Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ernest Hemingway

Plaku dhe deti - Analiza

Romani “Plaku dhe deti” kritikë letrare apo analizë letrare Romani “Plaku dhe deti” Vepra “ Plaku dhe deti ”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë , herë roman , është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh , një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli '' Plaku dhe deti '' , po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more