Skip to main content

Çelësat e lidhjes së suksesshme të dashurisë



Asnjë lidhje nuk është krevat me trëndafila. Mosmarrëveshje, zënka, frika dhe dyshime janë disa nga problemet e lidhjeve me të cilat përballen shumë çifte. Çelësi i lidhjeve të suksesshme është të siguroheni se ata janë minimale.
 

Ka shumë çelësa deri te lidhja e suksesshme e dashurisë dhe ata janë:

Komunikimi
 

Komunikimi i mirë është një nga ata çelësa të lidhjes së suksesshme. Kur nuk ka ose ka pak komunikim në një lidhje , atëherë mund të dal në sipërfaqe jolumturia. Si mund të jetë i gabuar komunikimi në një lidhje? Mund të filloj nga diçka negative, që mund të jetë nga thënia e diçkasë sarkastike, ndonjë veprim , që është jashtë normave si sjellja misterioze ose mundimi i tepërt të kënaqet partneri. Nëse këta çështje nuk shprehen haptas, atëherë do të shfaqen dyshimi dhe ndjenjat negative. Të ushtrosh komunikim të mirë do të thotë të flasish haptas për ndjenjat e tuaja pa mos u mëritur se a do të jesh e keqkuptuar nga partneri.
Për shembull nëse nuk dëshiron të shkosh me të te mbrëmja , që e organizojnë shokët e tij, atëherë tregoji arsyet pse nuk dëshiron të shkosh. Ndoshta nuk dëshiron të shkosh për shkak të ndonjërit , që do të jetë në atë mbrëmje. Kur do të flitni për këtë , atëherë dy gjëra mund të ndodhin. E para është se mund të mos ju keqkuptoj dhe të mos e konsideroj si diçka personale. Dhe e dyta mund të ju kuptoj se atë qe e ndjeni është e vërtet dhe partneri juaj do të ju kuptoj juve dhe arsyen tuaj pse nuk dëshironi të jeni atje.


Besimi
 

Një lidhje pa besim është një lidhje e mbushur me dyshime. Besimi nuk do të thotë ta pyetni partnerin për synimet e tij. Besimi do të thotë ti besoni partnerit tuaj. Besimi nuk do të thotë të bëheni të dyshimtë për sjelljen e partnerit tuaj. Ti besoni njëri-tjetrit krijon një lidhje të shëndoshë.

Pranimi
 

Askush nuk është i përsosur dhe të gjithë jemi rritur me një pako të besimeve dhe shprehive. Është me rëndësi të mos përqeshish, por të mësosh ti pranosh besimet dhe shprehitë e tjetrit.

Respekt
 

Është me rëndësi të ketë respekt të dyanshëm në një lidhje. Të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe respektimi i dallimeve të njëri-tjetrit është çelësi i lidhjes së suksesshme.

Dëgjo
 

Shumë lidhje dështojnë për shkak se çiftet nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë ta dëgjoni formalisht partnerin tuaj, por me shume kujdes dhe vëmendje.  
Dashuro
 

Krijo dhe mirëmba lidhje dashurie. Gjeni kohë për njëri-tjetrin. Shkoni ecni bashkë, shkoni në kinema bashkë ose thjeshtë bëni një bisedë intime sëbashku. Befasojeni njëri-tjetrin me veprime dhe dhurata të mrekullueshme.
 

Lidhja e suksesshme e dashurisë sjell harmoni në jetën tonë. Ajo nuk na bën vetëm të lumtur si çift, por efekti pozitiv rrjedh edhe në sferat tjera të jetës.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more