Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2015

Si ta kursejmë karburantin në makinë?

  Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e makinës, ndikon në këto harxhime: Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e tërë aparatura po funksionon. Nxehja e motorit – Motori, duhet sa më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti gjatë vozitjes. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni ngadalë, duke lëshuar kompllugun. Nisja dhe ndalja e veturës – Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur kompllugun. Përpiquni që sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje veturën tuaj. Ndërrimi i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë neutrale. Motori duhet të mbahet n

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Në një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi. Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda. Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi. Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps. Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.

Shkencëtari ia injekton vetes bakteren kundër plakjes

Anatoli Brouchkov, një shkencëtar rus, injektoi një bakter rreth 3.5 milion të vjetër në trupin e tij dhe mendon se ka gjetur burimin e rinis së përjetshme. Ai thotë se e ndjen veten shumë të shëndetshëm dhe mjaft energjik, krahasuar me moshën që ka. “Pas eksperimenteve të suksesshme tek minjtë dhe tek disa insekte, mendova se do të ishte interesante që të bëja një hap më tutje. Që kur nisa eksperimentet tek vetja, prej dy vitesh nuk kam ndjerë asnjë shqetësim shëndetësor, qoftë edhe temperaturë”, shpjegoi shkencëtari për ‘The Siberian Times’. Bakteri quhet Bacillus F dhe duket se nuk shfaq ndonjë rrezik për njeriun, që nga momenti që gjendet tek uji i pijshëm dhe që konsumohet rregullisht edhe nga banorët e zonës. “Për shkak të shkrirjes së akujve në veri të Rusisë, bakteri qarkullon në ambient dhe ujëra. Banorët e zonës, po jetojnë më gjatë se pjesa tjetër dhe nuk preken nga gripi. Kështu që nuk ka rrezik për mua”, tha ai. Ajo që ka kryer Brouchkov, nuk është

Çka është Logopedia? - Dr. Agon Bislimi

Mjekesia nukleare, Mjekesia ligjore, Onkologjia, Mjekesia Urgjente, Radiologjia, Biokimia Mjekesore, Biokimia Klinike, Fiziatria, Mjekesi fizikale me rehabilitim, Pulmologjia, Anesteziologjia, Neonatologjia, Pediatria, Dermatologjia, Neurologjia, Psikiatria, Infektiva, Infektologjia, Kirurgjia maksillo-faciale, Oftalmologjia, Otorinolaringologjia, Gjinekologjia, Gastroenterologjia, Endokrinologjia, Reumatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Hematologjia, Urologjia, Ortopedia, Kirurgjia e fëmijëve, Fiziologjia, Patologjia, Anatomia, Anatomia Patologjike,Mjekesi dhe Shkence, Mjekesia, Shkenca, Teknologjia, Letersia, Gjuha shqipe, Analiza, Referate, Komente letrare,qka eshte logopedia, logopedia definicion, logopedia ligjerata, logopedia praktike, logopedia seminare, logopedia konferenca, logopedia simpoziume, logopedia libra, libra logopedia, logopedi shkence, logopedia praktike, praktika e logopedise, ushtrime nga logopedia, me qka merret logopedia, qka studion logopedia,

Ese për dashuri: Gabimisht mos më harro mua

Më fal Artiola, më fal që të dua....çdo ditë e më shumë...nuk e di.....kam pritur e luftuar me vite për ta takuar një vajzë si ju....dhe më në fund kur mendova se e gjeta....edhe e humba....nëse ndjen sadopak diçka ndaj meje....më jep edhe një mundësi....më jep edhe një shancë......të lutem më jep mundësi për ta përmirësuar veten....unë kërkoj falje sinqerisht dhe thellësisht nga zemra dhe shpirti për tërë ato fjalë që ti kam thënë.....Të lutem kuptoje këtë shpirt që të do, kuptoje këtë zemër që rrah orë e çast por që asnjëherë nuk e shuajti ndjenjën për ty, përkundrazi i dha zjarr më shumë që të digjet....të digjet....të digjet deri në pafundësi....unë pendohem çfarë kam bërë.....por....nuk e di....ndonjëherë zhgënjehemi në jetë por ç'ti bësh kështu e ka jeta... Artiola ti je në zemrën time dhe do të jesh përherë dhe të kesh një vend në zemrën e dikujt, do të thotë të mos jesh asnjëherë vetëm....ndonjëherë nuk mjafton dashuria e tepërt sepse edhe teprimi në dashur

How to prepare yourself for spirit communication

Çka është Logopedia? - Dr. Agon Bislimi

Çka është dashuria e vërtetë?

500 GjENE NDIKOJNË NË DËGJIMIN TONË

Sqarimi për humbjen e dëgjimit ,në të shumtën e rasteve ,mund të gjendet arsyeja në gjenet tona.Më shumë se 500 prej gjithësej 30.000 gjene tek njeriu mund të ndikojnë në dëgjim.Organizmi i njeriut përmban 30.000 gjene të cilat i kontrollojnë funksionet e qelizave,duke formuar proteina të ndryshme.Sipas Claes Möller(profesor i audiologjisë në Örebro pranë Univerzitetit të Zvicrës) pohoet se prej gjithësej 30.000 gjeneve tona ,më së paku 5 .000 ndikojnë në procesin e dëgjimit. •Mutacionet e gjeneve shkaktojnë humbje të dëgjimit Nëse një gjen i caktuar posedon çrregullime ,mund të sjellë deri tek joprodhimi i proteinave të duhura ose të prodhohen shumë më pak se sa është e nevojshme.Kjo gjendje ndodhë si rezultat i mutacioneve gjenetike.Prej gjithë njerëzve ,të lindur me dëgjim të dëmtuar ,sëpaku 2 prej 3 rasteve janë të shkaktuara prej mutacioneve të njërit prej atyre 500 gjeneve.Prej humbjes së dëgjimit ,i shkaktuar nga mutacioni i gjenit ,1/3 e rasteve posedojn

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR LOGOPED ?

Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të folurit jo të zhvilluar mirë ,pengesa gjatë shprehjes ,leximit ose të shkruarit ,prindërit dhe personat që çdo ditë kanë kontakt me fëmijët ,shpesh herë nuk e dinë se kur duhet kërkuar ndihmë nga Logopedi (terapisti i të folurit). Çrregullimi i parë ndodhë në formë të një të folure jo aq të zhvilluar dhe zakonishtë parashtrohet pyetja : “Përse femiju im nuk flet”? Kur vërreni se femiju ka ngecje në të zh villuarit normal (rritjen),shprehet me gabime ose rënd shprehet në krahasim me moshatarët ,prindërit shpesh i kaplon stresi.   Kur fëmiju arrin moshën 3 vjecare dhe fillon të shkon në çerdhe ,prindërit përfitojnë mundësi për të bërë krahasimin mes fëmijës së tyre dhe fëmijëve të tjerë dhe atëherë ju bëhet e vetëdijshme se fëmiju posedon çregullim . Atëherë është e duhur që të konsultoheni me logopedin për këshillë. E rëndësishme është që sa më herët të fillohet me tretmanet apo këshillat ,sepse fëmiju në atë periudhë bëhet i vetë

Definimi i Logopedisë

Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve në komunikim human me të cilën nënkuptohet të gjitha ato procese dhe funksione të cilat janë të lidhura me produksionin e të folurit me percepcion dhe produksionin e gjuhës verbale dhe të shkruar, si dhe formave joverbale të komunikimit. (Definicioni i Shoqatës Evropiane të Logopedëve, CPLOL)

Messi Flipbook Art

Mesoni si ta parkoni veturen

Çka është Gjarpëri?

Gjarpëri  është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t’iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.  Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.

Kësi goli shënohet një herë në karrierë (Video)

Andre-Pierre Gignac ka shënuar një super gol në elitën e futbollit meksikan Andre-Pierre Gignac po shkëlqen në Meksikë, ku gjatë verës së shkuar u transferua te skuadra, Tigres UANL. Ish sulmuesi i Marseilles, ka shënuar një super gol në fitoren e Tigers ndaj Jaguares Chiapas (2:1). Pa dyshim se ky është goli më i mirë i francezit në karrierë.

Zgjerimi i fushave te interesit tek femijet me autizem

Femijet me autizem, si pjese e problematikes se tyre, angazhohen ne sjellje perseritese ose te kufizuara dhe kane fusha shume te ngushta interesi. Zgjerimi i ketyre fushave te interesit, sidomos ne drejtim te lodrave dhe lojerave eshte nje objektiv i rendesishem i programit qe sjell shume efekte pozitive. E para, kjo ben qe sjelljet e pershtatshme te rriten dhe ato te papershtatshmet te reduktohen. E dyta, zgjerimi i fush ave te interesit tek keta femije rrit fleksibilitetin ne situata dhe ambjente te reja sociale. E treta, shtimi i perforcuesve te rinj ne programin ABA ndihmon ne parandalimin e ngopjes nga perforcuesi (merzitja me te njejtin perforcues) ose ne katgorizimin e perforcuesve sipas shkalles se prefernces qe ka femija per to ne menyre qe me te prefruarat te perdoren per detyra me te veshtira dhe ato me pak te preferuara, per detyra me te lehta. Stocco, Thompson, and Rodriguez (2011) kane treguar ne studimin e tyre se terapistet tentojne t'iu ofrojne s

Sjelljet sfiduese tek femijet me autizem

Sjellje sfiduese quhen te gjitha ato sjellje te femijes qe jane te rrezikshme per te, per personat e tjere perreth, ose qe e pengojne femijen te angazhohet ne komunitet. Femijet me autizem apo Asperger mund te "thyejne rregullat" e lidhura me lojen e ndershme, ndarjen e gjerave me te tjeret, mbajtjen e radhes, dhe menyren si dhe kur shfaqin emocion. Ata po ashtu kane veshtiresi ne interpretimin dhe pergjigjen ndaj komunikimit joverbal , kane veshtiresi te percaktojne kur te flasin dhe si te komunikojne nje ceshtje, si dhe kane veshtiresi te kuptojne sjelljen etike ndaj pjeseve intime te trupit. Sjelljet sfiduese, pervec te tjerave, perfshijne edhe: • Mosbindjen • Agresionin fizik • Agresionin verbal • Vetelendimin • Shkaterrim objektesh • Agresionin seksual Pse ndodhin sjelljet sfiduese? Procesi i rritjes kerkon respektimin e nevojave te njerezve te tjere dhe balancimin e tyre me ato te vetvetes. Femijet me autizem kane veshtiresi te medha ne kete a

Terapia ABA nxit aftesite e femijeve me autizem

Analiza e Aplikuar e Sjelljes (ABA) eshte nje metode shkencore per modifikimin e sjelljes. Terapia ABA bazohet ne parimin se nderhyrja ne nje reagim te femijes qe eshte i lidhur me nje sjellje te caktuar, ben qe ajo sjellje te modifikohet dhe te kontrollohet. ABA perdor metoda biheviorale per te matur sjelljen, per te mesuar aftesi funksionale dhe per te vleresuar ecurine. Shume studime kane treguar se teknikat e terapise ABA j ane nje zgjedhje e duhur per trajtimin e veshtiresive ne sjelljen e femijeve te spektrit autik. Qellimi i kesaj terapie eshte gjetja e nje menyre per te motivuar femijen dhe perdorimi i startegjive te ndryshme dhe teknikave te perforcimit pozitiv ne menyre qe seancat te jene te kendshme dhe produktive. Ne programet ABA qellimi eshte te rritim dhe te pergjithesojme aftesite e gjuhes, lojes dhe socializimit, ndersa reduktojme sjelljet e papershtatshm qe pengojne te mesuarin. Rezultatet jane te dukshme. Shume femije me autizem te cilet kane sje

Femija im me autizem flet, po pse nuk komunikon?

Personat me autizem mund te jene plotesisht joverbale, mund te kene gjuhe shprehese te kufizuar ose mund te flasin shume. Pavaresisht aftesive te tyre verbale, perdorimi i gjuhes ne situata sociale eshte gjithmone nje veshtiresi per ta. Kjo ndodh sepse ata perballen me nje sfide te dyfishte: veshtiresine e tyre per te shprehur idete e tyre ne menyre te qarte dhe veshtiresia e te tjereve per t'i kuptuar dhe per t'i pranuar ata. Pse has veshtiresi me komunikimin social nje person qe mund ta perdore gjuhen shprehese? Kjo ndodh sepse gjuha sociale perfshin gjuhen trupore (shikimi ne sy, gjestet me duar, statura trupore etj), gjuhen pragmatike (perdorimi i nje gjuhe sociale te kuptueshme), shprehjet metaforike, gjuhen joformale, intonacionin e ndryshem, volumin dhe prozodine (ngritjet dhe uljet e zerit). Po ashtu komunikimi kerkon qe folesi te pershtase llojin e gjuhes shprehese sipas situates (formale ne shkolle, joformale me shoket etj). Personat me autizem zako

4 arsye pse aktivitetet e femijeve tipike nuk funksionojne per femijet me autizem

1. Aktivitetet tipike perfshijne femijet e zhvillimit tipik, prinderit dhe mesuesit. Keta persona rralle here dine dicka rreth autizmit dhe mund te behen te paduruar, te frustruar, dhe madje te pasjellshem kur femija nuk bashkepunon. 2. Aktivitetet tipike zakonisht kerkojne nje nivel te mire te intuites sociale dhe te deshires per tu angazhuar, tipare te cilat nuk i kane femijet autike. Per she mbull ne oren e edukimit fizik, mesuesi pret qe nje 3-4 vjecar te kuptoje konceptin e lojes me skuadra, konceptin e fitores nepermjet golave, dhe pranimin e euforise dhe duartrokitjeve te tifozeve. Femijet me autizem, per arsye te ndryshme, nuk i njohin keto koncepte ndaj e gjithe kjo eksperience do t'iu duket nje kaos. Megjithese femijet me autizem mund te gjuajne topin dhe te vrapojne, ata kane nevoje per instruksione ne grupe te vogla apo vetem per vetem me terapistin per te kuptuar keto koncepte dhe per te ndertuar keto aftesi qe bashkemoshataret e tyre i marrin lehtes

Efektet anësore të mjekimeve për sjelljen

Efektet anesore tek mjekimet e dhena per te trajtuar axhitimin dhe probleme te tjera te lidhura me sjelljen e femijeve autike jane te shumta dhe shqetesuese. Keto mjekime nuk duhet te konsideriohen pa shqyrtuar te gjitha alternativat e mundshme jomjekesore per te trajtuar problemet e sjelljes. Shumica e mjekeve duke qene te pafamiljarizuar me autizmin dhe me veshtirsite qe kane keta persona per te shprehur shqetesimet e tyre, tentojn e te mos marrin shume kohe per te studiuar shkaqet e sjelljeve problematike. Eshte e rendesishme qe te perjashtohen te gjitha shkaqet shendetesore, emocionale dhe ambjentale perpara se te konsiderohen mjekimet psikiatrike. Kontrolloni nese femija me autizem eshte ne gjendje te mire shendetesore. Eshte me shume rendesi po ashtu te evidentoni situtat stresuese per te; presioni ne ambjentet shkollore apo parashkollore. Vezhgoni me kujdes ambjentin ne shtepi. Sjelljet sfiduese te femijes mund te jene nje reagim ndaj zhurmave, dritave, apo ko

Prova të qarta se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’ Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’. Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët Më 10 tetor të vi

Shkencëtarët: Toka mbrohet nga një forcë e padukshme

  Ndonëse mund të tingëllojë paksa sikur filmat fantazi, mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë bërë të ditur që pas një studimi të bërë kanë zbuluar që planeti ynë është i mbështjellë nga dy shtresa, në formë të unazës, shtresa të cilat janë të mbushura me protone dhe elektrone, duke mbrojtur kështu tokën. Barriera e padukshme, që ndodhet rreth 11.600 kilometra mbi tokë parandalojnë futjen e elektroneve me energji të lartë në atmosferën e tokës. “Duket sikur këto elektrone futen në një hapësirë, të rrethuar nga një xham”, ka thënë profesori Daniel Baker. “Ngjashëm me fushat, të cilat i shohim në “Star Trek”, që përdoren në film për të parandaluar futjen e alienëve në planetin tonë”.

7 mistere e pazgjidhura nga shkenca

Pavarësisht evoluimit të shkencës, edhe sot ka gjëra të cilave nuk ju janë dhënë shpjegime nga ana e shkencëtarëve. Një ndër to është se për krijimin e një domateje duhen 30 mijë gjene, ndërsa njerëzit vetëm 20 mijë, kjo ende mbete një mister. Ja cilat janë 7 misteret që shkenca nuk u jep dot shpjegim: Pse duhen më shumë gjene për ta krijuar një domate sesa një njeri? Domatet kanë më shumë se 30,000 gjene, ndërsa njerëzit kanë mes 20,000 dhe 30,000. Kjo temë ka ekzistuar tash e sa vite dhe ndryshe njihet edhe si paradoksi C-value. Në vitin 2003, botanikët kishin vendosur ta quanin këtë ‘enigmë’ dhe asnjëherë nuk është dhënë një definicion i saktë rreth kësaj. Prandaj është e vërtetë që domatet janë shumë interesante. Pse më shumë njerëz shkruajnë me dorën e djathtë sesa të majtë? Statistikat tregojnë se 70-95% e njerëzve shkruajnë me të djathtën, dhe 5-30% të njerëzve shkruajnë me të majtën. Megjithatë, shkenca ende nuk ka mundur ta jap një definicion të qartë

Krijohet pajisja për leximin e mendimeve

  Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur që me sukses të zhvillojnë harduerin dhe softuerin e një pajisjeje, e cila kap fjalët të cilat ju i dëgjoni dhe për të cilat mendoni.  Sistemi punon përmes kapjes së aktivitetit të neuroneve në tru, kryesisht të atyre që janë të lidhura me fjalët dhe pastaj këto veprime të neuroneve përkthehen në fjalë. Hulumtuesit kanë shpresa që një ditë programi të përdorët për të komunikuar me njerëzit të cilët nuk mund të flasin. Hulumtuesit e kanë testuar sistemin duke e përdorur në aktivitetin e trurit të pacientëve, të cilët vuajnë nga epilepsia. Secilit pacientë i janë dhënë detyra që të lexojnë nga një tekst, teksa shkencëtarët kanë vëzhguar aktivitetin e tyre trunor, në përpjekje të leximit të mendimeve, përmes pajisjes në fjalë. Përkundër faktit që pajisja është në fazat fillestare të zhvillimit, shkencëtarët kanë bërë të ditur që kanë arritur që me sukses t’i identifikojnë disa fjalë.

Si të përballohen me sukses katër fazat e dashurisë

Nga të magjepsurit e deri te dashuria e sinqertë dhe e fuqishme,  secila lidhje intime kalon nëpër disa faza. 1. Euforia e të dashuruarit Zakonisht zgjatë rreth 6-9 muaj, ku partnerët përfshihen nga një tërheqje e parezistueshme. Partneri na duket perfekt, defektet e tij na duken të parëndësishme ose të pranueshme, tregojmë anën më të mirë të vetes dhe emocionet që ndjejmë nxisin një energji që na heq gjumin, oreksin dhe lodhjen. Këshillë: Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një lidhjeje, sepse dopamina nxit ndjenja të këndshme dhe është neurotrasmetuesi i parë në tru për emocionet, që na lejon të ‘memorizojmë’ ato sjellje pozitive. *** 2. Simbioza e dashurisë romantike Lidhja nis të stabilizohet. Filloni të ndani çdo gjë edhe momentet dhe emocionet negative. Të dashuruarit tentojnë të izolohen dhe partneri bëhet më emotiv, falë një mirëkuptimi që keni me njëri tjetrin. Këshillë: Mos idealizoni partnerin duke e ndërtuar atë ashtu siç ju e

Çelësat e lidhjes së suksesshme të dashurisë

Asnjë lidhje nuk është krevat me trëndafila. Mosmarrëveshje, zënka, frika dhe dyshime janë disa nga problemet e lidhjeve me të cilat përballen shumë çifte. Çelësi i lidhjeve të suksesshme është të siguroheni se ata janë minimale.   Ka shumë çelësa deri te lidhja e suksesshme e dashurisë dhe ata janë: Komunikimi   Komunikimi i mirë është një nga ata çelësa të lidhjes së suksesshme. Kur nuk ka ose ka pak komunikim në një lidhje , atëherë mund të dal në sipërfaqe jolumturia. Si mund të jetë i gabuar komunikimi në një lidhje? Mund të filloj nga diçka negative, që mund të jetë nga thënia e diçkasë sarkastike, ndonjë veprim , që është jashtë normave si sjellja misterioze ose mundimi i tepërt të kënaqet partneri. Nëse këta çështje nuk shprehen haptas, atëherë do të shfaqen dyshimi dhe ndjenjat negative. Të ushtrosh komunikim të mirë do të thotë të flasish haptas për ndjenjat e tuaja pa mos u mëritur se a do të jesh e keqkuptuar nga partneri. Për shembull nëse nuk dëshiron

Maher Zain Best Song

Alieni tenton të hyjë në një shtëpi

Një burrë 60-vjeçar, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri, ka thënë se një krijesë që nuk dukej të ishte njeri, kishte tentuar që të hynte në shtëpinë e tij në të njëjtën natë kur ishte parë edhe UFO-ja, e cila më pas ishte bërë e njohur me emrin “Phoenix Lights”. Njeriu i cili deri më tani nuk kishte folur për këtë ngjarje, tani thotë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij të vogël në një zonë rurale, rreth 18 milje në veriperëndim të Tucson. Alieni ia nxjerr gjumin “Rashë në shtrat rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Por, gjumi më doli nga zhurma e shkaktuar nga dikush që donte ta hapte dritaren e banjës”, thotë ai në një raport të dorëzuar në rrjetin “Mutual UFO Network”. Njeriu thotë se e kishte ndjenjën sikur dikush donte t’i bënte keq, prandaj edhe e kishte marrë një armë që ta mbronte veten. Ai thotë se, me qëllim që ta ndalte personin që të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte ndezur dritat e jashtme. “Pasi që i ndeza dritat e jashtme, mbeta i trondit

Arsyeja shkencore pse nuk duhet të pish ujë para se të flesh mund të të çudisë

Pse nuk duhet të pish ujë para gjumit? Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën e tyre. Ndërsa je duke ndjekur televizor, duke dëgjuar muzikë, lexuar apo duke ngrënë diçka të lehtë mund të të vijë gjumi. Shumica e njerëzve pinë shumë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës. Ndërsa shumë thonë se duhet të pish ujë para gjumit, të tjerë thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit. Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikojë që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë dhe, siç dihet, një gjumë i qetë është shumë i rëndësishëm. Në varësi të gjithsecilit, uji para se të flesh mund të bëjë që gjatë natës të zgjohesh për të shkuar të paktën një herë në tualet. Nëse zgjohesh gjatë natës, sa minuta më pas duhen që të të zërë sërish gjumi? Doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe n

Si të mbani një lidhje në distancë

  Lidhja në distancë e dy të dashuruarve mund të bëhet më e fortë nëse mes tyre ekziston besimi, por edhe komunikimi i afërt e i vazhdueshëm. Mos i humbisni këto këshilla… Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit, që mund të bjerë viktimë e disa kurtheve të saj. Kilometrat që e ndajnë çiftin janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Ja disa sugjerime për një histori jetëgjatë, edhe pse njëri mund të jetë në veri dhe tjetri në jug dhe koha për t’u parë është reduktuar në minimum. Kontakti fizik Duke e jetuar lidhjen në largësi, kontaktet fizike e çojnë atë në një marrëdhënie më shumë miqësore se sa pasionante. Ju duhet të përpiqeni të gjeni kohë dhe hapësirë ​​për t’u takuar (për shembull nëse jeni shumë larg njëri-tjetrit, udhëtoni të dy në të njëjtën kohë për t’u takuar në një vend të tillë që bie mes vendb

Disa këshilla për lidhjen në largësi

  Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi? Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky "dikë" të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde. Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër. Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largës

28 Nëntori

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptaët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë. Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur

Maher Zain Best Song

Jeta pas vdekjes ekziston, thonë shkencëtarët amerikanë

Shumica prej nesh kemi pasur ndjesinë e një përvoje pranë-vdekjes. Problemi është se deri më tani nuk ishte bërë ndonjë studim i gjerë shkencor mbi këtë çështje. Studimi i ndërgjegjësimit, që filloi më 2008, shikoi në thellësi rreth 2000 pacientë nga 15 spitale në Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe Austri të cilët kishin përjetuar arrest kardiak dhe nga i cili kishin shpëtuar. Çfarë ata gjetën ishte se rreth 40% e këtyre pacientëve kishin përjetuar një lloj të vetëdijes ndërsa nuk kishin qenë të gjallë, që do të thotë se ishin klinikisht të vdekur. Studimi, i udhëhequr nga Dr. Sam Parnia nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, gjeti se vdekja nuk është një moment i veçantë, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas ndonjë sëmundje të rëndë apo ndonjë aksidenti ku zemra, mushkëritë dhe truri pushojnë së funksionuari. Kjo do të thotë se vdekja në vetvete nuk është fundi i njeriut, por një fillim i ri. Shumë persona të cilët kanë përjetuar një përvojë pr

Efektet pozitive të dardhës

  Si çdo stinë e vitit edhe vjeshta i ka përparësitë e saj, veçanërisht për begatinë e madhe të frutave të cilat na jepet mundësia t’i konsumojmë. Dardhat ofrojnë burim shumë të mirë të fibrave, vitaminave B2, C, dhe E, bakrit dhe kaliumit. Dardhat poashtu janë të pasura me pektin, element ky me rëndësi për uljen e kolesterolit në gjak dhe tonifikimin e zorrëve. Cilësi shumë pozitive e dardhave është gjithashtu fakti që gjasat për të shkaktuar alergji nga konsumimi i tyre janë shumë të vogla në krahasim me frutat tjera. Preferohet që dardhat t’i konsumojmë pa ua hequr lëvoren pasi që përmbajtja e fibrave qëndron kryesisht aty. Për më tepër, është një nga frutat që mund të konsumohet edhe nga të miturit ose foshnjat. Disa nga efektet pozitive të dardhave për shëndetin janë; ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i kancerit si pasojë e përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe bakrit të cilët veprojnë si antioksidant dhe i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Dobi t

Ky është audicioni më i çmendur që keni parë ndonjëherë [VIDEO]

Këto audicione janë nga talent shoë të ndryshëm anë e mabë botës Këta konkurrentë janë thjesht të mahnitshëm.

FREE CONVERSATIONAL HYPNOSIS CLASS : Unbeatable Conversational Hypnosis ...

Thënie të ndryshme - Fjalë të urta popullore

Daja dajë, djathi me pare Dajaku ka dalë nga Xheneti Dardha e ka bishtin prapa Dardhaxhisë, dardha mos i shit Darka e lehtë, gjumi i lehtë Dasëm pa mish nuk bëhet Dasma e shokëve dhe lufta e huaj, janë të lehta Delet që ndahen nga tufa, i han ujku Dembelin dhe fukarallëkun e gjen në një grazhd Dera e burgut çilet, ndërsa ajo e vorrit jo Derri qengja nuk pjell Deshi, s’deshi, qeshi Deti në këmbë s’kalohet Deti me shkop nuk turbullohet Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala Dëbora është e bukur por të than këmbët Dëgjo ç’thotë i pari, por mos e harro të fundit Dëm i njërit, fitim i tjetrit Dëshira lind zotësinë Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës Dhëmbët e shëndoshë, pleqëria e fortë Dhia është lopa e fukarait Dhjamë nga pleshti s’nxirret Dija është dritë, padija terr Dikush përgjigjen e ka në gojë, dikush në xhep e dikush në shtëpi Dikush është fukara përjashta e zengin përbrenda Dikush është zengin përjashta e

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more