Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Anton Pashku

Anton Pashku - Krijimtaria letrare

Anton Pashku konsiderohet themelues i letërsisë moderne shqipe.  Ka shkruar tregime, një roman dhe dy drama.  Temat e tij ngrihen mbi tabanin e letërsisë dhe historisë kombëtare.  Pashku nuk e lufton mitin, por e afirmon dhe krijon mite të reja.  Në tregimet e tij dallohen tre rrathë tematik:   dashuria,  vetmia (ku shprehet dhembja për përmbysjen vlerave morale të njeriut) dhe  dhuna (përshkruhet dhuna e luftës dhe shprehet qëndrimi injorues i autorit ndaj dhunës nëpërmjet ironisë,humorit të zi dhe groteskës).  Postime të ngjashme: Anton Pashku - Biografia Lutjet e mbrëmjes   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku   Romani- Oh   Cilat janë veprat letrare të Anton Pashkut? Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare  Anton Pashku krijimtaria letrare,Anton Pashku analize,Anton Pashku krijimtaria letrare

Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku

Analiza e tregimit " Klithma " Te tregimi " Klithma " mozaiku dhe detajet janë pak më të bollshme: terri, hëna, kreshta e malit, lumi; të gjitha të mbërthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndërsa lart, i paarritshëm, ylli. Në këtë univers të ngujuar të acarit, shpërthen thekshëm klithja që çan hapësirën e tendosur nën ankthin e përgjithshëm. Dhe dëgjohet krrokama e korbit. Tundet gjithësia nga kjo klithje: paskësh ndodhur krimi! Hëna fshihet: të mos jetë dëshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)... Në të dyja rastet, data në fund të tekstit është jo vetëm çast i rëndësishëm, por, do të thoshim, përbërës i barabartë në shumësinë narrative. Bëhet fjalë për jehonën e aksionit famëkeq, tragjik për Kosovën dhe shqiptarët: aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve, një nga terroret më të egra që u pasua me disa qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë drejt Anadollit të Turqisë. Ky krim, duke u artikuluar si shqetësim i shkrimtar

Lutjet e mbrëmjes - Komenti dhe Analiza - Anton Pashku

Tek tregimi   '' Lutjet e mbrëmjes '' kemi në shpalim të sinqertë të botës shumë të ndërlikuar të Asaj, femrës me një pamje të shëmtuar, e cila është aq rëndë e zhytur në kompleksin e saj. Ajo botën e vrojton për dritare, nga dhoma e saj, rrethuar me gjëra të rëndomta, me ëndërrimet për jetën dhe bukurinë e saj, nga vetmia që ia vret shpirtin. Meditimin dhe monologun e saj e plotësojnë bukur përshkrimet që i bëhen atmosferës dhe përjetimit të saj.  Mjafton të shihet përfundimi i këtij tregimi : ''Kurse mjaullima e maces, duke trazuar gjolin e qetësisë në dhomë, e bënte edhe më shurdhuese tërë atë zhurmë të heshtjes së saj.'' dhe të shohim sa përputhet ky përshkrim me figuracion aq të pasur me gjendjen shpirtërore të personazhit .  Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.   Postime të ngjashme: Anton Pashku - Krijimtaria letrare   Anton Pashku - Biografia   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pas

Drama Gof - Analizë letrare apo kritike letrare

 Drama Gof Subjekti:  Ngjarja e dramës '' Gof '' vendoset në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri. Autori veçon tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin.  Kur pushtohet atdheu ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. I pari është në agoni, i dyti i dehur dhe i treti lucid.  Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe zihen për të gjetur shtegdalje.    Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Drama Gof,analize letrare,Gof Analiza letrare

Romani- Oh - Analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë roman komunikojnë koha aktuale, koha mitike dhe një kohë e ardhme si utopi negative. Romani "Oh" ndihmoi shprishje e konvencave tradicionale të ndërtimit të rrëfimit në prozën tregimtare dhe ndërtimin e figurshëm të realitetit përshkrimorë.  I mungojnë shumë karakteristika të prozës rrëfimore klasike: fibula, lidhja syzheore, rrjedha njëdimensionale e rrëfimit, këndvështrimi i fiksuar i autorit, kategoria e mirëfiklltë e kohës.  Romani është i shkruar në vetën e parë.  Rrëfimi i ngjarjeve strukturohet si dialog i Burrit-rrëfimtarit me bashkëbiseduesen "e pranishme". Dallojmë dy kohë: kohën e personazhit-subjektive (koha e ndodhive të romanit, e gjatë 1 ditë) dhe kohën e botës rrëfimore të romanit-objektive (koha e ndodhirave në botën romaneske, që kap periudhë kohore dymijëvjeçre). Romani "Oh" është roman "hermetik", apo antiroman. Subjekti:   Njeriu i vetmuar, në dhomën e errët, është kredhur në mendime.  Në

Anton Pashku - Biografia

Lindi : më 8 janar 1937 në Grazhdanik, Prizren. Shkollimi : filloren në vendlindje, të mesmen në Prishtinë. Aktivitetet : gazetar, më vonë edhe redaktor i rubrikës së kulturës dhe redaktor i botimeve, në Rilindje. Vdiq : 1 nëntor 1995 në Prishtinë dhe u varros në vendlindje.  Anton Pashku - Biografia,Anton Pashku,Biografia Anton Pashku,Anton Pashku jeta

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more