Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kritika Letrare

Anton Pashku - Krijimtaria letrare

Anton Pashku konsiderohet themelues i letërsisë moderne shqipe.  Ka shkruar tregime, një roman dhe dy drama.  Temat e tij ngrihen mbi tabanin e letërsisë dhe historisë kombëtare.  Pashku nuk e lufton mitin, por e afirmon dhe krijon mite të reja.  Në tregimet e tij dallohen tre rrathë tematik:   dashuria,  vetmia (ku shprehet dhembja për përmbysjen vlerave morale të njeriut) dhe  dhuna (përshkruhet dhuna e luftës dhe shprehet qëndrimi injorues i autorit ndaj dhunës nëpërmjet ironisë,humorit të zi dhe groteskës).  Postime të ngjashme: Anton Pashku - Biografia Lutjet e mbrëmjes   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku   Romani- Oh   Cilat janë veprat letrare të Anton Pashkut? Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare  Anton Pashku krijimtaria letrare,Anton Pashku analize,Anton Pashku krijimtaria letrare

Kritika letrare

Kritika letrare –  (gr.  kριτική,  kpίυω –  gjykoj,   vlerësoj) – Ë shtë një  degë e shkencës së letërsisë  e cila   merret  me   vlerësimin dhe gjykimin e vlerave letrare të   veprës  artistike . Ajo  shpesh  definohet  si   ndërmjetësuese midis veprës letrare dhe lexuesit.  Ajo   ka për qëllim që sa më thellësisht ta zbulojë kuptimin  dhe bukuritë që fshihen në veprat konkrete letrare të  së tashmes e të së kaluarës, për t’u lehtësuar lexuesve   kuptimin sa më të plotë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur   i  lexojnë ato. Kritika letrare ndërtohet  dhe zhvillohet  eksluzivisht   mbi  bazat  e  përshtypjeve  individuale  të   veprës  së  lexuar  dhe  mbresave  të  cilat  i  lë  vepra   letrare,  pa pasur nevojë që ato të përfshihen në ndonjë   sistem shkencor  të të menduarit  dhe të studiuarit  të   letërsisë. Kritika letrare,  si  degë e veçantë e shkencës së   letërsisë,   ka për  detyrë ta vlerësojë vlerën e veprës   letrare dhe të tregojë se ç’rëndës

Studenti në shtëpi - Analiza

Studenti në shtëpi   - Migjeni Ky tregim ka për temë jetën e një familjeje borgjeze krahinore.  Personazhi kryesor Nushi, një mjek i ri, kur ishte student në një nga vendet e Evropës, ishte betuar se do të jepte një kontribut për veprime ideale.  Por, kur kthehet në shtëpi ndeshet me zakonet patrialkale, si qëndrimi ndaj femrës etj.  Të gjitha këto, i riu i kupton se e pengojnë përparimin e shoqërisë.  I vetmi kontribut që e dha djali ishte për ndalimin e martesës e së motrës me një burrë të pasur, të kaluar në moshë, të shëmtuar.  Duke mos pasur fuqi kundër zakoneve prapanike, intelektuali borgjez, nis e harron parimet e përparimit e të kulturës, për të cilat ëndërronte kur ishte student.  Ai heq dorë nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.  Ky është «Falimentimi dogmatik-shpirtnuer», si shprehet autori.  Motra e Nushit, Ageja, morri një rrugë të papëlqyer, jo sepse ishte e degjeneruar, po sepse e shtyu rrethi familjar.  Familja pa

Katër përrallat e Zulullandit - Analiza

Katër përrallat e Zulullandit   Është vepër me temë satirike. Një cikël tregimesh që Eqrem Çabej thotë se është një vepër e papërfunduar. Ngjarja sipas narratorit zhvillohet në një vend të huaj, në Afrikë.  Në këtë vend jeton fisi i Zulluve, një popull i prapambetur pa vetëdije dhe ndërgjegje kombëtare, por që kishte një mentalitet vital andaj kërkonte rrugën e lirisë dhe ishte në kërkim të një prijësi i cili, do t`ia rrëfejë këtë rrugë, do t`ia tregojë rrugën e dritës.  Konica aludon në Shqipërinë e atëhershme, aludon në popullin shqiptar që ishin mbi 90% analfabet me një prapambeturi të paparë, me një shpirt të paemancipuar siç thotë Konica.  Andaj populli Zulu duheshe të përcaktojë për prijësin e vet Denizulla Serpe ose për Pluqet.  Denizulla Serpe është një matropaz i cili ka hyre në vallen politike të perëndimit dhe duhet të punojë ashtu siç i thonë të tjerët. Ai jep premtime pa i kryer ato.  Lavdërohet para popullit se e mban premtimin. Në të vërtetë ai nuk ka aftë

Doktor Gjilpëra - Analiza

'' Doktor Gjilpëra '' - Analiza Është kryevepra në prozë e shkrimtarit Faik Konica .  Lexo edhe biografinë e : Faik Konica Ky roman i papërfunduar u botua në disa numra të gazetës « Dielli », në Amerikë më 1924.  Vepra paraqet apo shtron problemin e Konicës, të shkolluar në perëndim, i cili në kohën e pjekurisë së tij krijuese kthehet në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet apostull i qytetarisë për vendin e tij të prapambetur.  Kjo vepër merret kryesisht me portretizimin dituror, moral e shpirtëror të protagonistit, Dr. Gjilpërës , duke e vendosur atë në mjediset shqiptare të viteve 20-ta.            Vepra ndahet në dy pjesë.  Në pjesën e parë autori merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës kur ishte për studime jashtë atdheut, kurse në pjesën e dytë përshkruhet kthimi në atdhe, kërkimet dhe zbulimet e tij në jetën shqiptare të kohës . Kështu Dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane në realitetin e ashp

Doktor Gjilpëra - Analiza letrare apo kritika letrare

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Lexo edhe një analizë tjetër: Doktor Gjilpëra Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ng

Xha Gorio - Honore de Balzak(analiza letrare, kritika letrare, referat

Lexo një analizë tjetër më domethënëse kliko mbi Xha Gorio Ne kete veper Balzaku trajton nje teme me tematike shoqerore qe prek shtresat e uleta te popullesise qe si gjithmone lidershipit shteteror dhe aristokracis nuk i bene fare per to . Ngjarja vendoset ne ”Pensionin Familiar ” prone e trasheguar e zonjes Voker e cila jetonte pa te shoqin e vdekur per disa vite tashme . Ne kete shtepi qendronin pleq e te rinj duke paguar nje shume mujore sipas marrveshjes Nje nder banoret ishte the Xha Gorio , nje ish njeri i pasur qe e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona . Banor dhe personazh tjeter me rendesi eshte edhe Eugjeni nje djalosh i ri e ambicioz qe me patjeter deshironte te ishte i pasur e njekohesisht ishte student it drejtesise qe mezi financohej nga familja e tij , ambicia e tij e dergon ate ne ujera te rrezikshme e te panjohura deri kur takohen me Votrenin nje hajn profesionist qe merrej vetem me vjedhjen e shumave te medha 10000 e me shume.

Cuca e Maleve - Loni Papa Analizë letrare apo kritikë letrare

" Cuca e Maleve " trajton nje temë e cila kishte ndodhur në fshatrat e malësisë. Ketu tregohet se si një vajzë e quajtur Cucë e formoi shkollën kundër analfabetizmit në Malësi. Cuca ishte një vajzë moderne e cila jetonte me të ëmën e cila ishte e verbër dhe vëllaun me nuse. Para shumë vitesh babain e Cucës Gjinin e kishte akuzuar kisha se kishte vjedhur nga toka e nje fshatari. Gjini ishte nje burrë trim dhe i besës. Don Marku prifti i kishës i tha që ta barte gurin e turpit rreth kishës në mënyre që ti shlyhej mëkati që Gjini as që e kishte bërë. Gjini nuk e barti gurin dhe prifti i tha se do të jesh i mallkuar dhe se fëmijët e tu nuk do të mund të pagësohen në atë kishë por Gjini nuk ndërroi mendje dhe vajza e tij Cuca mbeti e papagëzuar. Gjatë festës së ndarjës së tokave malësorët ishin mbledhur dhe po festonin e po kërcenin. Aty teksa po flisnin se sa burrë i besës kishte qenë Gjini zbulohet se ai ka qenë i akuzuar padrejtësis

Lulet e se keqes- analiza letrare apo kritika letrare

 Lulet e se keqes   nga  Sharl Bodler Ka rreth 100 poezi , në gjyq akuzohet për imoralitet dhe satanizëm,poeti detyrohet ti cenzurojë disa poezi. Në vepër menjëherë bie në sy kundërthënia ndërmjet së bukurës që ka simbol lulet dhe së keqes që ka simbol satanin. Në planin e moralit,vepra është revoltë kundër borgjezisë,ku në poezi janë të pranishëm refuzimi dhe kundërshtimi të drejtuar nga ligjet në fuqi, ku edhe qëndron themeli i shoqërisë. Botën e sheh me pesimizëm ,me zymtësi,i këndon satanit,dashurive të ndaluara me "gratë e mallkuara" jetën e sheh si bashkim të hyjnores dhe satanikës,madhërishmes dhe banales. Përmban poezi të shkruara për qytetin,ku i përshkruan rrugët e errëta të qytetit së pari në papastërtinë e tij, baltën, pervezitetin që paraqet bukurinë e së shëmtuarës dhe për gjendjen e mjerueshme të të varfërve,që skamja i ka hedhur rrugëve.  lulet e se keqes analize,analiza Lulet e se keqes, Lulet e se keqes koment,Koment per poezite lulet e se keqes,

Tragjedia Fausti- Analizë letrare apo kritikë letrare

Fausti si personazh ka qenë magjistar që ka jetuar në shek XVI. Ai shëtiti Gjermanin , Italinë,Holandën , Zvicrën , bëri shumë mrekulli , futi frikën te njerëzit , sidomos te princërit , për mrekullitë dhe pushtetin. Për këtë magjistar kish shkruar dramaturgu anglez Marlou në shek XVI në veprën ,,Historia tragjike e doktor Faustit ‟‟. Më vonë për të shkroi Lesingu , pas Gëtes Henri Hajne etj.Ideja lindi që më 1772 kur Gëte dëgjoi për legjendën popullore për Johan Faustin si alkimist,astrolog e magjistar. Tragjedia nis me Kushtim , vazhdon me Paralojë dhe mbaron me Prolog në qiell. Tragjedia ndahet në dy pjesë : në të parën paraqitet jeta individuale e Faustit , kurse në të dytën jeta shoqërore e tij. Tragjedisë i mungon uniteti i veprimit(ngjarja kryesore). Ngjarjet në tragjedi i bashkon ideja themelore. Ajo konsiderohet si poemë simbolike dhe filozofike. Tragjedia ka , monologje,këngë korale,poezi lirike,analiza psikologjike,meditime filozofike ,stile të ndryshme et

Tragjedia Andromaka-Analizë letrare apo kritikë letrare

Tema e kësaj vepre është historike(luftë greko-persiane).Trajton ngjarje menjëherë pas luftës së Trojës. Si personazhe kemi Orestin,djalin e Agamemnonit , Hermionën , bijën e Helenës , Pirron , birin e Akilit , dhe Andromakën , gruan e Hektorit . Rasini i drejtohet antikitetit ngase e tërhiqte humanizmi,poetika,vërtetësia e ngjarjeve. Andromaka ishte e veja e heroit të Trojës në anën e persianëve,Hektorit , i cili ishte simbol i heroizmit , viktimizimit personal për të mbrojtur qytetin. Hektorin e vrau Akili. Andromaka këtu tregohet nënë e dhembshme për fëmijët e vet , madje tregohet vejushë e pangushëllueshme ngase përkundrejt kërcënimeve ajo do ti mbete besnik burrit të saj të mëparshëm. Këtë e rrëmben biri i Akilit (Pirrua) dhe e dërgon në oborrin mbretëror në Butrint, që një ditë të martohet me të,edhe pse Pirrua ishte i martuar me Hermionën,por poashtu Andromaka nuk dëshironte të martohej me djalin e vrasësit të burrit të saj. Pirrua së pari nuk dëshironte të dëgjont

Komedia Tartufi nga Molieri-analizë apo kritikë letrare

Tartufi Për herë të parë u shfaq në oborrin mbretëror të Varsajës, më 12 maj 1664. Kleri dhe aristokracia u dëshpëruan pa masë dhe intervenuan që të ndryshohet emri në ,,Mashtruesit‟‟ dhe ta ndërrojë veshjen Tartufit nga klerik në civil .  Pas variantit të tretë më 1669 u lejua shfaqja . Tema e komedisë është ,,hipokrizia e stesës klerikale që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtesës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale. Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme. Autori mban anën e shtresës së re asaj borgjeze. Orgoni , një borgjez i kohës në mënyrë naive i beson Tartufit që ta marrë në shtëpi vetëm për të ndihmuar një krerik të ngratë. Fëmijët me gruan në e pa

Hamleti - Analiza

Hamleti Tragjedia '' Hamleti ''  Analize apo referat Kjo vepër apo '' Hamleti '' veçohet me ideale humaniste , meditime filozofike,stil të përsosur dhe përjetime estetike. Historinë e familjes '' Hamleti '' së pari e shënoi Sakson Gramatiku në fund të shekullit XII , më 1580 u dha në teatër londinez '' Hamleti' ' e shkruar nga Tomas Kidi . Shekspiri krijoi variantin origjinal me këtë temë . Paraqitjen e kësaj tragjedie e paralajmëron tragjedia Jul Cezari . Cezari ka tiparet e një mbreti , diktatori dhe antipatiku por në vepër një prej personazheve të veprës ,,Jul Cezari‟‟ i quajtur Markoni thotë se ai është njeri i ndershëm. '' Hamleti' ' para vetes shtron pyetjen nëse historia dhe Shekspiri e dënuan vrasjen e Cezarit diktator nga Bruti republikan atëherë si do të ndryshohet e keqja kur diktatura nuk dënohet po republika. Nis me atmosferë të rëndë, pushteti kot mundohej

Don Kishoti- Miguel Servantes-kritikë apo analizë letrare

Don Kishoti Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizë morale nga avanturizmi kalorsiak. Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara . Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur. Këtë ish munduar ta ndalonte edhe mbreti Karlo V por skish mundur. Atë që nuk e arriti as mbreti arriti ta bënte  Miguel Servantes me veprën e tij Don Kishoti . Tema dhe ideja e romanit i bëjnë kritikë të ashpër shoqërisë feudale të Spanjës.Ky roman me temë dhe vlerë estetike ngrihet mbi romante kalorsiake. Konsiderohet roman antikalorsiak. I ironizon ,

''Komedia Hyjnore'' - Referat apo analizë letrare

 " Komedia Hyjnore '' 1.Krijimi dhe burimi i veprës Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë,por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315 deri më 1321. E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend. Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtar të paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore. Këtë komedi e cilësojnë dy komponenta krijuese 1) origjinaliteti përmbajtësor dhe stilistik dhe 2)gërshetimi mjeshtëror e shkrirja në një tërësi e burimeve që Aligieri i ka pasur nga antikiteti apo lashtësia , nga filozofia e antikitetit , filozofia bashkëkohore,nga platforma politike e lëvizjes bashkëkohore ku ka qenë pjemarrës edhe Danteja. 2.Ndërtimi formësor '' Komedia Hyjnore '' është e ndarë në 3 pjesë të barabarta : Ferri , Pu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more