Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Bekir Halimi

Lexoj e habitem!

Subhanallah! I Lartësuar qofsh o Allah! Lexoj e habitem! E paskan ftuar Arjan Agushin në bisedë informative! Sa menduam se policia nuk merret me shprehjet e njerëzve dhe se ata kanë liri! Mirëpo po na kthehet shiriti prap. Rrahën studenta, të marrin në biseda informative, ligji përgatitet për burgosje politike! Hajde liri hajde!!!! Por secilit besimtar i mjafton Allahu dhe Ai e nxjerr triumfues! Andaj mbështetju Allahut dhe mos u tut prej askujt! Burimi: Bekir Halimi

Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja

" Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja shkonte i vizitonte shoqet e saja dhe ju dërgonte dhurata, Shoqeve të saja!? Ne gruas tonë nuk ja dërgojmë një dhuratë, Pastaj kta na flasin për romantikë, e kulmi i romantikës ka qenë te Muslimanët para 1400 viteve, Shih pas vdekjes së gruas së vet ka shku ju ka dërgu dhurata shoqeve të gruas vet për dashurinë që ka pas ndaj gruas së vet "   Bekir Halimi

Mbi diturinë

Dituria është themel i çdo vlere dhe burim i çdo virtyti, andaj sa më shumë e shton njeriu diturinë aq më shumë i pakësohen fatkeqësitë dhe problemet, pakësohen hyrjet dhe hilet e shejtanit, nëpërmjet të cilave ia prish adhurimin besimtarit. Ai që humbë shpresën në mëshirën e Allahut, atij i mungon dituria mbi gjerësinë e mëshirës, dhuntive dhe bujarisë së Allahut. Ai që i mburret veprave të veta dhe ka vetëpëlqim, atij i mungon dituria mbi mangësitë dhe dobësinë e vet dhe i mungon dituria mbi sasinë e obligimit që ka ndaj Allahut.   Ai që e humbë kohën në gjera të padobishme ose në gjera me rëndësi të vogël, atij i mungon dituria mbi prioritetet, etj.   Andaj sa më shumë që mëson njeriu aq më mirë e bënë më të mirën dhe largohet nga shumë gabime dhe fatkeqësi.   S'ka gjë me dobi aq të madhe për individin dhe shoqërinë sa dituria dhe nuk ka gjë me dëm dhe prishje më të madhe se sa injoranca.   Për këtë, shkaku kryesor i shumë problemeve është injoranca dhe zgjidhja e t

Nëse në programin tënd ditor nuk janë:

Nëse në programin tënd ditor nuk janë: - dy rekate namaz duha; - lexim një sasi të caktuar të Kuranit; - namazin e vitrit; - fjala e mirë; - një adhurim të fshehtë të cilin nuk e di askush veç Allahut; Atëherë çfarë shije i ka mbetur jetës?! "Shfrytëzo jetën, ajo është nozulli yt". (Përkthim) Burimi: Bekir Halimi

Sa shpesh ballafaqohemi me këso të rinjsh!

Kur e kuptoi rezikun që i sjell mosfalja e namazit filloi të mendoj në vete: si mund të jem musliman kur nuk falem?! Me fillimin e javës do të filloj të falem. Pasi kaloi një javë mendoi në vete: akoma jam i ri, kam para vetes vite e vite që të pendohem dhe të falem. Pasi kaluan disa ditë... Vdiq pa ja filluar të falet. Sa fund i keq! E mashtroi shjejtani me shpresë të gjatë! Kujdes! Mos i prolongo adhurimet, sepse vdekja nuk pret! Ti që nuk falesh pendohu dhe ktheju namazit dhe ti që ke mëkate pendohu dhe braktisi ato. O Allah na dhuro fund të mirë dhe veprat tona të fundit bëri veprat tona më të mira! Amin!  Burimi: Bekir Halimi

Kundër barbarisë në Siri dhe Sarinit në Shqipëri

Allahu, Tebareke ve teala, thotë: وَإِذا قيلَ لَهُم لا تُفسِدوا فِى الأَرضِ قالوا إِنَّما نَحنُ مُصلِحونَ "Kur t’u thuhet: “mos bëni çrregullime në Botë!” ata thonë: “Na vetëm zbatojmë rregullat në Botë!” (El-Bekare:11) Kurse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Mos i bë dëm askujt dhe mos lejo dëm reciprok". Duke u nisur nga këto rregulla fetare dhe nga logjika e shëndoshë për një jetë të shëndetshme, të gjithë duhet të jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, madje edhe ne që jetojmë afër këtij vendi. Allahu na ruajtë nga çdo e keqe! Burimi: Bekir Halimi

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri. Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih. Gjithashtu thotë: "Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën". Muslimi. Gjithashtu thotë: "Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi. Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë. O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut! Burimi: Bekir Halimi

Tre forcat

1- Forca e trupit. Kjo është e përbashkët mes njerëzve dhe kafshëve, porse njerëzit do të japin llogari për trupin në çka e kanë shfrytëzuar siç qëndron në hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2- Forca e mendjes. Kjo është e përbashkët mes besimtarëve dhe jobesimtarëve porse jobesimtarët e shfrytëzojnë mendjen për ta zhvilluar dynjanë, mirëpo në ahiret do të pendohen pse nuk e kanë shfrytëzuar për ta njohur Allahun. El- Mulk: 10-11 3- Forca e zemrës. Kjo është e veçantë për besimtarët. Andaj thirrja e gjithë pejgamberëve dhe dijetarëve pas tyre ka qenë pastrimi i zemrave dhe shërimi i tyre. Burimi: Bekir Halimi

Nëse zhvillojmë...

Nëse zhvillojmë trurin me arsim, shpirtin me fe dhe trupin me sport, formojmë individ të plotë. Kjo duhet të jetë strategji e zhvillimit të arsimit dhe edukimit të fëmijëve dhe rinisë sonë. Bekir Halimi  

Pema e vyshkur

Imam Hatib Bagdadi, rahimehullah, në librin e tij me pak faqe por me shumë kuptim, “Dituria rezulton punën” (اقتضاء العلم العمل), ka cituar një fjalë te Ibën Rexheb Hanbeliut, rahimehullah, ku ai thotë: “Dituria është pemë kurse vepra fryt, andaj nuk llogaritet dijetar ai që nuk punon me diturinë e tij”. Fq. 14. Burimi: Bekir Halimi  

Lype suksesin prej Allahut

Shejh Iben Uthejmini, rahimehullah, thote: "Suksesi nuk eshte shtepi ne te cilen banon, e as person me te cilin jeton, e as veshmbathje te cilen e vesh, por suksesi eshte freski shiu te cilen e lejon Allahu te bie ne jeten tende dhe kur te ndodh kjo nuk vuan asnjehere. Andaj kerkojeni me namaz dhe lutje, duke pate mendim te mire per Allahun dhe pastaj mendim te mire per njerezit. Nese deshiron te kuptosh se ceshtja e suksesit eshte ceshtje e dhurates nga Allahu, krahasoje me dhikrin, permendjen e Allahut, i cili eshte prej adhurimeve me te lehta, por shume pak njerez kane sukses ne marrjen me te" Burimi: Bekir Halimi

Ambicia e një bashkëkohori

E kam pyetur hoxhën: Sa orë kalon gjatë ditës në lexim? U përgjigj: Gjatë ditës lexoi më shumë se 15 orë. I ndaj në nxënie përmendsh, përsëritje dhe lexime të reja. Ky hoxhë është shejh Sulejman Ulvani, Allahu e ruajtë! Një sfidë e rëndë! Allahu na i rritë ambiciet tona! Amin! Burimi: Bekir Halimi  

Kopjojnë njëri tjetrin në krime

Pasi që ushtria e Egjiptit vrau popullin e vet dhe gjeti përkrahje të heshtur nga bota, kjo edhe më shumë e stimuloi kriminelin Esed që të përdorë edhe armë kimike kundër popullit të shtetit ku ai sundonte. Por ata harrojnë se: وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لأَنْفُسِهِمْ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْماً وَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ (178) آل عمران "Të mos mendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues". (Ali Imran: 178). لا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا سَبَقُوا إِنَّهُمْ لا يُعْجِزُونَ (59) الأنفال "Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek". (El-Enfal: 59). وَلا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلاً عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الأَبْصَارُ (42) ابراهيم "

Vlera e namazit të sabahut dhe jacisë me xhemat

عَنْ عُثْمَانَ بنِ عَفَّانَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ : سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ : « مَنْ صَلَّى الْعِشَاءَ فِي جَمَاعَةٍ فَكَأَنَّمَا قَامَ نِصْفَ اللَّيْلِ ، وَمَنْ صَلَّى الصُّبْحَ في جَمَاعَةٍ فَكَأَنَّمَا صَلَّى اللَّيْلَ كُلَّهُ» Uthman ibën Affani, radiallahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Ai që fal Jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falur gjysmën e natës namaz nate, kurse ai që e fal Sabahun me xhemat i llogaritet sikur të kishte falur tërë natën namaz nate". Burimi: Bekir Halimi  

Qajmë një hall me ju…

Sot e falëm namazin e teravisë në një xhami të bukur, të ndërtuar për mrekulli, e re dhe me të gjitha elementet e duhura, çdo gjë ishte në vendin e vet, asgjë nuk i mungonte, përveç xhematit të ri, moshës rinore. Nga i gjithë xhemati që ishin aty, a ishin pesë-gjashtë të rinj ose jo. Ndoshta kanë qenë edhe më shumë, por nuk paraqitshin 10% të xhematit të pranishëm në këtë Xhami. Kur dolëm nga xhamia për tu kthyer kaluam pranë disa kafeve, aty pamë mjaft të rinj, ato ishin përplot, madje mungonin karriget. Më erdhi shumë keq, kisha ndjenja të përziera. U gëzova për xhaminë e re, vepër e cila manifeston kontributin dhe sakrificën materiale për ndërtimin e saj, gjë që dëshmon praninë e besimit dhe vullnetit të mirë, por edhe mërzi e hidhërim me mungesë të rinisë! A thua vallë pse ndodh kjo? Kush është përgjegjës për këtë gjendje? Kush duhet të jep llogari për këtë situatë? Kush duhet të ndërmerr diçka për ta përmirësuar këtë gjendje? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje. Disa përgji

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more