Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjalia pyetëse

Cilat janë format e fjalisë ?

Cilat janë format e fjalisë ? Fjalitë dëftore, pyetëse, nxitëse dhe dëshirore mund të paraqiten në shumë forma: veprore ose pësore, pohore ose mohore dhe thirrmore. Fjalia është në formën veprore, kur folja e saj është e formës veprore dhe është në formën pësore, kur folja e saj është e formës joveprore (ose pësore). Në formën mohore të fjalisë mohohet një pohim. Pra, fjalia e formës pohore pëson një shndërrim mohor. Fjalitë bëhen thirrmore kur shoqërohen me një ndjenjë të fortë kënaqësie, habie, frike, zemërimi etj.  cilat jane format e fjalise, forma veprore, forma joveprore, fjalia ne formen veprore, fjalia pohore, fjalia mohore, fjali thirrmore, fjalia paresore

Çka është fjalia pyetëse ?

Çka është fjalia pyetëse ? Fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje.  Këto fjali përdoren dendur në dialog, sepse bashkëbiseduesit për çdo pyetje që bëjnë, presin një përgjigje.   Dallohen tri lloje fjalish pyetëse:   Fjali pyetëse tërësore Fjali pyetëse të pjesshme Fjali pyetëse retorike.  Fjalia është pyetëse tërësore, kur bashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisë pyetëse: - Ishe sot te mjeku? Po. (Isha.)   Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi ka njohuri për atë që pyet, por ai do të mësojë më shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepet përgjigje me po ose jo, por me një ose disa fjalë: - Ç’muaj është tani? – Janar. Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyet pa pritur që të marrë përgjigje: - Ç’të presësh nga ti? ceshte fjalia pyetese, cka eshte fjalia pyetese, cfare eshte fjalia pyetese, cka eshte fjali pyetese, cfare ku

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more