Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime

Një njeri i devotshëm

Një njeri i devotshëm, sa herë që e këshillonte djalin e tij, ia thoshte këto fjalë: A dëshiron të tregoj për një fuqi që nuk mposhtet kurrë? Djali i përgjigjej: Po, si jo! Prindi ia kthente: Mbështetu vetëm në Allahun. Burimi: Valdet Kamberi

Të duash dhe të duhesh...

Të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është gjithçka. Një njeri shumë i varfër jetonte me gruan e tij. Një ditë, gruaja e tij, e cila kishte flokë shumë të gjata e pyeti atë të blejë një krehër për flokët e saja që të rriten mirë dhe të jenë të ujdisura mirë. Njeriu u ndie shumë keq dhe i tha jo. Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte mjaft para të rregullonte rripin e orës së tij i cili ishte këputur. Ajo nuk insistoi në kërkesën e saj. Njeriu shkoi të punonte dhe kaloi pranë një dyqani për orë, e shiti orën e tij të dëmtuar për një çmim shumë të ulët dhe shkoi të blejë një krehër për gruan e tij. Ai erdhi në shtëpi në mbrëmje me krehërin në dorën e tij, i gatshëm t'ia japë atë gruas së tij. Ai u befasua kur e pa gruan e tij me një prerje flokësh shumë të shkurtër. Ajo i kishte shitur flokët e saja dhe mbante në dorën e saj një rrip të ri për orën e dorës së tij. Lotët rrodhën në të njëjtën kohë nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, p

SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet! Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!! Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai. Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!! Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, dhe hidhe në drejtim të gruas së tij, dhe shikoje se çfarë do të bën! Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë, dhe filloi të bërtet me zë që ta mbron gruan e vet! Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap, që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme! Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave! Sa shumë majmunë dh

HARROI SE I BIRI ISHTE I VDEKUR!

E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij porsalindur i ka ndërruar jetë, dhe se duhet të shkon sa më shpejt e ta merr xhenazen e tij, dhe ta varros në varreza! Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova së bashku me të, e mori fëmijën, dhe hipëm së bashku në makinë. Rrugës, e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe , prindi e bëri një lëvizje të çuditshme, e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbron nga nxehti i diellit! Subhanallah! Harroi se i biri ishte i vdekur! Fillova të qaj nga mëshira e tij për të birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejtë ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 24. Nëna dhe prindi munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë, nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një babë!! Nga arabishtja:

Kur sëmuresh pas mjekimit!

Nuk i kishte as 50 euro në arkën familjare. Sakaq, Zoti e kishte sprovuar me një sëmundje. Duhet të operohet. Kishte kërkuar ndihmë prej miqve e prej dashamirëve. Kishte grumbulluar 800 euro. Me nxitim ishte lajmëruar për në operim. Prej aty ku do të duhej të lulëzonte njerëzia, ishte njoftuar se 700 euro duhet dhënë vetëm mjekut operues dhe kjo kërkesë nuk duhet lajmëruar dikund, përndryshe as që do të merrte në dorë. E gjora ashtu kishte bërë. Ta ni ishte operuar, por ishte e dërrmuar prej varfërisë, kishte thënë se asgjë nuk kishte qenë sëmundja, sa harbimi i mjekëve për tu korruptuar. Asnjë njeri nuk e kam dëgjuar se është operuar pa i dhënë shuma të majme mjekut operues. Tragjedia tjetër është se askënd nuk e kam dëgjuar ta ketë lajmëruar mjekun hajdut në organet gjegjëse. E po të dashur të sëmurë, derisa e ujisim lulen e korrupsionit ne gjoja të ndershmit, atëherë ju siguroj se asnjëherë nuk mund të shërohemi. Le të rrezikojmë fundja, edhe pse e di se nuk ësht

Nuk jemi në Zvicër, kishte thënë ajo që një herë në vit shkilte qytetin

Një fëmijë e hedh mbeturinën në rrugë. Sakaq, këtë veprim tejet të pahijshëm e sheh një djalë i edukuar. E këshillon me butësi që mbeturinën ta merr në dorë dhe ta hedh në shportë, që ishte nja dhjetë metra larg. Fëmija i habitur vetëm e shikon dhe nuk bëzanë fare. Papritmas, nëna e atij fëmijës, që këshilluesi nuk e kishte parë dot, shfaqet dhe i thotë këtij, - s’ka nevojë që fëmija im ta merr mbeturinë n për t’ia gjetur vendin e duhur, ai, mos harro se nuk jemi në Zvicër, qe përgjigja e nënës. Këshilluesi ishte shtangur, nuk dinte çfarë të thoshte tutje, kur ajo që është përgjegjëse për edukim ishte e pa edukuar. Me vete kishte menduar, - nëse nuk jemi në Zvicër, vallë a nuk duhet të synojmë që një ditë edhe vendin tonë ta bëjmë Zvicër! (Tregimi mbështetet në ngjarje të vërtetë) Burimi: Iljasa Salihu

Bisedë me 1 'intelektual' !!

Bisedë me 1 'intelektual' !! ".... A e ka ruajt Islami identitetin e Shqiptarëve? -Jo vetëm Islami. Ok pra, shko ma gjej vetëm '1' Shqipëtarë në Preshevë, Medvegjë ose Bujanovcë..që e ka fe-në Ortodoxe ose Krishtere etjj.. -Ahh s'di vallah, s'besoj që ka.." Tung, Selam alejkum (paqe). E vërteta mund të kotën, edhe pse ata mundohen ta mbulojnë të vërtetën. Burimi: Valdet Kamberi

Një rrëfim që më mërziti, njëherësh edhe më këndelli

Një prind i dëshpëruar kështu u shpreh: “Në kohën kur duhej zgjedhur shoqen e jetës sime për të jetuar, prindërit më kishin thënë, ne do të vendosim për ty, sepse jemi më të pjekur dhe më të provuar se ti për kësi lloj punësh, mbase meqë të kemi djalë të njohim shumë mirë, ndaj dimë edhe çfarë të zgjedhim. Në rregull u thash, pranova vendosjen e tyre për fatin tim, besa nuk më doli keq, porse atëkohë kisha dëshirë të vetëv endosja për fatin tim.   Sakaq, një shpresë si puhizë e lehtë në kohë vape ma përkëdheli shpirtin. Thash, dale ore, edhe unë nesër do të bëhem prind dhe do ta shijoj se si është të vendosësh për një lidhje të çiltër (të sinqertë). Zoti më gëzoi me fëmijë, ata me nxitim u rritën. U bën për martesë, porse asnjëri të paktën nuk më pyeti për përzgjedhjen e fatit të jetës. Të gjithë u martuan dhe mua më mbeti vetëm të më paraqesin pas dasmës si vjehërr dhe të mi paraqesin rejat. Kësaj punë, kishte thënë prindi i dëshpëruar, i thotë të mos dish të përshtate

Një rëfim interesant.

Një ditë një grua doli nga shtëpia e saj dhe para derës pa tre pleq me mjekërra të bardha. Ajo i ftoi ata që të hynin brenda, por ata e pyetën se, a e ka baskëshortin në shtëpi. Ajo u përgjigj se ai nuk ishte aty. Ata i thanë: Ne nuk do të hyjmë perderisa të kthehet burri yt. Pasi u kthye burri i saj dhe ajo i tregoi për pleqtë, burri kërkoi që t’i ftonin të hynin brenda në shtëpi. Gruaja doli jashtë dhe kërkoi që ata të hynin pasi që burri veç më ishte kthyer. Ata i thanë ne nuk hyjmë bashkërisht. Përse i pyeti gruaja? Njëri i tha: Ky miku im qyhet PASURI, tjetri tha: ky miku im quhet SUKSES, tjetri tha: ky miku im quhet DASHURI. Më pastaj i thanë gruas: Tani shko dhe bisedo se cili prej nesh të hyjë i pari. Hyri gruaja brenda dhe i tregoi burrit për rastin e pleqëve. Burri tha: unë preferoj që i pari të hyjë Pasuria, ashtuqë të kemi lumturi. Gruaja tha: unë preferoj që të hyjë Suksesi, kurse e reja e tyre e cila po dëgjonte ata se si po bisedonin, u tha: unë preferoj

Atdheu në mërgim dhe Mërgimja në atdhe

Djali i tij Atdheu kishte vite që jetonte në mërgim. Prindërit e regjur prej diellit që nuk ngrohte njësoj për të gjithë, jetonin në atdhe së bashku me vajzën e tyre të vogël Mërgimen! Atëkohë prindërit kishin menduar se Atdheu dhe Mërgimja do të jetonin dhe punonin së bashku në dheun e babës, duke ia kujtuar njëkohësisht pleksjen e ditënatës shqiptare përmes emërtimeve të këtilla! Burimi: Iljasa Salihu

Nëna dhe djali

Një djalë i vogël dhe nëna e tij po e kalonin një lumë. Nëna:Te lutem më mbajë dorën time. Djali: Jo nënë, ti mbaje dorën time. Nëna: Çfarë është dallimi? Djali: Nëse unë të mbaj për dore dhe ndodh me mua diçka, unë do ta lëshoja dorën tënde Nënë, por nëse ti më mban dorën time, cfarë do që të ndodhë nuk do ta l ë shoje dorën time... All-llah Mbroj Nënat tona. Amin! Burimi: Forumi Rinor Islam

"Gruaja është si këpuca"

Një njeri i urtë ishte ulur me disa burra, ndërkohë që, njëri nga të pranishmit hapi temën e martesës dhe grave, ku njëri prej tyre tha: “Gruaja është si këpuca; mund ta mbathë burri dhe ta ndërroj atë kur të dojë, derisa ta gjej numrin e përshtatshëm për vete.” Të pranishmit shikuan në drejtim të njeriut të mençur dhe e pyetën: “Çfarë mendon ti për këto fjalë?” Ai u përgjigj: “Ajo që thotë vëllau është plotësisht e vërtetë, gruaja është si këpuca tek ai që e konsideron veten si këmbë, ndërsa ajo është si kurora tek ai që e konsideron veten si udhëheqës.” Andaj, mos e qortoni folësin, por shikoni si e shikon veten. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Mi jep vetëm 100 dollarë!

Pronari i një biznesi për prodhimin e sapunit, humbi seriozitetin në momenti kur në paketim u gjetën të zbrazëta disa kallëpe të sapunit. Kjo paska ndodhur për shkak të shpejtësisë që makinës së paketimit. Pas këtij problemi, pronari solli ekspert, për ti ofruar zgjidhje. Krejt në fund ata i propozuan: zgjidhja e vetme është blerja e një lajzeri që do të vendoset mbi shiritin transportues gjatë prodhimit, që do ta kontrolloj se kallëpi a është mbushur apo jo. Vlera e kësaj makine 200,000 dollarë. Kur pronari mësoi për çmimin e lartë të makinës, shkoi në zyrë u ndal dhe po mendon! Gjatë kësaj kohe i erdhi një punëtor i thjeshtë, më i parëndësishmi në fabrikë, dhe i tha: Mi jep mua vetëm 100 dollarë, do ta zgjidhi problemin. I habitur nga këto fjalë, ja dha paratë! Vërtetë të nesërmen në mëngjes i erdhi me një ventilatorë elektrik e vendosi para shirit që barte kallëp të sapunit. Kështu që ventilatori kallëpin e zbrazët (pra vetëm letrën) e fluturonte për shkak të peshës së lehtë. Ku

Gruan nuk do ta hidhëroj!

Burri dhe gruaja u grindën fortë, sa që gruaja u ul dhe filloi të qajë me të madhe. Ndër kohë po troket dera, dhe hynë në shtëpi familja e gruas, për vizitë. Por, kur e panë në atë gjendje, sytë e përlotur, e pyetën çka ka ndodhur?? Ajo u përgjigj: u ndala dhe fillova të mendoj e t’ju parafytyroj, kështu fillova të qajë, me shpresë sikur t’ju takoj. Tani falënderoj Allahun që na bashkoi. Burri po e dëgjon gruan duke ju arsyetuar familjes së vet. Kështu, ky gruan e vlerësoi fortë, u gëzua që e ruajti sekretin bashkëshortorë, dhe vendosi që më mos ta hidhëroj gruan. O Allah! Furnizoj vëllezërit e motrat tona me gra dhe burra të ndershëm. (përktheu: U.F.)

I ra paqeta e cigareve nga xhepi i puntorit në shtëpinë e hoxhës

I ra paqeta e cigareve nga xhepi i puntorit në shtëpinë e hoxhës. E ndjeki pas dhe kur e takoi i tha: a është e jotja kjo paqetë? Tha: po. Por, pse më ndjeke për të ma dhënë? Nga frika se në vend të saj do të blesh paqetë tjetër nga rizku i fëmijëve. Këto fjalë e bënë të pendohet nga pirja e duhanit. Shejh Munexhidi Burimi: Bekir Halimi

AMANETI I MBRETIT

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre. E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, dijamante, elmase të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës. E treta: Kur ta ngritni kufomën time lartë në tabut, m’i nxjirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura. Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve? Mbreti morri frymë thell dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani. Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit. Sa i perkët amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit

Një përkujtim shumë i rëndësishëm!

Një njeri shkon te një shejh dhe i thotë: "O shejh, unë kam qenë i martuar disa vite dhe kam fëmijë, por në vitet e fundit kam vënë re se mua gjatë kohë nuk më tërheqë shumë gruaja ime." Shejhu fillon ta pyetë atë pse? A ka shtuar ajo ndonjë peshë? Njeriu: Jo, ajo duket njejtë. Shejhu: A i ka ndodhur ndonjë aksident, a e ka deformuar imazhin e saj diçka? Njeriu: Jo, ajo duket njejtë. Kështu që shejhu e pyeti:" A e ke të vështirë për ta ulur shikimin kur gratë ecin para teje? A ke probleme me pornografinë? Njeriu: Po, si e dite këtë? Shejhu:" Kur ju kënaqeni në Haram, kur ju bini në dashuri me Haramin, kur ju hani, fleni dhe merrni frymë në Haram, atëherë Hallalli bëhet e neveritshme për ju." "Thuaju besimtarëve le të ulin shikimin e tyre.." Burimi: Valdet Kamberi

“O mashtrues, po e shet gjalpin 1-kilogram..”

Një burrë i varfër së bashku me gruan përgatitnin në shtëpi gjalpin, dhe e shitnin në qytet, në njërën prej dyqaneve. Gruaje përgatite mirë gjalpin dhe atë e bënte në formën e topit, tamam një kilogram. Çdo herë pronari i dyqanit e blinte gjalpin, dhe, i varfëri me paratë që i fitonte, ky blinte gjësende për nevojat e shtëpisë. Një dit prej ditëve pronari i dyqanit dyshoi në peshën e gjalpit, kur e peshoi erdhi 900 gram e jo 1-kilogram. Në ditën e dytë kur erdhi i varfëri për ta shitur gjalpin, pronari i dyqanit e qortoi fortë duke i thënë: o mashtrues po e shet gjalpin 1-kilogram ndërsa ajo 100 gram ka më pak!! I varfëri u mërzit nga këto fjalë, lëvizi kokën dhe foli: o zotëriu im, ne në shtëpi nuk kemi peshore (kandarë), por ne prej teje, këtu në dyqan, kemi blerë 1-kilogram sheqer, dhe me sheqerin që na ke shitur ne e peshojmë gjalpin. Shqipëroi: Ulvi Fejzullahu

ÇDO NJERI E JEP ATË QË E KA NË ZEMËR!!

Një ditë nga ditët, një pasanik ia dorëzoi një të varfrit një shportë të mbushur me ushqim të prishur. I varfëri nga ky gjest i pasanikut u buzëqesh dhe u largua nga pallati me shportën në dorë .. e zbrazi atë nga malli që ishte në të dhe filloi ta pastron. Pasi që e pastroi, në të vendosi trëndafila me bukuri të rrallë dhe me erë të mirë, dhe u kthye në pallat dhe ia dorëzoi pasanikut. Pasaniku nga ky gjest u habit dhe e pyeti: Pse kur unë ta dorëzova shportën me mall të prishur, ti ma ktheve me trëndafila të bukura?! I varfëri iu përgjigj: “Çdo njeri e jep atë që e ka në zemër!!”. Nga arabishtja: Irfan JAHIU    

PËRMIRËSO TË METAT E TUA PARA SE T’I PËRMIRËSOSH TË METAT E TË TJERËVE!

Një çift bashkëshortor kaluan në shtëpinë e re. Çdo ditë derisa hanin mëngjesin, gruaja, duke shikuar përtej dritares, i thoshte burrit të saj: “Rrobat e fqinjës nuk janë edhe aq të pastra, sigurisht ajo përdor detergjent të llojit të lirë.” Kështu ajo vazhdonte çdo ditë. Pas një muaji, ajo u çudit kur pa rrobat e fqinjës shumë të pastra dhe i tha burrit të saj: “Shiko, më në fund, fqinja e mësoi se si duhet pastruar rrobat!” Kurse burri ia ktheu: “E nderuar, jam zgjuar herët në mëngjes dhe kam pastruar xhamat e dritareve nga ku shikon ti çdo ditë.” Përshtati: Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more