Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Flora Brovina

ORA E PARË - Poezi nga Flora Brovina

ORA E PARË Jusufi Jusuf Kanjushë e verdhë Jusuf Gërvalla... mungon Teuta Iliri Agroni Ylli Fadi Fadil Talla... mungon Ylfetja Ylfete Humolli... mungon Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon Kimetja Arsimi Kujtimi Halimi... Halimi... mungon Shpresa Besa Kastrioti Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon Afrimi Afrim Zhita... mungon Vazhdojmë Valbona Shkurta Gjoni Xhevati... Xhevati... mungon Mungon Nesimi Bekimi Afrimi... Afrim Prebreza... mungon Mos më sillni Certifika mjekësore Prindore policore shtetërore Thoni vetëm mungon Me lule do t'ua mjekojmë plagët Do t'i presim Do t'i presim Thoni vetë mungon Do të çelin lule gjaku ora vazhdon...

THIRRJE KOSOVËS - Poezi nga Flora Brovina

THIRRJE KOSOVËS Ç'do të bëj une pa ty Pa ardhjet e shkuarjet e tua Do të harroj të flas Me vetveten Ç'do të bëj une pa ty Pa shikimin në bar Si t'i ngroh gjymtyrët Të ngrira akull Do të më lësh të bëhem plakë Me dhembje duarsh Me dhembje eshtrash Kam frikë kur shkon Ç'do të bëj une pa ty Po nuk erdhe Do të bëhem gurpragu Kallkan do të bëhem Ç'do të bëj unë pa ty

Flora Brovina - Biografia

Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Studimet i filloi dhe mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka botuar disa vëllime me poezi dhe ato janë: ”Vërma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Luleborë” (1988), “Mat e çmat” (1995) dhe “Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez. Flora Brovina - Biografia,Ku dhe kur lindi Flora Brovina,ku i kreu studimet,cilat jane veprat e saj,cilat çmime i morri

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more