Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Meningjiti

Çfarë është meningjiti ?

Çfarë është meningjiti ?  Meningjiti është një infl amacion (kallje) i meningjeve, membranave të cilat e mbështjellin trurin dhe palcën kurrizore. Inflamacioni zakonisht shkaktohet nga bakteret apo viruset. Më rrallë shkaktar mund të jenë këpurdhat, protozoat dhe parazitët e tjerë. Ekzistojnë edhe disa shkaktarë më të rrallë jo infektiv. Meningjiti viral në përgjithësi është më i lehtë dhe shërohet pa ndonjë trajtim specifik, përderisa meningjiti bakterial mund të jetë mjaft i rëndë dhe mund të përfundoj me dëmtime të trurit, humbje të dëgjimit apo paaftësi në të mësuar. qka eshte meningjiti,qeshte meningjiti,qfare eshte meningjiti,qka quajme meningjit,meningjiti shqip

Cilët janë shkaktarët e meningjitit bakterial dhe viral ?

Shkaktarët kryesorë të meningjitit bakterial janë Streptococcus pneumoniae (pneumokoku) dhe Neisseria meningitidis (meningokoku); e në raste më të rralla shkaktar mund të jenë edhe Haemophilus infl uenzae i tipit B (Hib). Tipi viral zakonisht shkaktohet nga ndonjëri prej enterovirusëve - viruset të cilët zakonisht shkaktojnë vështirësi në traktin e tretjes. Sidoqoftë edhe shumë lloje të tjera të viruseve mund ta shkaktojnë meningjitin, p.sh. herpes viruset. Vërehet rritje e rasteve të meningjitit nga eneterovirusët sidomos në fund të verës dhe fillim të vjeshtës. Meningjiti, Etiologjia, 

Si përhapet meningjiti ?

Si përhapet meningjiti ? Meningjiti përhapet gjatë kontaktit intim me personin e infektuar, gjatë kollitjes, teshtitjes apo puthjes.  Infeksioni mund të përhapet edhe përmes ushqimit të përbashkët, përdorimit të së njëjtës gotë, enë apo peshqir.  Disa organizma infektiv mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes.  Infektimi përmes rrjetit të ujësjellësit apo pishinave është metodë shumë e rrallë e bartjes por prapë se prapë ekziston mundësia për një gjë të tillë e sidomos në pishinat e mbi ngarkuara dhe me sistem të varfër të klorifi - kimit.

Sa serioz është meningjiti ?

Sa serioz është meningjiti ?  Nëse shkaktari është bakterial, gjendja e të atakuarit do të keqësohet shpejtë e nëse mjekim adekuat vonohet pacienti mund të përfundoj me probleme neurologjike siç janë humbja e dëgjimit, dëmtimi i të pamurit dhe pa aftësi në të mësuar. Lloji viral është më pak i rrezikshëm dhe zakonisht përfundon pa komplikime.

Si duhet të trajtohet meningjiti ?

Si duhet të trajtohet meningjiti ?  Trajtimi te meningjiti bakterial bëhet në spital me antibiotik, dhe atë sa më herët që është e mundur. P ër meningjitin viral përveq atij të tipit herpetik, nuk ekziston trajtim specifik; vetëm masat përkrahëse në trajtë të lëngjeve dhe medikamenteve për temperaturë.

Si parandalohet meningjiti ?

Parandalimi  i meningjitit bëhet duke realizuar këshillat e mëposhtme: · Higjiena e përgjithshme që ka të bëjë me pastrimin e duarve para ushqimit, pastrimi i pemëve dhe perimeve,... etj. · Mos përdorimit i të njëjtave ushqime apo enë me pacientët. · Mos përdorimi i ujit të ndotur për pije, gjë që mund të bëhet duke e vluar ujin apo duke përdorur ujë gatshëm në shishe. · Për familjarët që janë në kontakt me paci entin, trajtimi 2 ditor me antibiotikët përkatës është efektiv, gjë që vendoset nga ana e mjekut. · Mos përdorimi i pishinave publike.

A ekzistojnë vaksina kundër meningjitit ?

A ekzistojnë vaksina kundër meningjitit ?  Po, ekzistojnë vaksinat kundër Hib, kundër disa serogrupeve të N. Meningitidis dhe shumë llojeve të Streptococcus pneumoniae. Vakcinat kundër Hib janë shumë të sigurta dhe me efi kasitet të lartë. Në përgjithësi vaksinat rekomandohen për të gjithë fëmijët gjatë vizitave të tyre rutinore para adoleshente (11 deri 12 vjeç). Për ata të cilët asnjëherë nuk kanë marrë më herët vaksinë kundër meningokokut (MCV4) rekomandohet nje dozë e saj me fi llimin e shkollës së mesme. Vaksinën mund ta marrin edhe adoleshentët tjerë të cilët dëshirojnë ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e meningokokut. Njerëzit tjerë të rrezikuar për të cilët rekomandohet vaksinimi janë nxënësit e porsaardhur nëpër konvikte, mikrobiologët të cilët vazhdimisht i ekspozohen meningokokut, rekrutët ushtarak, të gjithë ata me dëmtime të shpretkës apo ata të cilëve u është larguar shpretka; të gjithë ata që kanë çrregullime të sistemit imunitar, ata të cilët udhëtojnë në v

Çka është punksioni lumbal ?

Punksioni lumbal Punksioni lumbal është një procedurë me anë të së cilës doktorrët marrin një sasi lëngu cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe palcën kurrizore) për testime. Lëngu cerebrospinal (LCS) është i formuar në disa zona të veçanta të trurit që marrin emrin ventrikuj (barkushe). Ai lëviz nga ventrikujt drejt palcës kurrizore. LCS mund të përmbajë sasi të vogla proteinash dhe sheqeri ( glukozë ). Indikacionet për kryerjen e punksionit lumbal • Dyshim per meningjit • Leukemi ose limfome • Vlerësim për sëmundje neurologjike si skleroza multiple , neuropati dhe kriza epileptike të përsëritshme • Temperaturë nga origjinë e panjohur. Punksioni lumbal mund të kryhet gjithashtu nga anestezistët për të dhënë anestezi spinale (e njohur gjithashtu si bllokim subarahnoidal) për disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale. Për trajtimin e kancereve , ndonjëherë ilaçet e kemioterapisë mund të hidhen direkt me punksion lumbal në LCS. Ilaçi lëviz lirshëm në LCS dh

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more