Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha patriotike

Vjersha patriotike

Adem Jashari   Para varrit të komandantit   Erdhën piromanët   Pse   ADEM JASHARI (vjershë tjeter)   Pavarësia e Kosovës  vjersha patriotike,vjershe patriotike,vjershat patriotike,vjershe patriotike,vjersha per heronje,adem jashari  

Pavarësia e Kosovës - vjershë nga Agon Stublla

Pavarësia e Kosovës -  vjershë nga Agon Stublla Muaji më i shenjtë Në vendin tim Është muaji shkurt Me datën 17 për respektim Se kjo ditë është e bukur Për shumëkë në jetë Se Kosova e robëruar Fitoi pavarsinë e vet Këtë pavarësi Nuk do e harroj Kudo që të jem Do ta kremtoj.... vjersha per pavarsi, vjershe per pavarsine e Kosoves, vjershe per pavarsine, vjersha per pavarsi, poezi per pavarsi, pavarsia e Kosoves vjershe, Kosova Pavaresi vjershe, vjersha per pavarsi

ADEM JASHARI - vjershë nga Laura Fazliu

Vizitorë të nderuar nëse doni '' vjersha '' apo '' poezi '' të tjera për Adem Jasharin kliko mbi titu llin e mëposhtëm: '' Vjersha për Adem Jasharin '' ADEM JASHARI - vjershë nga  Laura Fazliu Luftëtar i paepur Që dha jetën për Iiri Populli s’e harron këtë vepër S’e harron heroizmin e tij. Si hero, hero i vërtetë Si një trim, trim me fletë Bëri  vdekjen si me le E dha gjakun për atdhe P ostime t ë ngjashme: Adem Jashari - vjershë nga Albenita Gashi   Adem Jashari vjershë patriotike  vjersha per Adem Jasharin, Adem Jashari vjershe, vjershe per Adem Jasharin, Adem Jashari poezi, vargje per Adem Jasharin, vargje per Ademin, Lufta e Adem Jasharit poezi, vjershe per heroin legjendar Adem Jasharin, Heroi Legjendra Adem Jashari vjershe, Laura Fazliu, vjershe nga Laura Fazliu

Pse? - vjershë për luftën në Kosovë

Pse? - vjershë për luftën në Kosovë Ka shumë e shumë pyetje Drenicakja e vogël Rinë Pse ma vranë qenin Pse ma vranë bagëtinë? Pse ma dogjën fletoren Përplot me vizatime Përse ma vranë lapsin Ai ish pushka ime? Pse ma dogjën shkollën Ç`iu bëri ajo vallë Pse m`i vranë pumat Që më ngelën në shkallë. Pse gratë e botës Që lindin në spitale Nuk e ngritin zërin Për lindjet tona në male?  vjershe per luften ne Kosove,lufta vjershe, vjersha per lufte, lufta e Kosoves poezi, poezi per luften ne Kosove, Kosova, vjershe, Drenica poezi, Poezi per Drenicen

Erdhën piromanët-vjershë patriotike

Erdhën piromanët-vjershë patriotike Erdhën piromanët Edhe në fshatin tim Çdo shtëpi E dogjën me benzinë Këto bisha Karpatesh Gjakpangopura Nuk kursyen shkollën As xhaminë. Erdhën piromanët Me zjarr e thika Nga faqja e dheut Ta fshijnë Dardaninë Shumë prej tyre Në këto shkrepa Lanë eshtrat Kanë bërë hesapin Pa hanxhinë. Mashtrohen  piromanët Gjaku s`na ligështon Nuk nënshtrohemi As sot as kurrë Edhe nëse Kosova Ngelë në qika Edhe nëse në të Nuk ngelë asnjë burrë. vjersha patriotike, vjershe per lufte, vjershe patriotike,  vjershe per piroman, piromani, piroman, vjersha per piroman, 

Para varrit të komandantit - Vjershë patriotike

Para varrit të komandantit - Vjershë patriotike (Një ushtar i bataljonit “Atlantiku”) Larg në Amerikë ishim Mendjen n`Kosovë e kishim, N`jug t`Evropës plakë Kosova digjej flakë. Formuam “Atlantikun” Kaluam Atlantikun, Të veshur me barot Kosovës t`i dalim zot. Rezezat i shporrëm qiellit Për rrezet e ngrohta të diellit, Erdha në Prekaz o trim Edhe sot je komandanti im. Buza më dridhet në vaj Mos më qorto pse qaj, Deri në fund të kësaj bote S`harrohet lavdia jote. vjersha patriotike,vjershe patriotike, poezi patriotike, poezia patriotike, poezi per luften, vjersha per luften ne Kosove, Kosova dhe Lufta, lufta ne Kosove, kosova ne lufte, vjershe per luften,ushtaret e atlantikut,prekazi poezi

Vjershë Patriotike për Komandant Adem Jasharin

Vjershë Patriotike për Komandant Adem Jasharin Re të zeza mbuluan Prekazin Shumë çetnikë e nxinë lëndinën Adem Jashari dredh mustakun Dhe në çark e puth martinën. Në nishan të pushkës së gjatë Pak më tutje Shaban plaku I betuar n`shqiponjë t`flamurit Për të gjallë s`lëvizë nga pragu. Nga frenxhia bërtet Hamza Si kreshnikët në ditë të veta Heu çetnikë ju farë e fëlliqur Jo s`ka vdekur Azem Bejta. Krisën pushkët përnjëherë Si rrufetë që bijnë nga qielli Gjoksin Hamza i vë gjyles N`ato çaste u ndal dielli. Si dragoi zjarr qet nga goja Luftë e këngë Ademi i nisë Sikur kosa që rrëzon barin Rrëzon çetnikët ballëqëndisë. Komandanti është i gjallë Legjendë u bë ky emër Gjithë shqiptarët kudo janë Komandantin e kanë në zemër.     poezi patriotike,vjersha patriotike, vjersha per Adem Jasharin, vjershe per Adem Jasharin, vjersha per deshmore, vjersha per deshmoret e Kombit, deshmoret e Kombit, poezi patriotike,poezia patriotike,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more