Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Ag Apolloni. Show all posts

Koferi i Konicës - Ag Apolloni - Analiza

Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të mia. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që kam mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që unë i kam konsideruar probleme esenciale.
 
Titulli "Koferi i Konicës" i referohet arbitraritetit vlerësues të Faik Konicës, i cili themeloi kritikën shqipe. Konica, duke qenë i familjarizuar me letërsinë moderne në botë, vriste mendjen shpesh se si do të mund të bëhej letërsia shqipe pjesë e letërsisë europiane, apo edhe botërore. Lexonte, analizonte, selektonte, por nuk mund ta mbushte as një kofer të vogël me libra, që do t’i bënin ballë vlerësimit të tij krahasues. Qëllimi i Konicës ishte t’i gjente ato vepra shqipe që mund të lexoheshin edhe në kohën e tij nga njerëz me kulturë si të tij. Si kritik që shquhej për një kulturë më të madhe se ajo e shkrimtarëve të cilët i kritikonte, ai nuk e gjente kënaqësinë e leximit në veprat shqipe për shkak të shijes së formuar nga kryeveprat botërore, të cilat i merrte si pika krahasimi për ta kuptuar se ku jemi ne.
 
Diçka të ngjashme për nga arbitrariteti, në letërsinë botërore e ka bërë Ezra Pound, i cili, duke provuar të gjejë fondin e artë të letërsisë botërore, nga gjithë letërsia greke sugjeronte të lexoheshin vetëm epet e Homerit dhe nja pesë-gjashtë faqe të Safos, nga letërsia romake vetëm pak prej Ovidit, nga Mesjeta ndonjë ep dhe ndonjë poezi trubadurësh, nga italianët nja tetëmbëdhjetë poezi të Cavalcanti-t dhe Komedia hyjnore e Dante-s, kurse për letërsinë angleze thoshte se librat më të mirë të saj janë përkthimet.
 
Konica dhe Pound-i nuk kërkonin zhdukjen e librave, por provonin të krijonin zonën e dorës së parë dhe zonën e dorës së dytë. Ata nuk mendonin se në zonën e dorës së parë mund të bënin pjesë të gjithë autorët dhe librat tashmë të konsideruar klasikë. Kështu, koferi si koncept selektues nënkupton një reduktim të madh të klasikës. Krejt librat që nuk futen në kofer, janë pjesë e zonës së dorës së dytë, që gjithsesi është e nevojshme për ekzistimin e secilës letërsi kombëtare.
Pra, libri, për nga titulli dhe fryma, mund të shihet si një homazh për Konicën dhe si një miratim për modelin e Pound-it, vlerësimet e të cilëve shkaktuan debate të mëdha, ato të të parit në nivel kombëtar, ato të të dytit në nivel ndërkombëtar.
 
Prandaj, gjatë përgatitjes së këtij libri, kam pasur dilemën për vënien e titullit: "Koferi i Konicës", apo "Paradigma e Pound-it". Por, pasi këtu trajtoj letërsinë shqipe, vendosa për titullin e parë.
A. A.

Ag Apolloni fitues i çmimit për kritikë letrare për veprën “Paradigma e Proteut”

MKRS-ja ndan çmimin “Azem Shkreli” dhe ato vjetore për letërsi

Ag Apollonit Fitues i çmimit për kritikë letrare për veprën “Paradigma e Proteut”

Ndërsa, në arsyetimin e jurisë për ndarjen e çmimit për kritikë letrare Ag Apollonit, për veprën “Paradigma e Proteut” vlerëson se “është monografia e vetme mbi romanin shqiptar dhe është i shkruar me një qasje analitike dhe stil të qartë. Si i tillë, ky studim është i nevojshëm për të gjithë ata që duan të njihen me romanin përfaqësues të letërsisë shqipe.”

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit i ka ndare Ag Apollonit çmimin për kritikën më të mirë letrare, për studimin monografik “Paradigma e Proteut”. Urime Ag!    

Urime Ag Apolloni

Namazi

Syzat