Festa e Flamurit
Vlorë, moj, e bukura
Vlorë,
U ngrit flamuri
Tek ti
Më njëzetetetë Nëntor.
Ky nëntor i bukur,
Nëntor plot shpresa,
Nëntori i lirisë,
Nëntori i Pavarësisë.
Nga duararta Marigon
Flamuri u qëndis,
Për t’u treguar
shqiptarëve
Ditën e bukur të lirisë.
Flamuri i shqipes
Valëvitet krenar,
Si gjaku i kuq
I dëshmorëve tanë.
Ismail Qemali
Ngriti flamurin në Vlorë,
“Liria është e
shqiptarëve,
Shqipëria do të rrojë”!
Poezi, Vjersha, Poezi per flamurin, Vjersha per flamurin,
loading...
Lexo edhe: