Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Këshillat e Llukmanit a.s. Show all posts
Showing posts with label Këshillat e Llukmanit a.s. Show all posts

Këshillat e Llukmanit a.s

Këshillat e Llukmanit a.s

Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi:
- Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde.
- Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde.
- Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd.
- Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

Dy gjëra mos i përmend kurrë:
- Të keqen që ta bën dikush dhe,
- Të mirën që ia bën dikujt.
Dy gjëra mos i harro kurrë:
- Allahun e Madhnum dhe,
- Shtëpinë e përhershme (ahiretin).

Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të
rëndë se borxhi.
I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti.
I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se
nevoja ime për njerëzit.

Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhenetit,
nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të
hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet.
Djali im, mos rri me njerëz të prishur dhe mos u shoqëro me ta.
Frikësohu se po i godet dënim nga qielli e të përfshin edhe ty.
Djali im, rri me njerëz të dijshëm dhe shoqërohu me ta, ndoshta zbret
mbi ta mëshirë e të përfshin edhe ty.
Djali im, shite dynjanë për ahiretin, do i fitosh të dyja, e mos shit
ahiretin për dynjanë, se do i humbësh të dyja.
Djali im, mësoje gjuhën tënde që vazhdimisht të thotë "O ALLAH MË FAL
MUA!"sepse është një çast në të cilin Allahu nuk e refuzon duanë.
Djali im, tek ti të ushqehen të devotshmit, ndërsa në të gjitha çështjet
konsultohu me dijetarët.
Djali im, mos u sill but me injorantin, që të mendojë se je i kënaqur me
punën e tij, dhe kujdes nga neveritja e të mençurit, se do të kthehet ty
(neveritja).
Djali im, bëhu shërbëtor i të mirëve e mos u bëj i dashur i të këqijve.
Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kë po shoqërohesh dhe
mos iu qas asaj që nuk të intereson.
Djali im, shkon në mësimet dhe tubime me dijetarët, se me të vërtetë
Allahu i Madhëruar i ngjall zemrat me dritën e urtësisë sikurse e ngjall
tokën me shi të furishëm.
Djali im, shenjat e ziliqarit janë tri: e përgojon shokun në mosprani,
kur dëshmon, bën lajka, gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit.
Djali im, bëhu i pasur, do të jesh besnik.
Djali im, dynjaja (jeta në këtë botë) është kalimtare, prandaj kalo
nëpër të e mos u mashtro pas saj (ndërtimit në të).
Djali im, vërtet dynjanë e ke lënë mbrapa që kur ke ardhur në të, ndërsa
ahiretin e ke para, prandaj shtëpinë së cilës çdo moment i afrohesh e ke më
afër se shtëpinë që çdo moment i largohesh.
Djali im, nëse dëshiron të zësh shok ndonjërin, së pari hidhëroje, nëse
tregohet i drejtë në ato momente, shoqërohu me të, përndryshe largohu nga
ai.
Djali im, fjala e mirë dhe buzëqeshja jote janë më të dashura te
njerëzit sesa ndihma materiale.
Djali im, shokun vëre në atë pozitë sikur nuk ka nevojë fare për ty,
ndërsa ti për atë çdoherë ke nevojë.
Djali im, mos dëshiro që njerëzit të të lëvdojnë, as mos u jep shkas që
të të fyejnë, ti çdoherë lodhu (përpiqu që t’i ndihmosh), ndërsa të tjerët
të jenë nga ti të qetë.
Djali im, kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton,
prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi.
Djali im, le të jetë nënshtrimi ndaj Allahut tregtia jote, do fitosh pa
harxhuar mall fare.
Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të
të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.
Djali im, largoju së keqes (sherrit), se me të vërtetë e keqja për të
keqen është krijuar.
Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit,
ndërsa ti je në gjumë.
Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn në vende të
këqija, akuzohet, e kush shoqërohet me njerëz të këqij, nuk shpëton dhe kush
nuk e ruan gjuhën e tij, pendohet.
Djali im, mos e humb pasurinë tënde e ta rregullosh pasurinë e huaj, se
vërtet pasuria jote është ajo që e ke dhënë, ndërsa pasuria që ke lënë është
e huaja.
Djali im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe
nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen.
Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh
Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush
refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për
falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm. (përkujtoju popullit
tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i
përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse
nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.
(E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse
vetëm tek Unë është kthimi juaj.
E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk
ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së
kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i
kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për
atë që keni punuar.
O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e
të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta
sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat,
përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të
preferuara.

Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë,
se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri
i gomarit."* (Kur'an - Lukman : 12/19)

keshillat e Llukmanit, keshilla islame, keshille islame, fjale te mencura islame, keshille per religjion, keshilla te fese, feja islame tregime, tregime per fejen islame, keshillat e llukmanit a.s, Llukmani a.s
loading...