Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha per flamurin

Vjersha- Era dhe flamuri- shkruar nga Betim Muço

Po i thotë era flamurit: -Ç'paske sot që të ndrit nuri? Kaq i qeshur s'më je dukur, s'të kam parë kaq të bukur. Çfarë ke, më thuaj ti, hapma zemrën, mos ma fshih! Ky flamuri palat rret, i thotë erës: - Nuk e sheh? Gjithë vendi sot gëzon, është festë, s'e kupton? Rrihmi palat, mos më mbaj, ta zë qiellin skaj më skaj. Fryu era, më nuk priti dhe më lart flamurin ngriti. "Betim Muço"

Poezia ''Festa e Flamurit'' nga Ersilja Çeli

Festa e Flamurit Vlorë, moj, e bukura Vlorë, U ngrit flamuri Tek ti Më njëzetetetë Nëntor. Ky nëntor i bukur, Nëntor plot shpresa, Nëntori i lirisë, Nëntori i Pavarësisë. Nga duararta Marigon Flamuri u qëndis, Për t’u treguar shqiptarëve Ditën e bukur të lirisë. Flamuri i shqipes Valëvitet krenar, Si gjaku i kuq I dëshmorëve tanë. Ismail Qemali Ngriti flamurin në Vlorë, “Liria është e shqiptarëve, Shqipëria do të rrojë”! Poezi, Vjersha, Poezi per flamurin, Vjersha per flamurin, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more