Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lajme

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Që kur filloi sistemi i provimit me shkrim ose me test filloi degradimi i shkollimit universitar ose fakultetit. Sot nuk ke nevojë më të mësosh për të ditur në të tashmen dhe në të ardhmen por ke nevojë për t'i mbajtur mend renditjen e pyetjeve e saktë a, e saktë b, e saktë c, e saktë d vetëm sa për kohën e provimit. Ka ardhur koha që edhe nëse ke qenë nxënës i njëshave ose dyshave përsëri mund t'a përfundosh fakultetin. Ka me qindra raste ku derisa kanë qenë në shkollë fillore dhe shkollë të mesme e kanë kaluar klasën pa meritë nuk kanë ditur as të lexojnë e as të shkruajnë ndërsa sot tmerrohesh kur dëgjon që po ata persona sot kanë diplomuar në fakultetet tona shtetërore dhe janë bërë juristë,ekonomistë, edukatorë, gjeografë, historianë, infermierë, fizioterapeut, fizikantë,politikologë, biologë etj. Nuk ka ndryshuar asgjë, akoma këta të mjerë nuk dinë të shkruajnë dhe as të lexojnë pra sot edhe nëse je analfabet, nesër mund të dalësh i diplomuar. Por e keqja më e madhe

Eksodi, rektori Gjata: Çdo ditë firmos kërkesa për largimin e mjekëve

    Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë ngre shqetësimin se mjekët po braktisin vendin. “Çdo ditë firmos letra për mjekët që bëjnë kërkesë për të ikur jashtë vendit”, – tregon rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, për “Gazeta Shqiptare”, duke theksuar se situata do vijë duke u rënduar, pasi vendi do të mbetet pa mjekë të specializuar. Po ashtu, rektori i UMT-së, Gjata, tregon se drejtuesit e UMT-së dhe dekanët kishin frikë se edhe për specializimet afatgjata në mjekësi nuk do të kishte kandidatë mjaftueshëm për të plotësuar 186 kuotat e miratuara. “Aq shumë kërkesa mjekësh për t’u larguar kemi, sa në një moment patëm frikë se nuk do kemi mjaftueshëm kandidatë për të plotësuar kuotat e specializimeve”, – thekson Gjata. Këtë vit, për herë të parë numri i kandidatëve që kanë aplikuar për specializimet në mjekësi është 350, ndërsa vitin e shkuar ishte rreth 900 kandidatë. Zoti Gjata, sa mjekë kanë aplikuar për të hyrë në garën për specializimet

Mjekët po braktisin Kosovën

    Shumë mantelbardhë nga Kosova po i japin fund kontratës së punës duke kërkuar punësim jashtë vendit. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani rreth 400 mjekë dhe infermierë nga Kosova,  janë larguar nga vendi dhe po ushtrojnë profesionin në vendet e Evropës. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se interesimi për të punuar jashtë vendit në sektorin shëndetësor po shënon rritje. Për shumë infermierë nga Kosova, pikë referimi është Gjermania. Shumë nga ta kanë gjetur vend pune në institucionet publike shëndetësore të këtij vendi. Njëra nga të interesuarat, njëherësh studente e infermierisë, tregon arsyet pse do ta lëshojë Kosovën. “Arsyeja pse kemi ardhur të studiojmë në “Qeap Hemirer” është që të shkojmë të punojmë jashtë, kjo ka qenë edhe arsyeja e ime dhe e shumë kolegeve të mia. Për shkak të pagës dhe mungesës se vendeve të punës që ofron Kosova”. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku,  i ka th

11 vende të çuditshme dhe të bukura në botë

1.Hidden Beach, Meksika 2. Sentinels of the Arctic, Finlanda 3. Reed Flute Caves, Kina 4.  Skaftafell Ice Cave, Islanda 5. Grand Prismatic Hot Spring, Wyoming 6. Turquoise Ice, Lake Baikal, Rusia 7. Glowworm Caves, Waitomo, Zelanda e Re 8.  Caño Cristaler River, Kolumbia 9.  Zhangye Danxia Landform, Gansu, Kina 10.  Lake Natron, Tanzania 11 Fingal’s cave, Skocia

Vëllau i Liburn Aliut formon parti, pasi largohet nga Vetëvendosje

Një grupi i pakënaqur i anëtarëv të Lëvizjes Vetëvndosje po formojnë një parti të re, të cilën e kanë quajtur “Fraksion +”. Po përflitet se në pozitat udhëheqëse të kësaj parite do të jenë vëllau i Liburn Aliu-t – Fatos Aliu, Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj (koordinator i VV-së në Deçan), Leon Duhanaj dhe Agim Lajthiza. Disa prej tyre, si Ajnishahe Halimi tash e sa muaj kanë pasur debate dhe polemika të rënda me Vetëvendosjen, por asnjëherë nuk janë deklaruar se do të formojnë parti të re. 

Avionët luftarak turq rrëzojnë një avion të regjimit sirian

Mediat turke sot që kanë raportuar se një avion gjyetar turk F-16 ka rrëzuar një avion sirian. Por, televizioni sirian ka mohuar këtë pohim, duke thënë se ajo ishte një dron të vogël për mbikëqyrje. Avioni turk F-16 sot ka rrëzuar avion nga Siria i cili kishte kaluar hapësirën ajrore turke në provincën jugore Hatay, transmeton TetovaSot. Qeveria turka ka bërë një deklaratë zyrtare dhe ka konfirmuar se në drejtim të fluturakes janë lansuar dy raketa. Fluturaken e kanë vërejtur disa avionë luftarakë turq. “Kërkimi është në vazhdim për mbetjet e fluturakes dhe së shpejti do të dihet nëse ka qenë avion apo helikopter,” tha një nga zyrtarët e qeverisë për të përditshmen Hurriyet.

Plani i shërbimit sekret maqedonas / Ja si u mashtruan ish luftëtarët e UÇK-së

  Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë shkak për sulmin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj, Një burim ndërkombëtar i portalit "tesheshi", i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Sasho Mijakllov. Njerëzit e infiltruar të DSK-së kanë joshur ish luftëtarë të UÇK-së, duke i "mashtruar" ata për gjendjen e vështirë të shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre. I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugo

Këta janë 16 njerëzit me fuqi të vërteta mbinatyrore

Në botë sot ka njerëz të çuditshëm por janë disa që konsiderohen me fuqi mbinatyrore. 1. Shikim me rrezet X Natasha Demkina është një grua nga Rusia e cila shprehet se mund të shohë brenda trupit të njeriut. Njëlloj si një aparaturë me rrezet X, ajo mund t’i gjejë problemet në brendësi të trupit të njeriut dhe të përcaktojë diagnozën gjithashtu. Sipas mamasë së saj, Natasha ishte një fëmijë mëse normal deri në moshën dhjetë vjeçare. Në këto moshë aftësitë e saj filluan të shfaqen. 2. Trupi magnetik Liew Thow Lin është një burrë nga Malajzia i cili mund të ngjisë objekte metalike në trupin e tij. Megjithëse shkencëtaret nuk kanë zbuluar asgjë jashtë normales me magnetiken e trupit të tij, ai mund të mbajë dhe balancojë një peshë të konsiderueshme objektesh metali mbi lëkurën e tij. 3. Memoria mbinjerëzore Daniel Temmet mund të mbajë mend sasi të mëdha informacioni. Për shembull, ai bëri të mundur përsëritjen e numrit pi deri në

Gruaja e Genc Sefës, të arrestuar në Maqedoni letër prekëse Presidetes Jahjaga

Dashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës – një prej të arrestuarve në Kumanovë me dyshimet për përfshirje në shkëmbim armësh me autoritetet policore, i ka dërguar një letër Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Letra tregon dëshpërimin e kësaj zonje për të kontaktuar me burrin e saj dhe injorimin total që po ia bën shteti i Kosovës qytetarëve të vetë. Lexojeni të plotë letrën e zonjës Dashurie Uksmajli. Zonja Presindente qysh jeni? A po lodhesh duke shetit neper botë me taksat e qytetareve te Kosoves, per te cilet s'ndjen pergjegjesi, as morale e as njerezore te pakten!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz qe sapo konfirmoi Milaim Zeka per RTK...ai foli per tortura ç'njerëzore mbi te arrestuarit ne Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokeve te tij eshte ndertuar ky Shtet, presidente e te cilit je ti sot! Lexova dje reagimin tend edhe ashtu te vonshëm, më shume ishit shqetesuar per prishjen e qetesise se Maqed

Serbia dërgon qindra policë në Maqedoni. Nga Shqipëria s’lëviz asnjë njeri

Serbia ka dërguar forca shtesë policore në kufi me Maqedoninë. Kjo është konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe. Është thënë se në një stacion të policisë në jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë sot një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të, siç ka thënë, personave të armatosur. Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.

Ekipi nga Kosova afër fitores në NASA

Ekipi Natev nga Kosova është në garë të ngushtë për vendin e parë në garën prestigjioze të NASA-së. Se kush fiton varet nga Vota çdo secilit prej ju! Projekti i tyre u përzgjodh nga juria e NASA nga 950 projekte të 133 shteteve të ndryshëm. https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice

Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’

Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”. Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip. Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj. “Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe.

Ditë më të nxehta do të vijnë

Për Anglinë Qendrore, viti i kaluar ishte më i nxehti, që nga fillimi i regjistrimeve. Por studiuesit parashikojnë se, vendi i shiut e vranësirave do të ngrohet edhe më shumë, dhe kjo për shkak të efektit serë, që i bën verat e tanishme mjaft më të ashpra, se ato të një shekulli më parë. Rrezet përvëluese të diellit, siç janë parë shpesh kohët e fundit në Britani, mund të kthehen në një fenomen të zakontë. Analizat e detajuara të tabelave të “Central England Temperature”, përmbledhja e gjatë e të dhënave të temperaturave nëpër botë, me shënimet e para që datojnë në 1659-n, tregon se aktivitetet njerëzore kanë një influencë të jashtëzakonshme mbi valët e të nxehtit të regjistruara në këtë vend. Është raportuar se gjatë 60 viteve të fundit ka pasur një ngrohje të shpejtë, e cila vitin e kaluar solli edhe një mesatare rekord të temperaturave vjetore në Angli prej 10.93 gradësh. Duke përdorur krahasimin e të dhënave në dekada dhe simulimet kompjuterike, shkencëtarët

IBM krijon energji të pastër për gjithë planetin

Një ekip nga IBM kohët e fundit ka arritur të krijojë të ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2000 diejve. Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar. Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën. “Çdo cip, me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 wat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell. Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës në d

Mediat evropiane shkruajnë lajme nën presionin e CIA-s

Gazetari gjerman dhe kryeredaktori Udo Ulfkotte ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka deklaruar se mediat evropiane shkruajnë lajme pro-amerikane nën presionin e CIA-s. Ai ka treguar se u detyrua të botojë veprat e agjentëve të inteligjencës nën emrin e tij pasi i frikësohej shkarkimit nga puna. "Unë kam botuar artikuj me emrin tim të shkruar nga agjentët e CIA-s dhe shërbimeve të tjera të inteligjencës, sidomos të shërbimit sekret gjerman," tha Ulfkotte në median britanike. "Një ditë BND (agjencia e inteligjencës së jashtme gjermane), erdhi në zyrën time në Allgemeine Frankfurter në Frankfurt. Ata kërkonin prej meje të shkruaja një artikull në lidhje me Libinë dhe Kolonel Muamar Gadafin . Ata më dhanë të gjithë informacionin sekret dhe këkrkonin prej meje të nënshkruaja artikullin në emrin tim, "tha Ulfkotte për RT. "Ky artikull ishte në lidhje me Gaddafin dh etregonte se si ai përpiqej të fshehte ndërtimin e një fabrike gazi me helm. Kjo ishte

9 shpikje fëmijërore që përmirësojnë Botën

  Kur gjenialiteti vjen nga fëmijët duhet të përgatitemi që me siguri të presim diçka sa të thjeshtë në formë, aq edhe fantaziste në ide. Madje janë ngandonjëherë aq të thjeshta sa që në të rriturit jemi gati të themi “Si nuk na ka shkuar mendja me parë”. Pak kohë më parë, ishte Brower Youth Awards që kurorëzoi disa prej shpikësve të vegjël dhe sukseset e tyre dhe ne më poshtë po përshkruajmë disa prej tyre: 1. Nikita Rafikov. Shpikja e 11 vjeçarit kishte të bënte me futjen në përmbajtje të xhamave të dritareve të një proteina fluoreshente të gjelbër, që do të shërbente për të përmirësuar sasinë e dritës që hynte prej tyre. Kjo lloj proteina përmbahet në disa meduza deti, dhe duke e futur atë në përmbajtje të xhamit, mund të rritej sasie e ndriçimit duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike. 2. Sean Russell. Në moshën 6 vjeçare ai ideoi projektin Stow E-non Throw It, që synon ruajtjen e ekuilibrave detarë dhe posaçërisht ruajtjen e faunës. 3. Ana Humphre

Kush është 007 shqiptar, Iliaz Bazna, mbret i spiunazhit botëror (Video)

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke  referuar burimeve të CIA-s Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ? Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë. Turqia ishte i vetmi v

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”

ZERI: Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Bucaliu, pronari i rrjetit të shitjes së derivateve “HIB Petrol”, “Coca-Cola”, si dhe kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, janë top importuesit e produkteve serbe në Kosovë gjatë vitit 2014. Koment: Çdo cent qe shkon ne Serbi financon perpjekjen e shtetit serb per ta minu pavaresine e Kosoves dhe per ta cenu lirine popullit te saj! Ndaloni importet nga Serbia!! Burimi: Ylli Hoxha

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i ardhshëm. Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe për linjat tjera. E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti

Kur Vetvendosje...

Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i. Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje. Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s'bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n'terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s'ta ndalë. Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s'po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës. Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin. Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more