Erdhi pranvera
Erdhi pranvera,
Oh sa gëzim!
Gjithçka është e bukur,
Natyra ndrin.
Pemët kanë çelur,
Zogjtë po këndojnë,
Në lëndina bari
Nis e bleron.
Shqiponja e malit
Krahët përplas fort,
Në një degë bilbili,
Këngës po ia thotë.
Malet janë zhveshur
Nga petku i bardhë,
Fushat janë mbuluar
Me bukuri të rrallë.
Moj stinë e pranverës,
Sa e bukur je!
Të gjithë fëmijët
I mbush me hare.
Pranvera, Poezi per pranveren, Vjersha per pranveren,
loading...
Lexo edhe: