Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hëna

Trishtimi i hënës - poezi nga Sharl Bodler (Charles Baudelaire)

Trishtimi i hënës- - poezi nga Sharl Bodler (Charles Baudelaire) Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar; Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë, Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar, Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet, Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë, Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur, Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë, Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur. Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë, Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë, Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr, Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht, Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar, E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban

Çka janë planetet ?

Çka janë planetet ? Planetët janë trupa të errët, të fortë dhe të ngurtë që sillen rreth Diellit . Të gjithë planetët e marrin dritën dhe nxehtësinë nga dielli . Planetët nga Toka mund të shihen më mirë me ndihmën e teleskopëve. Deri më tash njeriu ka arritur të shkojë vetëm deri në Hënë. Ndërkaq rreth planetëve të tjerë janë lansuar satelitë të cilët ndihmojnë njohjen më të mirë të planetëve. cka jane planetet, cfare jane planetet, ceshte planeti, cka eshte planeti, cjane planetet, qka jane planetet, planetet shqip, planeti shqip, planetet shqip, planetet definicion, qka quajme planet, cfare quajme planet, trupat qiellor

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more