Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjalitë e përbëra me bashkërenditje

Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese

• Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese . Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose… ose etj. Në stadiumin e qytetit ose zhvillohen ndeshje futbolli, ose organizohen manifestime sportive. • Para lidhëzave të thjeshta veçuese ose, a, apo nuk vihet presje. Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura gjithmonë vihet presje: Ose nisemi tani, ose nuk shkojmë fare. • Lidhëza apo përdoret kur fjalia është pyetëse: Unë do të shkoj, apo do të shkoni ju?

Fjalitë e përbëra me bashkërenditje

• Fjali të përbëra me bashkërenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë të pavarura që lidhen me njëra- tjetrën me lidhëza bashkërenditëse: Kohët kalojnë dhe njerëzit ndryshojnë. • Të dyja pjesët janë të pavarura mga njëra-tjetra dhe mund të përdoren me vete si fjali të thjeshta: Kohët kalojnë. Njerëzit ndryshojnë.  • Të përdorura si pjesë të fjalisë së përbërë ato lidhen me lidhëzën bashkërenditëse dhe. Nuk do të merren si fjali të përbëra me bashkërenditje, por si fjali të thjeshta me folje homogjene, të gjitha ato fjali kanë dy ose më shumë folje që kanë të përbashkët, përveç kryefjalës, të paktën edhe një gjymtyrë të dytë: Fëmijët dëgjonin dhe zbatonin vetëm fjalët e mësuesit të tyre. • Te fjalitë e përbëra me bashkërenditje, lidhëza bashkërenditëse që lidh dy pjesët (dhe) nuk mund të vihet në krye të fjalisë, pra fjalia e përbërë nuk mund të fillojë me të (Dhe njerëzit ndryshojnë… kohët kalojnë), do të ishte pa kuptim. • Te fjalia e përbërë me bashkër

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ?

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje veçuese ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje.   Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim. Ja i   arrijmë shokët,   ja plasim.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese ?

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse, vetëm se. Para lidhëzës bashkërenditëse kundërshtuese vihet gjithmonë presje.                  Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën.                  Dy shoqet e saj e ndoqën, ndërsa meshkujt qëndruan prapa.                  Fustani ishte shumë i bukur, po nuk më rrinte mirë.

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse ?

 Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse   ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra.     Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..            Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.   cka jane fjalite e perbera me bashkerenditje, cka jane fjalite me bashkerenditje, cka jane fjalite bashkerenditese

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more