Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pranvera

Poezia ''Erdhi pranvera'' nga Ersilja Çeli

Erdhi pranvera Erdhi pranvera, Oh sa gëzim! Gjithçka është e bukur, Natyra ndrin. Pemët kanë çelur, Zogjtë po këndojnë, Në lëndina bari Nis e bleron. Shqiponja e malit Krahët përplas fort, Në një degë bilbili, Këngës po ia thotë. Malet janë zhveshur Nga petku i bardhë, Fushat janë mbuluar Me bukuri të rrallë. Moj stinë e pranverës, Sa e bukur je! Të gjithë fëmijët I mbush me hare. Pranvera, Poezi per pranveren, Vjersha per pranveren, 

Ese : Ku shkoi të ftohtit

Ese : Ku shkoi të ftohtit Koha e të ftohtit është larguar. Veriu më nuk e ka fuqinë e vet të trishtueshme siç e kishte gjatë dimrit të acartë. Tash fryn një erë e lehtë e ardhur nga jugu ,të cilën e kanë sjellë dallëndyshet ... Tash fushat dhe livadhet janë mbushur gjelbërim. Zogjtë i kanë mësuar këngët më të reja dhe me cicërimën e tyre mbushin gjallëri tërë kopshtijet dhe drunjtë e lulet në male . Zëri i tyre jehon hareshëm.Të ngazëllen.Të mbushë përplot jetë dhe gjallëri. Lulet e derdhin aromën e tyre dhe dritaret e mbyllura tash rrinë hapekrah dhe fusin në brendi aromën e luleve . Është një bukuri që nuk përshkruhet lehtë... Fëmijët dhe pleqtë që ishin më të ndiejshëm gjatë stinës së bardhë të dimrit tash pyesin: -Ku treti të ftohtit.Në cilin vend ka shkuar ? Era pranverë po vjen... Shkruar nga: Leonis Dobrunaj - Carrabreg hartim per pranveren,ese per pranveren,pranvera hartim,ese pranvera,shkrime per pranveren,ese e bukur per pranv

Ese : U kthyen dallëndyshet

  Ese : U kthyen dallëndyshet Kur të ftohtit u largua, pranvera menjëherë qiti kokë. Era e lehtë i ngacmoi gjethet e pemëve. Edhe lulet nisën të kundërmojnë. Mbi kodra e bregore tash blerimi ka vërshuar. Edhe fushat e kopshtijet janë mbushur përplot barë e gjelbërim. Dallëndyshet që kishin shkuar në fund të shtatorit në jugun e ngrohtë,tash veç janë kthyer.Nuk i ka lodhur as rruga e gjatë.Ato po kujdesen për çerdhet e veta. Pranvera ka marrë krejt tjetër pamje. Është stina e parë e vitit. Cicërima dhe kënga e dallëndysheve nis një jetë të re këtë stinë . Shkruar nga: Albina Miftari - Prishtinë ese dhe hartime per pranveren,ese pranvera,hartim pranvera,ese per dallendyshet,hartim per dallendyshet,erdhen dallendyshet ese shqip,ese te ndryshme shqip per dallendyshet

Vjershe per pranveren nga Elmedina Berisha - Kaçanik

Pranvera     Pas bardhësisë dhe acarit Dielli rrezon dhe erdhi behari Vishen kodrat me jeshile Çelin lulet me ngjyra të ndryshme Dallëndyshet vijnë në dritare Zogjitë cicërojnë nëpër livadhe Fëmijët të gëzuar Dalin e luajnë duke kënduar. Vajzat e vogla mbledhin lule Nëpër male e nëpër fusha Hedhin valle të gëzuara Dhe kërcejnë sikur drenusha           Vjershe nga Elmedina Berisha - Kaçanik vjersha dhe poezi per pranveren,pranvera vjershe,vjersha shqip per pranveren, vjersha, vjershe, poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,per pranveren ,pranvera,pranvere,pranvere,pranverat,

Pranvera në vendin tim

'' Pranvera '' '' Pranvera ''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet, moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet. Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve . Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj. Zogjtë gëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën , ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja ,lejleku etj. Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë. Bujku fillon ta mbjellë misrin , domatet ,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut. Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore . Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren Shkruar nga stafi Rapitful. Ndalohet r

Vjersha për pranverën

Vjersha për pranverën '' Vjersha per pranveren '' Këtu janë disa '' vjersha për pranverën '' mjafton që të klikoni mbi titullin dhe do të hapet vjersha përkatëse Nese doni qe edhe '' poezia '' apo '' vjersha '' juaj per pranveren te jete ketu atehere mund ta dergoni ne kete email: adrapitful@hotmail.com dhe ne do ta postojm ketu '' Vjershe per pranveren nga Elmedina Berisha '' Vjershe per pranveren '' '' Erdhi pranvera '' vjershë shkruar nga Korab Fazliu '' Poezi per pranveren '' nga Adhurim Kuqi '' Vjershe per pranveren '' nga Edona Jaku '' Vjershe per pranveren '' nga Festina Berisha '' Vjershe per pranveren '' nga Leonora Goga '' Pranvera '' vjershe nga Arta Fejzullahu '' Vjershe per pranveren '' nga Altina Nika '' Poezi per pran

Pranvera -vjershë

Pranvera Kaloi dimri, erdh pranvera Me lulëzim Erdh lejleku, dallëndyshja Fluturim Rritet bari vishet pylli me blerim hapet zemra e fëmijëve plot gëzim. vjersha per pranveren,vjersha per stinen e pranveres,pranvera,stina e pranveres,shqip,vjersha shqip

Kur fillon dhe mbaron Pranvera ?

Kur fillon dhe mbaron Pranvera ? Në gjysmërruzullin verior Pranvera fillon me 22 mars e mbaron me 21 qershor. Postime të ngjashme: Kur fillon dhe mbaron Vera Kur fillon dhe mbaron Vjeshta Kur fillon dhe mbaron Dimri kur fillon pranvera,pranvera kur fillon,kur mbaron pranvera,kur perfundon pranvera,fillimi,mbarimi, me cilen date fillon pranvera,ne cilen date 

Çka është Pranvera ?

Pranvera është stina e parë e vitit që vjen pas dimrit , stina kur nis e gjelbëron natyra .  Në gjysmërruzullin verior fillon me 22 mars e mbaron me 21 qershor. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,pranvera,pranvera fillimi,kur fillon pranvera,ne cilet date fillon pranvera

Çka është Vera ?

Vera Çka është Vera ? Vera është stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës . Në gjysmërruzullin verior fillon më 21 qershor e mbaron më shtator. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,vera,vera,vere

Erdhi pranvera

'' Pranvera '' eshte nje nder stinet me te bukura dhe me te gezueshme per ne. Ajo fillon me ikjen e dimrit  dhe mbaron me ardhjen e '' Veres ''. Ne '' Pranvere '' fillojne te lulezojne pemet, lulet etj. Në kete stine ditet zgjaten kurse netet shkurtohen duke i falur me shume lumturi femijeve. Njerezit ne kete stine fillojne te vishen  me rroba me te holla dhe me ngjyra me te hareshme , dallendyshet kthehen fluturimthi dhe fillojne te zgjedhin shtepite me te denja per folete e tyre. Eshte kënaqesi qe te zgjohesh ne mengjesin e kesaj stine me ane te cicerimave te ketyre zogjve kaq te mrekullueshem. Ne kete stine moti fllon te nxehet dhe Dielli del me rrezet e tij te arta kurse qielli merr ngjyre te kalter dhe si zakonisht rete hapen dhe ia lene vendin disa reve plot me ngjyra  me forma te ndryshme etj. Shih edhe nje ese tjeter per pranveren : '' Ese per pranveren ''  pranvera pershkrim

Karakteristikat e pranverës

Karakteristikat e pranverës PRANVERA ESHTE NJE NDER STINëT ME TE BUKURA DHE ME TE GEZUESHME PER NE. AJO FILLON ME DATEN 21 MARS DHE MBARON ME 22 QERSHOR . NE PRANVER FILLOJN TE LULEZOJN PEMET,LULET ETJ. NE PRANVER DITET  ZGJATEN KURSE NETET SHKURTOHEN. NJERZIT NE KETE STINË FILLOJN TE VISHEN ME RROBA ME TE HOLLA DHE ME NGJYRA ME TE HARESHME DALLENDYSHET KTHEHEN FLUTURIM TEK NE. ESHTE KNAQSI QE NE MENGJESIN E KESAJ STINE TE ZGJOHESH ME CICERIMAT E ZOGJVE. NE KETE STINË MOTI FILLON TE NXEHET DHE DIELLI DEL ME RREZET E TIJ TE ARTA QIELLI MERR NGJYRË ME TE KALTER. pranvera karakteristikat,karakteristikat e pranveres,pranvera,pranvera,pranvera shqip

Vjershë për pranverën

Ojë, pranverë , ojë bukuroshe, Skej m`skej e qoshë em qoshe, Bukurija të ndriqon, Dashurija në ty lulzon, Me Ty gëzohet kjo dynja, Gjdo gjallesë në Ty gjen sefa, Me ty gëzohen plakë e i ri, Me Ty gëzohen nënë dhe fëmi, Ngjallë gjallesa për bukuri, Ke hare dhe shumë knaqësi, Lulëzojn lulet gjithë sa ka, Ti na vjenë pa ja nda, Me Ty ringjallët çdo krijesë, Cicërrojn shpendë në çdo pjesë Lulëzojn lulet pa pushu, Këndojn shpendët, gu, gu, gu, Fluturojnë fluturat, flutorojnë..., Lulë em lule, këngë këndojnë Bletat punonëjse gjthë vallëzojnë, Nepër lule mjalët tubojnë. Në pranverë qingjatë, blerojnë, S`bashku me delet në kullos shkojnë, Duk kërcyar, duk ladruarë, Me pranverë te bukur për tu gëzuar, Të gjithë të presim me mallëzim, Ti na vjen për shpetim, Bjen gjëlbërim dhe çdo knaqësi Na sjellë fryte dhe lumturi, Në Praverë shkojm ku buron kroni, Ku bind çdo send që ne e domi, Te gjithë shkojn ujë me pi, Dhe bariu me bagëti. Cdo krijes mirë e dijë,

Pranvera- vjershë

Hiqet bora Vjen   pranvera Knon bilbili Si  herat tjera Qelin lulet Ngjyra-ngjyra Dhe bejne gara Cila është më e mira Qelin pemet Ngjyra-ngjyra Qe ti bejne Frytet me te mira Era vjen kudo qe t'shkojsh Qelin lulet neper kopsht Ne si punetore I ujisim Ato si shperblim Na flladisin Vjen dallëndyshja fluturim Posa te degjoj Se erdh pranvera ne vendin tim vjersha per pranveren,pranvera vjershe,vjersha per pranveren,pranvera vjershe

Vjershë për Pranverën

'' Vjershë për Pranverën '' Iku dimri Erdh pranvera Çel manushaqja Vallëzon shqerra Pranverë e bukur Vjen dhe shkon Çelin lulet Zogu këndon Pranverë e dashur Ti vjen vrap Lule të bukura Çelin në çdo hap S hi h edhe : '' Vjersha per pranveren '' vjersha per pranveren, pranvera vjershe, vjershe per pranvere, vjersha per pranvere, pranvera vjershe,vjershe per pranveren, pranvera vjershe, vjershe e bukur per pranveren,pranvera vjershe

Pranvera

Pranvera U shkri bora malit Po afron pranvera Doli lule-kaçja Si ka dal’përhera Fillon e del bari Mbi sheshet e blera Lozin mbi lëndina Kecër edhe shqerra Gjethi zu të çelet Të gëzojë blerimi Lozin dhe fatosat Hidhen nga gëzimi vjersha per pranvere, vjershe per pranveren, pranvera vjershe, vjersha te bukura per pranveren, pranvera vjershe, vjersha per pranveren, pranvera vjershe, pranvera vjershe, poezi per pranveren, vargje per pranveren, vargj pranvera,  

Pranvera- vjershë nga Hil Mosi

Pranvera - vjershë nga Hil Mosi Me gaz përsëri Plot bukuri, Pranvera mbrrini Qe, borën shkrini, Çdo bimë gjelbron, Natyra gëzon. Nji e kandshme erë Na sjell pranverë ; Mbi peme buzëqeshun, Me lule veshun Gjithë zogjtë lodrojnë, Plot gaz këndojnë. Dallëndyshet vinë, Pranverën bijnë, E ngrohtë prej diellit, Në ajër të qiellit, Tek shkojnë fluturim, Këndojnë plot gëzim. Në fushë hieshi, Plot bukuri, Gjithë dhentë kullosin, E qengjat lozin, Bariu pas vjen E fyellit i bjen.  vjershe per pranveren, pranvera vjershe, pranvera nga Hil Mosi, Hil Mosi pranvera, Pranvere Hil Mosi, Hil Mosi pranvera, pranvera vargje, vargje per pranvere, vjershe pranvera, poezi per pranveren nga Hil Mosi vjershe per pranveren, pranvera vjershe, vjersha per pranveren, poezi per pranvere, pranvera poezi, poezi per pranveren, vjershe pranvera, pranvera vjersha, pranvere vjershe, vjersha per pranvere, pranvera vargje, vargje per pranvere shqip, vjersha shqip per pranveren

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more