Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Parotiti

Çfarë janë shytat apo parotiti?

Çfarë janë shytat?

Shytat apo parotiti është/janë një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus. 


Si përhapen shytat?

Virusi që shkakton shytat apo parotitin jeton në hundën, gojën dhe fytin e njeriut. Ai mund të përhapet nëpërmjet ajrit kur njerëzit kolliten ose teshtijnë. Shytat mund të përhapen gjithashtu nëpërmjet kontaktit me sekrecione të infektuara. Njerëzit mund t’ua ngjisin sëmundjen të tjerëve 1 deri në 2 ditë para se të fillojnë simptomat e sëmundjes dhe deri në pesë ditë mbasi të ketë filluar sëmundja e tyre. 


Cilat janë simptomat e shytave?

Simptomat më të zakonshme janë temperaturë jo shumë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje e gjendrave të pështymës (të ndodhura në faqe, nën vesh dhe nën nofull). Një në çdo tre veta me shyta nuk ka ënjtje të gjëndrave të pështymës. Simptomat mund të paraqiten 12 deri në 25 ditë mbas kontaktit me një person të infektuar (zakonisht 16 deri në 18 ditë).


A janë shytat të rrezikshme?

Shytat janë zakonisht një sëmundje e…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more