Skip to main content

Kritika letrare


Kritika letrare –  (gr.  kριτική,  kpίυω –  gjykoj, vlerësoj) –

Është një degë e shkencës së letërsisë e cila merret me vlerësimin dhe gjykimin e vlerave letrare të veprës  artistike.


Ajo  shpesh  definohet  si ndërmjetësuese midis veprës letrare dhe lexuesit. Ajo ka për qëllim që sa më thellësisht ta zbulojë kuptimin  dhe bukuritë që fshihen në veprat konkrete letrare të  së tashmes e të së kaluarës, për t’u lehtësuar lexuesve kuptimin sa më të plotë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur i  lexojnë ato.


Kritika letrare ndërtohet  dhe zhvillohet  eksluzivisht  mbi  bazat  e  përshtypjeve  individuale  të veprës  së  lexuar  dhe  mbresave  të  cilat  i  lë  vepra letrare, pa pasur nevojë që ato të përfshihen në ndonjë sistem shkencor  të të menduarit  dhe të studiuarit  të letërsisë.
Kritika letrare,  si  degë e veçantë e shkencës së letërsisë,  ka për  detyrë ta vlerësojë vlerën e veprës letrare dhe të tregojë se ç’rëndësi ka ndonjë vepër në çastin kur ajo botohet (publikohet). 


Detyra e kritikës letrare është të shpjegojë atë që është më e fshehtë dhe më e ndërlikuar në veprën letrare ekëto janë mendimet dhe idetë e shkrimtarit.
Ajo  duhet të  flasë për  rrethanat  dhe kushtet  shoqërore nga të cilat  kanë  dalë  idetë  e  shkrimatrit,  t’i  shpjegojë karakteret si bartës të pikëpamjeve të caktuara dhe si përfaqësues  të  mjedisit  të  caktuar,  të  klasës  dheshtresës  shoqërore  dhe  të  tregojë  për  ndikimet  e shkrimtarit.

Kritika duhet  të  tregojë se ç’risi  paraqet publikimi i një vepre në letërsi, në kohën kur ajo është shfaqur  dhe  ç’ndikim ka  pasur  ajo  në  zhvillimin  e mëtejshëm të letërsisë.
Kritika letrare e vlerëson veprën me masat që zotërojnë në letërsinë bashkëkohore, por duhet  të futë në të dhe shijen e kohës kur ka lindur vepra, ta kuptojë nivelin e zhvillimit letrar, ajo, jo vetëm që  ndërmjetëson  midis  veprës  dhe  lexuesit,  por shpjegon edhe kuptimin e veprës dhe nxjerr në pah ato përfundime mbi jetën nga e cila ka dalë shkrimtari me veprën e tij letrare. 

Vepra  letrare,  si  botë  më  vete,  mund  të  interpretohet  në mënyrë të  ndryshme.  Nga kjo edhe forma të ndryshme të kritikës letrae.

Kritika stilistike – si lloj i kritikës është e lidhur ngushtë  me  stilin  dhe  stilistikën.  Kritika  stilistike mbështetet në elementet stilistike të veprës letrare. 


Kritika  estetike –  e  studion  veprën  letrare vetëm në aspektin estetik dhe zbaton kriteret estetike në vlerësimin e veprës letrare duke lënë anash vlerat e tjera të veprës.

Kriteret e kritikës estetike  kanë  ndryshuar  gjatë  historisë.  Renesansa evropiane në pjesën më të mirë i ka gjetur modelet e veta në veprat e shkrimtarëve antikë grekë e romakë. Ata  përpiqen  t’i  gjallërojnë  idealet  antike,  klasicistët francezë dhe teoricienët e tyre në shekullin XVII, por jo për  një kohë të gjatë.  Paraqiten synime të tjera dhe kritika estetike do të vërë ideale të tjera të cilat do të vijnë me shënime doktrinare:  sërish për  një kohë të caktuar.  

Megjithatë,  në  shqyrtimin  e  mundshëm historik të kritikës estetike vërtetohet bindja gjithnjë e më e madhe që veprën letrare duhet vështruar, në të vërtetë,  me të gjitha rrethanat e rëndësishme dhe të domosdoshme,  por para së gjithash në autonominë e saj  relative.  
Kritika  estetike  bashkëkohore  thekson nevojën që vepra artistike sa më shumë të çlirohet nga varësia e të  tjerave,  nga synimet  jashtëartistike dhe antiartistike. 

Kritika  impresioniste (fr.  impressionisme  –  përshtypje) – është lloj i kritikës letrare, e cila si kriter themelor  për  vlerësimin  e  veprës  letrare  merr përshtypjen, impresionin të cilin e ngjall vepra letrare.
 

Sipas Zhyl  Lemetrit,  kritiku letrar duhet të mbështetet në mbresat që ngjall vepra letrare tek ai.
 

Detyra e kritikës është të kumtojë përjetimin e veprës artistike dhe kritiku shpesh merret me atë që e preokupon më së shumti në vepër dhe rreth veprës. Në vend që të gjykojë në bazë të sistemit të caktuar kritik dhe të  parimeve të  caktuara,  kritiku do të  duhet  të tregojë shenja simpatie ndaj veprës.

Në esencë të saj qëndron bindja se nuk ekziston e vërteta mbi  veprën aristike dhe kritiku nuk duhet të gjurmojë kot pas saj, por  duhet  që spontanisht të lëshohet  në përshtypjen estetike të cilën e shkakton vepra  dhe që spontanisht t’i përshkruajë reaksionet e shpirtit dhe të sensibilitetit të tij  në atë përshtypje.
.
Kritika semiologjike – në qendër të studimeve të  saj  ka  shenjën  (gr.  semeion  –  shenjë).
 

Metodën semiologjike i pari e ka përcaktuar Ferdinand de Sosyri në  gjuhësinë  strukturale.

Meqë vepra letrare realizohet përmes gjuhës dhe  analiza  e  saj  nuk  mund  të  bëhet  pa  nalizën  gjuhësore  të  veprës  e  cila  shpjegohet  përmes shenjave.  
Kritika biografike – e shpjegon veprën letrare duke u mbështetur në biografinë e shkrimtarit.   Poetët  romantikëshkruanin shumë për  veten,  për  ndjenjat  e thella të tyre, duke lënë pas vetes shumë rrëfime autobiografike (Bajroni,  Pushkini etj.).
Parimet themelore të metodës biografike i ka formuluar shkrimtari dhe kritiku francez  Sent-Bev,  i  cili  në  lidhje  me  këtë  thotë:  Mund  të  kënaqem me veprën letrare, por e kam vështirë
të jap gjykim pa pasur parasysh njeriun i cili e ka shkruar (Sait-Beuve:  Chateaubriand).  Por  sot  kjo  metodë është vjetëruar.


Kritika filozofike – në analizën e veprës letrare mbështetet  në  konceptet  filozofike  që  shfaqen  në  veprën,  siç  janë  çështja  e  ekzistencës  njerëzore,  absurdi, kotësia e jetës etj. Kjo metodë ka mbështetjen në  fenomenologjinë  e  Edmund  Huserlit,  pastaj  në ontologjinë si  shkencë filozofike dhe mbi  të qenmen, mbi  atë  që  ekziston.  Sipas  studiuesve  të  ndryshëm (Rene Velek etj.), vepra letrare nuk mund të vlerësohet vetëm në bazë të  mendimeve filozofike,  duke pasur parasysh si  janë strukturuar  mendimet  e tilla.
Tomas Stern Eliot thotë: as Dante, as Shekspiri  në të vërtetë
nuk  kanë  menduar  asgjë.  Dostojevski  dhe  Tolstoi shpesh  janë  shqyrtuar  vetëm  si  filozofë  dhe mendimtarë fetarë.  Në kohën e simbolizmit  në  Rusi paraqitet një shkollë e tërë e kritikëve “metafizikë”, e cila e interpreton letërsinë me anë të qëndrimeve të veta filozofike. Kjo do të thotë se mënyra e organizimit të veprës letrare është ajo që e përcakton edhe vlerën
e saj.


Kritika gazetareske -  është formë specifike e kritikës letrare artistike e cila shkruhet nëpër gazetat e përditshme dhe në ato  periodike letrare e kulturore.
Ajo kryesisht merret  me veprat  letrare,  me letërsinë, artet e tjera, por edhe me radion dhe televizionin. Për nga forma e jashtme kritika gazetareske  është pjesë e gazetarisë, respektivisht e gazetarisë letrare, kurse për nga esenca ajo është pjesë e letërsisë.  Ajo e përcjell krijimtarinë  letrare  bashkëkohore,  veprat  e sapobotuara. Ajo shkruhet për publikun e gjërë lexues, andaj duhet të jetë komunikative. Meqë publikohet në një kënd të caktuar në gazetë, në një kohë të kufizuarnë  radio  apo  televizion,  ajo  duhet  të  jetë  shumë koncize,  duke  i  thënë  vetëm ato  që  janë  qenësore (esenciale) për një vepër letrare, anët pozitive dhe të metat e veprës letrare.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more