Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Microsoft

Me Microsoft PowerApps çdokush mund të jetë një zhvillues aplikacionesh

Familjes së suitës së produktivitetit Microsoft Office do ti bashkohet një anëtar i ri. Microsoft PowerApps bën të mundur virtualisht për çdo punojës kompanie të jetë i aftë të krijojë aplikacione mobile dhe ueb pa pasur nevojë të shkruajë qoftë edhe një linjë të vetme kodi. Aktualisht gjendemi përballë një sfide të vërtetë falë etjes së tregut për aplikacione mobile. Aplikacionet për konsumatorët kanë ruajtur ritëm të kënaqshëm rritjeje por nuk ka ndodhur e njëjta me aplikacionet e biznesit. “Ku është shpërthimi i aplikacioneve të biznesit?” tha zv. Presidenti i Platformës së aplikacioneve pranë Microsoft Bill Staples gjatë një komunikate për shtyp. Falë Microsoft Power Apps të dhënat e ruajtura në shërbimet cloud të Office 365, Dropbox, Salesforce, Oracle, SAP dhe të tjera sistemeve mund të aksesohen thjeshtë përmes një aplikacioni ndërtuar nga një përdorues që sja ka idenë çfarë do të thotë të jesh zhvillues. Të gjithë mund të dizenjojnë një aplikacion dh

Microsoft sjell një uebfaqe argëtuese e cila zbulon moshën tuaj përmes fotove

Kohët e fundit Microsoft është vënë në qendër të mediave për shkak të produkteve të reja dhe risive që po sjell. Por pavarësisht fokusimit në sistemin e ri operativ Windows 10 dhe në platformën e aplikacioneve universale, kompania gjen kohë për të sjellë dhe argëtim tek konsumatorët e saj. Gjatë konferencës Build 2015, Microsoft prezantoi How-old.net, një produkt i cili tregon se ç’është duke përgatitur Microsoft prapa skene dhe se sa inovatore janë teknologjitë që kjo kompani përdor. Bëhet fjalë për një uebfaqe e cila është e aftë të identifikojë moshën e dikujt vetëm me anë të një fotoje që ai ngarkon në këtë faqe. Aplikacioni përmirësohet vazhdimisht dhe bëhet më i saktë me rritjen e numrit të fotove që ngarkohen në të. Tani për tani How-Old.net nuk është 100% i saktë por shumë shpejt gabimet do të vijnë duke u reduktuar. Përdorimi i kësaj uebfaqe është tepër i thjeshtë. Ju mund të zgjidhni të ngarkoni foton tuaj apo të testoni aftësitë e faqes duke ngarkua

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more