojnë të dhënat me gjysmën e kësaj shpejtësie pasi karta është e bazuar në standardin SD4.0. Karta Xtra Elite do të dalë në treg muajin e ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 1000 dollarë.

Yahoo i jep lamtumirën shërbimit të hartave, Yahoo Maps

Kompania Yahoo deklaroi ditën e enjte se do të mbylle faqen e saj të hartave Maps në fund të muajit qershor, 8 vite pasi ky shërbim u lançua. Por është e rëndësishme t’ju themi se shërbimi nuk do të zhduket plotësisht. Yahoo shtoi se pavarësisht mbylljes së faqes kryesore, disa nga shërbimet e tjera të kësaj kompanie si[ është Flickr do të ofrojnë mbështetje për Maps. Shefi i arkitekturës në Yahoo u shpreh përmes një postimi në blog: ‘Ne e morëm këtë vendim pasi e pamë atë si një mënyrë më të mirë për të lidhur burimet dhe prioritetet e biznesit të Yahoo’. Ky vendim vjen si pasojë e përpjekjeve e shefes ekzekutive Marissa Mayer për të rinovuar komplet shërbimet e Yahoo. Që nga moment që Mayer u vu në krye të Yahoo në vitin 2012, kompania ka rifreskuar cdo shërbim të sajin por dhe ka aplikuar një riorganizim të burimeve. Kompania vazhdimisht vendos të mbyllë shërbime që sipas saj janë bërë bajate dhe nuk shfaqin interes të mjaftueshëm tek publiku. Vitin që kaloi

Njihuni me karakteristikat e Galaxy S6 Active

Galaxy S6 Active është telefoni më i ri nga Samsung, i cili do të ketë ekran 5.1-inç Quad HD, procesorin Exynos. Gjithashtu pritet që telefoni të vijë me 32 gigabajt memorie të brendshme, baterinë 2550 mAh dhe kamerën kryesore 16 megapixel me mundësinë që të fotografojë edhe nën ujë. Ndërkohë akoma nuk ka informacione se kur ky model mund të lançohet në treg dhe pse mendohet se data e tij e lançimit nuk do të jetë e largët.

9 herë kur gjërat nuk kanë dalur ashtu siç e keni menduar

1. Kur për të premten bëni plan të dilni me shoqëri, e në fund secilit i del një punë, e ju duhet të festoni vetëm në shtëpi. 2. Filmin që mezi e keni pritur ta shikoni, në fund del filmi më i keq që e keni parë. 3. Sapo keni dalë prej shtëpisë, bie shi. 4. Kur e shihni personin që ju pëlqen me dikë tjetër. 5. Rrobat që keni bërë plan t'i vishni atë natë, i gjeni në makinë të larjes. 6. Në mëngjesin e së enjtes zgjoheni duke menduar që është e premte. 7. Në vikendin që keni bërë planë të pushoni, të afërmit e juaj vinë në vizitë. 8. Ushqimin që e kemi porositur nuk del ashtu siç e keni paramenduar. 9. Kur ekipi juaj i preferuar humbë kampionatin në ndeshjen e fundit.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more