Gjatë evenimentit ComputeX, edhe Microsoft kishte diçka për të thënë. Kompania amerikane e sistemit operativ Windows, tha se pothuaj 4 milion individë janë bërë pjesë e programit Windows Insider duke ofruar një feedback të çmueshëm në zhvillimin e Windows 10.
Gjithashtu bëri të ditur se partnerët e Microsoft po punonin që tani në harduerë të lloje të ndryshme me Windows 10-tën, ku aktualisht 96 janë në zhvillimin dhe mbi 300 do të jenë të disponueshme në debutimin e dates 29 korrik. Microsoft detajoi edhe qasjen e re që do të ofrojë Windows 10.
U vu theksi tek krijimi i sistemeve kompjuterike më personalë e cila do të mundësohet falë platformës së aplikacioneve universale. Një tjetër faktor kyç që do të kontribuojë në këtë aspekt është padyshim ofrimi falas i përditësimeve në të ardhmen.
Në fakt vetë kompania e ka qartësuar këtë synim, duke trajtuar Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht softuer./cio
loading...
Lexo edhe: