Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha per femije

Poezi për kukullën - Kukulla ime

Kukulla Ime Unë e kam një kukull, Kukull Bukuroshe Emrin unë ja vura, Kukull sykaltroshe. I ka sytë e kaltër, Flokët kaçurrele Unë shpesh e thërras, Kukulla ime lele Për ç do ditë e laj, dhe e vë në gjumë kur e vë në djep i kendoj ninulla, Mami mi ka qepur një fustan me pulla. Kukulla ime lele Kukull kaçurrele

Vjersha- Era dhe flamuri- shkruar nga Betim Muço

Po i thotë era flamurit: -Ç'paske sot që të ndrit nuri? Kaq i qeshur s'më je dukur, s'të kam parë kaq të bukur. Çfarë ke, më thuaj ti, hapma zemrën, mos ma fshih! Ky flamuri palat rret, i thotë erës: - Nuk e sheh? Gjithë vendi sot gëzon, është festë, s'e kupton? Rrihmi palat, mos më mbaj, ta zë qiellin skaj më skaj. Fryu era, më nuk priti dhe më lart flamurin ngriti. "Betim Muço"

Vjersha - Kush e hëngri mjaltin?

Kush e hëngri mjaltin? Kush e hëngri mjaltin te zgjoi me bletë, më mirë të ngrihet, ta pranojë vetë. Këto thosh ariu në pyll në kuvend. Kafshët s'pipëtinin, rrinin si mbi gjemb. Ju vjen turp të flisni juve, mor të gjorë? Po kur e përlatë, nuk ju erdhi zor!? E ç'të flisnin kafshët, gjithçka dukej sheshit: ariu qe mbushur me miza pas veshit...

Plepi dhe rrëkeja

PLEPI DHE RRЁKEJA Kur kish plepi pak nevojë për të pirë nga rrëkeja, ajo befas i dredhoi, rrodhi tutje edhe shkoi. Mirpo plepi nuk u tha. Shtriu rrënjët nëpër tokë dhe u rrit me mend në kokë. Përsëri u kthye vapa. Toka thithte me lakmi çdo pikë uji. S'kishte shi. Dje rrëkeja po shteronte. I tha plepit ta dëgjonte: -Zgjat një degë dhe më mbulo, se po thahem nga ky zheg, do të zhdukem ne hendek. Foli plepi i zemëruar: -Shumë vonë je kujtuar. Kur të desha pranë meje, krahet s'duhej të mi ktheje.

Pinguini shet Kasata

PINGUINI SHET KASATA Ёshtë verë. Në një shesh, ku s'ka qënë asnjë prej nesh, pinguini shet kasata. Po kalojnë nja dy pata me erashka nëpër duar. Ecin duke u llastuar. -Oh, kasata këtu paska! thotë njëra pak mënjanë. I ka sjellë nga Alaska pinguini çalaman. Thotë tjetra: -Nuk besoj që të jenë mjaft të mira. Po t'i sillte që andej, do të ishin krejt të shkrira. Pinguini diçka kap nga biseda dhe thërret: -Po nuk bletë dy kasata, çalamane jeni vetë! Patat krejtësisht hutohen, nuk vendosin të largohen, po drejtohen për të blerë dhe përlajnë dy kasata krejt pa qumësht dhe sheqer.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more