Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ç’u Mbush Mali

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë ******** Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S’janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë. Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb’e kush më kalë Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more