Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Faik Konica

Doktor Gjilpëra - Analiza

''Doktor Gjilpëra'' - Analiza

Është kryevepra në prozë e shkrimtarit Faik Konica
Lexo edhe biografinë e : Faik Konica

Ky roman i papërfunduar u botua në disa numra të gazetës «Dielli», në Amerikë më 1924. 
Vepra paraqet apo shtron problemin e Konicës, të shkolluar në perëndim, i cili në kohën e pjekurisë së tij krijuese kthehet në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet apostull i qytetarisë për vendin e tij të prapambetur. 
Kjo vepër merret kryesisht me portretizimin dituror, moral e shpirtëror të protagonistit, Dr. Gjilpërës, duke e vendosur atë në mjediset shqiptare të viteve 20-ta.
Vepra ndahet në dy pjesë. 
Në pjesën e parë autori merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës kur ishte për studime jashtë atdheut, kurse në pjesën e dytë përshkruhet kthimi në atdhe, kërkimet dhe zbulimet e tij në jetën shqiptare të kohës. Kështu Dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane në realitetin e ashpër shqiptar.
Që në faqet e para ballafaqohemi me përshkrimin e një…

Faik Konica (1875 – 1942) - Biografia

Faik Konica (1875 – 1942) - Biografia
Është njëri nga lëvruesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe, publicist, studiues dhe përkthyes. 
Lindi në Konicë në vitin 1875. 
Në vendlindje mori mësimet e para në gjuhën turke, arabe dhe greke. 
Studioi në liceun e Stambollit dhe i përfundoi në Francë.
 Në Bruksel drejtoi gazetën “Dielli” dhe më pas “Trumbeta e Krujës”. 
Qe sekretar i përgjithshëm i Federatës “Vatra”. 
Mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e Amasadorëve në Londër.
 Ka shkruar: “Nën hijen e urmave” (1924), “Doktor Gjilpëra, zbulon rrënjët e dramës së
Mamurrasit”, “Katër përralla nga Zullulandi”, “Shqipëria si m’u duk...”. 

La në dorëshkrim të shkruar anglisht veprën: “Shqipëra – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” e cila u botua në vitin 1957.
 Ka shkruar edhe shumë artikuj, pamflete, shënime, ese etj. 
Vdiq në vitin 1942 në Amerikë.

Lexo edhe këto artikuj:

Doktor Gjilpëra

Katër përrallat e Zulullandit

Malli i atdheut - Faik Konica

            Malli i atdheut - Faik Konica


Kur vete njeriu i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsira e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo ta harrosh Shqipërinë, po të mos vejë tek ajo aq dendur mendja.

Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di ç‘të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari, herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtim i prindërve, i miqve dhe i shokëve, kujtim i dheut ku lindëm e u rritëm, ku qan foshnja e ku lozin djemtë, kujtim i atyre maleve, larg të cilave nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtim i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi, dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqipt…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more