Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Subjekti

Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare

Njeriu me top Tema: Ka të bëj me luftën partizane. Subjekti: Në qendër të vëmendjes është hakmarrja e kryepersonazhit Mato Gruda, i cili është "në gjak" me fisin e Fizëve.  Një ditë Mato gjen një top të braktisun nga ushtria italiane, të cilin e ruan për hakmarrje.  Ai pas kapitulimit të Italisë fashiste strehon edhe një ushtar italian, Auguston, të cilin Mato e quan Agush.  Prej tij mësohet ta përdor topin.  Është kohë lufte.  I kompleksuar nga hakmarrja, Matoja nuk është në gjendje të bëjë dasinë politike.  Herën e parë gjuan shtëpinë e Fizëve, por nuk e godet dhe zhgënjehet.  Herën e dytë, i zemëruar nga vrasja e shokut të tij Murat Shtagës, Mato lë anash interesin personal para interesave të larta kombëtare dhe i bashkohet partizanëve.  Ai e tërheq topin zvarrë deri te vendi ku partizanët i kishin zënë pritën gjermanëve.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare,n

Çka është subjekti i veprës letrare

Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit.   Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe.   Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje.   Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve.   Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes.  Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja.  Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e  lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare.   Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.

Ç'është Subjekti?

                  Ç'është Subjekti   Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë ) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve . Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e personazheve . Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare. Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi,novela, romani, poema, komedia, drama etj.). Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti. Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës. qeshte subjekti, subjekti, qka eshte subjekti

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more