Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2014

THANË PËR MUZIKËN !!

Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin. U përgjigjemi: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër". Taha 124. Thanë: Ne nuk ndikohemi nga muzika. U përgjigjemi: Muzika e rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si e rrit uji barin. Thanë: Ne e dëgjojmë muzikën për argëtim dhe zbavitje. U përgjigjemi: "Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot". Muminun 115. Thanë: Ne gjejmë rehati në dëgjimin e muzikës. U përgjigjemi: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët". Isra 82. Thanë: Ne nuk e braktisim Kuranin, po vetëm se i duam edhe muzikat. U përgjigjemi: Dashuria ndaj Kuranit dhe dashuria ndaj muzikës nuk bashkohen në një zemër. Thanë: Mirëpo ne i bashkuam dyja. U përgjigjëm: Ajo që ndikon dhe le gjurmë, ajo mbetet me ty. Nëse tek ti ndikon Kurani, do të largohet muzika nga zemra jote. O Zot, bëje Kuranin pranvera e zemrave to

A prish agjërimin ushqimi që mbetet në mes të dhëmbëve?

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) është pyetur: Nëse diçka nga ushqimi mbetet mes dhëmbëve të personit që agjëron, a mund të themi se e prish ajo agjërimin nëse personi e gëlltit atë? Allahu ju bekoftë! Ai u përgjigj: Nëse agjëruesi zgjohet dhe gjen diçka në mes të dhëmbëve nga të mbeturat e ushqimit, atëherë ai duhet që ta nxjerr atë nga goja dhe të largohet prej saj. Kjo nuk ndikon në agjërimin e tij vetëm në rast se e gëlltit me qëllim, atëherë kjo e prish agjërimin e tij. Është thelbësore që muslimani ta pastrojë gojën pas ushqimit, qoftë për agjërim por edhe në raste të tjera, sepse pastërtia është ajo që kërkohet nga muslimani. Ai duhet t’i japë rëndësi pastrimit të dhëmbëve dhe gojës pas ushqimit në mënyrë që t’i largojë mbetjet e ushqimit dhe erën e keqe që mund të vjen nga ajo dhe e cila mund të ndikoj negativisht në shëndetin e gojës së tij. Burimi: El Munteka min Fataua fadileti shejh Salih bin Feuzan bin Feuzan bin Abdullah el Feuzani. Vol.2, pyetja 4

DOBITË E LËMOSHËS?

1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit. 2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve. 3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit. 4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut. 5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi. 6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve. 7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit. 8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit. 9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet. 10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve. 11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të. 12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahi

Asnjëherë nuk më është dhimbsur Mehmet Shehu, sepse e vrau e keqja që ai e kishte ngritur

Pasi nuk morën pozita të lakmueshme prej partisë, disa që janë mësuar vetëm me privilegje, kanë filluar të këndellen dhe ta shohin më shpirtërisht gjendjen në terren. Unë këtyre njerëzve u them se kot e keni, sepse në kohën kur duhej të ishin njerëz të mirë e të ditur, pikërisht atëkohë ata shfaqnin veprime mynxyrë dhe injorancë të pashembullt kundruall popullit. Ju i ngjani prostitutës 65 vjeçare. Ajo pasi u ballafaqua me papotencën e saj në këtë moshë, mendoi të pendohet! Pas përvjetorit të 65 ajo vendosi t’i thotë mjaft më prostitucionit. Ashtu bëri! Unë i them këtij lloji të njerëzve: “Zoti ia pranoftë pendimin, por mos harroni se atyre që nuk patën nevojë të pendohen për këtë mëkat të madh nuk mund t’i flisni për moral, por meqë pendimi juaj është si rrjedhojë e papotencës seksuale, duke e ditur se ju nuk dini të skuqeni për asgjë, atëherë nuk dyshoj se do t’i flisni të ndershmëve për rëndësinë e të qenit të moralshëm”! Burimi: Iljasa Salihu

Kurioziteti i fatit të përbashkët mes Linkolnit dhe Kenedit

  Përshkrimi Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të ndryshme dhe rastësi tragjike që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre. Historia njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis tyre. Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe Kenedi e deri tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë përputhje jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të marrim jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi. Mistere analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për t’iu atribuuar rastësisë. Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të

Misteret më të çuditshme në Shqipëri

  Misteret më të çuditshme në Shqipëri Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria. Disku fluturues në Roskovec Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hip

Si e përgjon botën "Uncle Sam"

Si e përgjon botën "Uncle Sam" Qendra Kërkimore e Informacioneve të Internetit e Kinës publikoi më 26 maj raportin me titull "Rekordi i mbikëqyrjes globale të ShBA-së". Në raport vihet në dukje se ShBA-ja ka përgjuar gjerërisht në mbarë globin liderë të vendeve të ndryshme, institucione kërkimore, universitete, kompani etj. Specialistët kinezë janë të mendimit se përgjimi i ShBA-së kalon sferën normale, dobëson besimin reciprok strategjik midis vendeve dhe shkel rëndë privatësinë. Me përtërirjen e teknologjive të internetit, ka nevojë urgjente të krijohen rregullat dhe rendi ndërkombëtar i internetit. Në programin e sotëm, do të fokusohemi në këtë temë. Në "Rekord" thuhet se në qershor të vjetshëm, në bazë të materialteve të demaskuara nga Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të ShBA-së (NSA), mediat britanike, amerikane dhe hongkongase njoftuan me radhë projektin sekret me emrin "Prizmi" të NSA-së, që

Devotshmëria është në tre nivele

"Devotshmëria është në tre nivele: E para, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u larguar nga gjynahet dhe ndalesat. E dyta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u larguar nga të papëlqyeshmet. E treta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u larguar nga gjërat e tepërta dhe ato që nuk i interesojnë. E para i jep njeriut jetë, e dyta i jep forcë dhe shëndet, ndërsa e treta i jep kënaqësi, lumturi dhe gëzim." Ibn Kajim el Xheuzije. Burimi: Valdet Kamberi

Si përballohet infektimi nga Papiloma virus?

Si përballohet infektimi nga Papiloma virus? Për infeksionin nuk ekziston një kurë e posaçme. Për parandalimin dhe diagnostikimin në mënyrë të menjëhershme ndryshimin e qelizave të qafës së mitrës që mund të jenë të provokuara nga ky virus, kërkohet të kryhet në mënyrë të rregullt Pap-test ( testi i Papanikolaut, për nder të ideatorit). Flitet për një analizë, në gjendje të verifikojë ndryshimin e qelizave në qafën e mitrës. Në këtë mënyrë është e mundur të kuptohet në kohë që po formohen ndryshime të dyshimta në materialet e qafës së mitrës. Është e dukshme pra që vaksina, nuk kuron, por parandalon infeksionin.

Cilat janë shqetësimet që shkakton infektimi nga HPV?

Cilat janë shqetësimet që shkakton infektimi nga HPV? Infektimi nga virusi HPV, nuk paraqet asnjë shqetësim të vecantë. Pjesa më e madhe e infeksioneve shërohet në mënyrë spontane pa pasoja. Vetëm një minorancë e infeksioneve bëhet kronike, dhe është pikerisht në këto situata që virusi, në zhvillim edhe brenda pak viteve, mund të çojë në plagët ose çarjet para – kanceroze. Në fakt nëse këto shenja nuk njihen ( nëpërmjet Pap-testit) dhe nuk kurohen në mënyrën e duhur mund të kthehen në kancer të qafës së mitrës.

Si ndeshet infeksioni me human papilloma virusin?

Si ndeshet infeksioni me human papilloma virusin? Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë infeskion është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Prania e mbartësve të shëndoshë është shumë e përhapur në shoqëri. Në përgjithësi qoftë burri ashtu edhe gruaja nuk paraqesin shënja të dukshme të infeksionit, edhe pse jane në gradë ta trasmetojnë atë. Profilaktikët (prezervativët), duhet të përdoren gjithmonë për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, por nuk garantojnë mbrojtje të plotë kundrejt virusit HPV.

Çfarë është Virusi i papilomës njerëzore?

Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, i pari tumor i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion.  Ekzistojnë 1200 lloje të ndryshme nga këndvështrimi gjenetik (gjenotipe) të virusit HPV, i aftë të infektojë njeriun, një e treta është i lidhur me sëmundjet (patologjike) të pjesës anogenitale, qoftë beninjë ashtu edhe malinjë.  Nga këta gjenotipe, tipi 16 është përgjegjës i gati 50% të rasteve të kancerit në qafën e mitrës, tipi 18, përgjegjës i 20 % dhe pjesa mbetëse 30%.  Gjenotipet 6 dhe 11 jane përgjegjës të lythave gjenitale.

Veton Surroi - Biografia

Veton Surroi është publicist dhe politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2004. Surroi në vitin 1997 themeloi gazetën e përditshme më të lexuar në Kosovë, "Koha Ditore", dhe për disa vite punoi si kryeredaktor në këtë të përditshme. Më vonë, i pakënaqur me elitën politike në Kosovë ai vendosi të futet ne skenën politike duke e themeluar Listën Qytetare ORA, të cilën më pas e shndërroi në parti politike. Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të mbajtura ne vjeshtë të vitit 2004, ORA morri 6.2% të votave dhe siguroi shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Veton Surroi vjen nga një familje e njohur shqiptare dhe i ati i tij, Rexhai Surroi, ishte ambasador i ish-RSF Jugosllavisë në Spanjë dhe në një numër të vendeve Latino Amerikane. Si rrjedhojë, Surroi e kaloi një pjesë të jetës së tij në botën spanjisht-folëse dhe u shkollua atje. Veton Surroi u diplomua nga Universiteti i Mexico City

Kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike

Kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike Shokuese: profesorët amerikan kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike, shkruan New York Times Sa do që të tingëllojë si e pabesueshme, kapitali është më i rëndësishëm se njerëzimi. Ekspertët e Nju Jork Tajms konsiderojnë se është e nevojshme një luftë e madhe botërore për t’u parandaluar një krizë e re botërore. Kërkesa e dobët, rritja e dallimeve shoqërore, si dhe zhdukja e klasës së mesme, kontrollimi i madh i tregëtisë, konkurenca e Kinës, mungesa e ideve… këto janë shkaqet që me vite ekspertë ekonomik të ndryshëm i përmendin duke u përpjekur t’i shpjegojnë rritjet e dobëta ekonomike si dhe kërcënimet e vazhdueshme për një krizë të re botërore. Megjithatë, kohëve të fundit po vërtetohet se paqja në botë është shkak i stagnimit ekonomik. Kaluan shumë vite, shkruan për Nju Jork Tajms profesori dhe eksperti ekonomik Tajler Koen, dhe gjatë kësaj kohe popullata po rritet dhe nuk ka rishp

Youtube me pagesë, penalizohen edhe këngëtarët shqiptarë

                  Kompania Google deklaroi se ka në plan, që rrjetin e videove, ‘Youtube’ ta bëjë me pagesë, vetëm për shërbimin e muzikës, pavarësisht kritikave të shumta se do ta dëmtojë këtë treg ‘Youtube’ ka vendosur partneritet me qindra produksione të mëdha dhe të pavarura për të hedhur në treg shërbimin e ri, njoftoi kompania duke konfirmuar zërat e kohëve të fundit se rrjeti më i madh në botë i videove muzikore do të bëhet me pagesë. Disa grupe të tregtimit të muzikës ‘online’ kanë kritikuar planet e ‘Youtube’, se do të bllokojë shfaqjen pa pagesë të videoklipeve muzikore, deri në momentin që markat nënshkruajnë marrëveshjen e re me ‘Youtube’. Përfaqësuesit e rrjeteve të ndryshme që bashkëpunojnë me ‘Youtube’ shprehen se kushtet që ofrohen janë shumë të pa favorshme, ndërsa marrëveshja nuk është e negociueshme. ‘Youtube’ ka nënshkruar marrëveshje për shërbimin me pagesë me rreth 95% të etiketave muzikore, ndërsa bllokimi i disa profileve të tjera do të j

Shqiptari i vetëm u kundërvihet serbëve te Ura e Ibrit (Video)

Sot u hoq dhe u rivu bllokada te Ura e Ibrit. Mirëpo përderisa askush nuk bëri asgjë kur u rivu bllokada madje as policia e komuna, një shqiptar i cili duket se ishte nga pjesa veriore e Mitrovicës mirëpo me banim në jug i vetëm ka kundërshtuar veprimet e palës serbe. Madje ai nuk është treguar shumë xhentelmen dhe i kujdesshëm në këtë drejtim. Shihet që plotë mllef fyen dhe shanë serbët në atë pjesë. “Ura e K****. Kjo duhet të largohet nga këtu për dy orë. Çka k*** po mendoni që jeni duke bërë. He lopë he lopë. Nënën jau q***. “,u ka thënë shqiptari serbëve të cilët po punonin. Ndërkohë një serb i kthehet. “ A po largohesh, a po të largojmë ne?”, shqiptari vetëm sa nervozohet edhe më shumë. “Veç ëndërroni, veç ëndërroni. Veç mundeni me ëndërrua, asgjë tjetër nuk mund të bëni. E ka pas puna e juaj.”, ia kthen ai. Për më shumë shikojeni videon./Zeri/

E çuditshme: Nazistët u përpoqën të "ringjallin" një specie të zhdukur!

    Regjimi nazist, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit, u përpoq të ringjall një lloj mëzati që është zhdukur në shekullin XVII. Ky ishte një mëzat i madh që peshonte më shumë se një tonelatë, dhe që jetonte në Evropë e Azi. Lloji njihej si tur. Shefi i aviacionit, Hermann Göring, ishte adhurues i gjuetisë, ndërsa këtë soj e shihte si një sfidë të veçantë të gjahut. Kështu, shkencëtarët e asaj kohe me metodën e kryqëzimeve të llojeve ekzistuese donin të krijonin specien e zhdukur. Por, nuk patën kohë t’ia dalin, transmeton Telegrafi. Po ashtu, të njëjtin projekt e synuan shkencëtarët në vitin 2010, por prapë nuk ia dolën. Pos për gjueti, kjo specie për nazistët do të përdorej edhe për qëllime propagande. Por, se si do të përdorej, kjo nuk u arrit të kuptohet. Burimi: Gazeta Express

Ndalo pak dhe merru me veten

Ndalo pak dhe merru me veten: Thotë IbnTejmije: "Është e domosdoshme që njeriu të veçohet me veten e tij dhe atë duke bërë lutje, duke përmendur Allahun, duke falur namaz, duke medituar, duke llogaritur veten, dhe duke përmirsuar zemrën e tij". Burimi: Senad Ramadani

Padrejtësia në nivel

Nëse një prind, bashkëshort apo profesor do të tentonte me dhunë t'ia vë mbulesën një vajze mediat do ta bënin buumm dhe çështja do të denohej me ligj. Ndërsa pse disa prind, bashkëshort, profesorë me dhunë ia largojnë mbulesën disa vajzave, askush se përmend. *** Padrejtësia në nivel *** Burimi: Senad Ramadani

Shqipëria po çlirohet, ose të paktën po përpiqet!

Shqipëria nuk kishte qenë e lirë. Kishin festuar me harbim verbërisht të gjithë më datën 28 nëntor të vitit 2012. Vepruesit dhe kultivuesit e drogës në Lazarat kishin qenë pushtuesit e saj. Madje vetë mos ndërhyrja e policisë dhe e forcave speciale ishte njëfarë bashkëpunimi me këta pushtues. Shpresojmë që tani Shqipëria të çlirohet. Në mos të çlirohet krejtësisht, të paktën pushtuesit t’i ketë nën kontrollë. Shpresojmë që botëkuptimi lazarasian të hiqet jo vetëm prej në Lazarat, por prej në qeveri, kuvend, gjyqësi, ministri, polici, ushtri, arsim, shëndetësi e në përgjithësi të hiqet qafe kjo mendësi prej përditshmërisë së shoqërisë, sepse panorama në Lazarat nuk është gjë tjetër, pos një rrezatim i institucioneve që i përmenda më lart. Burimi: Iljasa Salihu

Kur lexon rubrikat "Kronikë e Zezë"...

Kur lexon rubrikat "Kronikë e Zezë" në asnjë nga krimet e organizuara, vjedhjet, plackitjet, trafikimet, abuzimet, përdhunimet,..etj, nuk gjendet ndonjë fetarë. Ndërsa nga politikanët dhe mediat personat më të rrezikshëm na qenkan fetarët !!! Burimi: Senad Ramadani

Kështu votuan 40% me të drejtë vote, më të votuarit nga meshkujt dhe femrat e secilës parti shqiptare në Kosovë:

Kështu votuan 40% me të drejtë vote, më të votuarit nga meshkujt dhe femrat e secilës parti shqiptare në Kosovë: PDK-PD: Hashim Thaçi 125,509 ( male ) Labinote Demi-Murtezi 11,014 ( female). LDK : Isa Mustafa 94,034 ( male) Vjosa Osmani 30,431 ( female ) VV : Albin Kurti 47,940 ( male ) Puhije Demaku 11,327 ( female ) AAK : Ramush Haradinaj 39,357 ( male ) Time Kadrijaj 4,780 ( female )   NISMA: Fatmir Limaj 21,235 ( male) ,Shukrije Bytyqi 4,874 ( female)   AKR : Behgjet Pacolli 14,520 ( male ) , Liridona Lluka 1,925 ( female )   PF : Visar Arifaj 475 ( male ) Zana Mullaademi 171 ( female ). Burimi: Naser Rafuna

Vëreni gishtin në kokë, para se gishti të vetërrëfehet nesër

Tetë orë në punë. Një orë vajtje-ardhje për në punë. Dy orë ushqim, bisedë dhe kafe. Dy orë shikim të kampionatit botëror të futbollit. Një orë para dhe një orë pas komentim për lojën e futbollit. Një orë pushim prej kësaj lodhjeje dhe shtatë orë gjumë. Të nderuar lexues, po mbetet vetëm edhe një orë për t’ia lidhur grykën ditënatës. Vallë, mendoni se këtë orë do ta shfrytëzoni me familjen, vizitë farefisit, lexim, shkrim, namaz, sport, mendim, meditim e këshillim? Nëse mendoni se vetëm për një orë mund t’ia dilni mbanë gjithë këtyre gjërave të vlefshme, atëherë duhet ta shikoni dhe kontrolloni veten, mos vallë jeni gjeni ende i pazbuluar?!  Iljasa Salihu

Për t’i pakësuar vetëvrasjet, duhet patjetër t’i pakësojmë fjalët lavdie për të vetëvrarit

Për t’i pakësuar vetëvrasjet, duhet patjetër t’i pakësojmë fjalët lavdie për të vetëvrarit Nëse vërtetohet përnjëmend se vdekja ishte si rrjedhojë e vetëvrasjes, kushdo qoftë ai, atëherë për atë njeri të paktën duhet të heshtet dhe në heshtje duhet të turpërohet familja e tij, shoqëria dhe shteti. Ky është çmim i edukatës morale dhe dënim i mosdëgjimit të fjalës së Zotit. Kurse në shoqërinë tonë, tmerrësisht llojin e këtyre njerëzve janë duke e ngritur në qiell përmes lavdëri mit. Me këtë sjellje që është jashtë çdo parimi moral dhe logjik, shoqëria jonë është duke e kultivuar bukurinë e vetëvrasjes, shëmtinë e një vepre të ndytë, prandaj edhe së fundmi në mesin e shoqërisë sonë në vend të pakësimit, vetëvrasjet vetëm se janë duke u shtuar. Të gjallët duhet ta shohin turpin e atij që nuk ishte pajtuar me sprovat që natyrshëm janë të pranishme në këtë jetë. Fatkeqësisht kështu nuk ndodh, sepse hirësia e njeriut ka tejkaluar dukshëm dhe dendur hirësinë e Zotit Fuqiplotë.

Mediat qëllimkeqe dhe të ngutshme

Mediat qëllimkeqe dhe të ngutshme, të cilat flasin lirshëm me emra dhe me mbiemra në vend se të merren të paktën në këso rrethanash me shtjellimin dhe zbërthimin e dukurive shoqërore për rastet e caktuara, duhet të paditen rëndë, sepse këto ditë me harlisje na njoftuan për dy vetëvrasje dhe tani posa u njoftova se njëra është vërtetuar të mos jetë vetëvrasje. Faleminderit o Zot, sepse vaj halli për të vetëvrarit!  Iljasa Salihu

Të tjerët më mirë mund t'i shohim me sy të hapur

Të tjerët më mirë mund t'i shohim me sy të hapur, ndërsa veten nëse dëshironi ta njihni, ta shihni dhe pastaj ta ndërtoni si duhet, mbyllni sytë fillimisht, sepse vetëm kështu mund të futeni në mbretërinë e qenies suaj. Me sy të mbyllur do të arrini ta shihni veten nga brenda; prej aty ku ngjizen mendimet dhe vendimet për botën jashtë avllisë suaj!   Iljasa Salihu

Harresa është ajo që...

Harresa është ajo që e madhështon përkujtimin për vepra dhe sjellje të mira, përndryshe po të mos ishte harresa, atëherë përkujtimi për gjësende të duhura do të ishte një fjalë e përdalë! Me këtë arrijmë të kuptojmë se madhështia e veprave të mira fshihet në të metat e krijesave dhe si rrjedhojë e kësaj del se të metat jo çdo herë janë të paduhura. Burimi: Iljasa Salihu

Qeni me drerin janë miq të mirë dhe kanë lojën e përbashkët (Video)

                            Kur bie fjala për miqësi mes kafshëve të ndryshme, gjithmonë është e këndshme sepse duken shumë interesant. Pit bulli i quajtur Zake, ka zënë miqësi me një dre që afrohet tek shtëpia e tij çdo ditë. Dyshen edhe pse e ndanë një murrë metali, ata vrapojnë njëjtë në lojën e ndjekjes, apo fshehjes, e këtë nuk e dimë mirë. Sidoqoftë pit bulli pesë vjeç dhe miku tij i pyllit, duken bukur dhe kanë një lojë interesante. “I shoh çdo ditë në takimin e tyre dhe mendova që të argëtoheni edhe ju me këtë shoqëri” ka thënë pronarja e Zake për Fox News, e cila edhe e ka regjistruar lojën e tyre. Burimi: Telegrafi

Një dijetar kishte thënë:

Një dijetar kishte thënë: "Po të heshtnin injorantët, do të paksohej (zvogëlohej) mospajtimi". Çështjet të xhematit do duhej të i zgjidhnin hoxhallarët, e jo xhemati të i zgjedh çështjet e hoxhallarëve. Burimi: Enis Presheva

KUJDES GJUHEN ME TE TJERET

Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha: - ”Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte”. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase. Imam Shafi’i, rahimehullah, tha: - ”Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij”. Ebu Hurejre radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: - ”Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhe

Ne nuk kemi nevojë për...

"Ne nuk kemi nevojë për ndërtimin e pallateve por për ndërtimin e ndërgjegjes sepse ujërat nuk u ndotën vetëm pasi që u ndotën shpirtërat." -Abd el-Hamid Kishk Burimi: Agnesa Mahalla

Gabimi

Kur përseritet gabimi i njejt ti prap t'njejtën zbrasti ki me ndi prap shpirti i qet s'ka met flejt le që vetën po as tjert s'ki me mujt ma mi rrejt Dhoma e musht plot njerz ti ata nuk ki mej pa ka met mbyt dhimbja"pse gabimin e njejt prap e kam ba?" T'bahet krejt terr e zeza mbizotron "pse apet ja ktheve fjalën prindit?" kjo pytje ton kohën t'shoqron dal nga dal t'shkatrron tash at dhimt kurr se harron Krejt t'kqijat t'lyhen kur prap gabon t'dhamin ftyrat plot dhimt dhimt që ti e shkakton T'djeg loti i perindit kur ti se vlerson T'mledhen krejt e ja nis e kan masi i thu babit tung ,t'shfaqen pytjet qe t'qet stlajn "pse nuk e p ërcjella,pse vet e kom lan? pse se putha nball,po i dhash buzqeshje t'ran? pse menova per tjert ,kur aj para tjerve gjith t'paren m'ka qit? pse ngava mas tjerve e lava prindin me prit?" Je msu me prit gabim mas gabimi po qeky mas shumti t'd

Si përfitohet Çeliku ?

Si përfitohet Çeliku ? Çeliku përfitohet në konvertor të ndryshëm dhe në furra elektrike . Njërat nga metodat e përfitimit është nga giza e shkrirë në konvertor duke fryrë me oksigjen të pastër 99.99%.

Çka është çeliku?

Çka është çeliku? Çeliku është aliazh i hekurit me karbonin i cili permban me pak se 1,7% karbon. Është aliazh me fortësi të lartë, i farkëtueshëm dhe me qëndrueshmëri të lartë.

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër?

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër? Hekuri i pastër është metal i bardh me shkëlqim të argjendtë , është i farkueshëm dhe ferromagnetik që i ruan vetitë magnetike edhe nëse në të vepron fusha magnetike . Është i qëndrueshëm në ajër pa lagështi dhe në ujë në të cilin nuk ka oksigjen të tretur.

Higjiena e periudhës menstruale

Është me rëndësi që vajzat e reja në pubertet të njoftohen me fiziologjinë e ciklit menstrual. Atyre duhet shpjeguar se ky është një proces normal fiziologjik dhe duhet udhëzuar lidhur me sjelljet gjatë menstruacionit. Nëse vajzat nuk ndihen mirë mund edhe të udhëzohen që të pushojnë, mirëpo, pasi që menstruacionet të rregullohen, atëherë ato duhet të sillen si edhe vajzat e pjekura. Nuk duhet të mungojnë nga aktivitetet e përditshme shkollore pasi që kjo shpesh mund të ndikojë në shfaqjen e dismenoresë. Mbajtjes së higjienës personale duhet kushtuar gjithashtu një kujdes i posaçëm. Për shkak të rënies së shtresës funksionale të endometriumit në zgavrën e mitrës krijohet një plagë e përkohshme, e cila kërkon higjienë të përsosur, për shkak se gjatë kësaj periudhe mund të fitohen infeksione të ndryshme. Tamponët higjienik duhet ndërruar të paktën 2 – 3 herë brenda ditës. Nuk preferohet vendosja e tamponëve në vagjinë, sepse shkaktohet grumbullim i gjakut, që ka për pasojë infeksion

Aty ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore

“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjoj më dhe jemi dëshmitare të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj femrave.” All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzabë, 59) Është një fjal e urtë popullore: Ajo që bën dallimin në mes njeriut dhe kafshës është veshja! Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame. Mbulohu oj motër e dashur, respektoje ligji

Kush krenohet me...

Kush krenohet me pozitë - le ta kujton Firaunin që e fundosi deti Kush krenohet me pasuri - le ta kujton Karunin që e fundosi toka Kush krenohet me origjinën e tij - le ta kujton EbuLehebin që e mallkoj Kur'ani Kush krenohet se posedon shumë njohuri por me të nuk punon- le ti kujtohet shejtani që nga mëshira e dëboj Zoti   Kush krenohet me bukurin e tij - le ti kujtohet pleqëria   Dhe në fund e kuptova se: Pa besim të sinqertë - asgjë nuk vlente krenaria. Burimi: Senad Ramadani

MOS U HIDHËRO!

MOS U HIDHËRO! Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, siç janë: zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi, turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehid ron. I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem e ka ndaluar që të hidhërohemi. Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem dhe i tha: “Ma jep një këshillë.” I tha: “Mos u Zemëro.” Gjendjet shpirtërore siç janë: Zemërimi, pikëllimi, mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm, në mënyrë që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja siç janë stenokardia dhe infarkti. Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin, ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin. Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin, dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme. Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj. Zoti na ruajt nga

Krijesa e mistershme që doli nga deti

                Një krijesë e çuditshme ka dalë në dritë në plazhin e Wellsit. Krijesa misterioze me ”fytyrën e një kali, trupin e një derri, dhe kthetrat e një ariu” është zbuluar në plazhet e Wellsit Jugor. Këtë krijesë së pari e hasi qeni i një kalimtari me emrin Peter Balley përderisa ishin duke u shëtitur nëpër rërën e plazhit Tenby në Wells. Balley i bëri disa fotografi krijesës dhe ua kaloi ato autoriteteve të plazhit, mirëpo ata më vonë me anë të zëdhënësit të tyre kanë thënë së krijesa e gjetur nga Peter ishte një qen i llojit Jack Rusell. Por djaloshi që "zbuloi" krijesën këmbënguli se ajo ishte një përbindësh sepse ishte tepër e madhe për të qenë qen. Ai tha së kishte përshtypje se ajo gjë kishte fytyre kali,trup derri dhe kthetrat e një ariu. Krijesa si e tillë ishte e neveritshme dhe e dekompozuar, pa flokë, tha ai. Fotot e krijesës iu dërguan doktorit Dan Forman nga Kolegji i Shkencave në Swansea kurse ai tha se fakti që krijesa i ka 5 gishtërin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more