Regjimi nazist, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit, u përpoq të ringjall një lloj mëzati që është zhdukur në shekullin XVII.
Ky ishte një mëzat i madh që peshonte më shumë se një tonelatë, dhe që jetonte në Evropë e Azi. Lloji njihej si tur. Shefi i aviacionit, Hermann Göring, ishte adhurues i gjuetisë, ndërsa këtë soj e shihte si një sfidë të veçantë të gjahut.Kështu, shkencëtarët e asaj kohe me metodën e kryqëzimeve të llojeve ekzistuese donin të krijonin specien e zhdukur. Por, nuk patën kohë t’ia dalin, transmeton Telegrafi. Po ashtu, të njëjtin projekt e synuan shkencëtarët në vitin 2010, por prapë nuk ia dolën.
Pos për gjueti, kjo specie për nazistët do të përdorej edhe për qëllime propagande. Por, se si do të përdorej, kjo nuk u arrit të kuptohet.
Burimi: Gazeta Express
loading...
Lexo edhe: