Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2014

Kushtrim për skuqje

Adem Demaçin për një libër të botuar e burgosën ata që nuk merrnin fare erë prej librave, aq më pak prej urtësive që shëmbëllente libri. Ndërsa Sejid Kutubi po për një libër shkoi në burg dhe pastaj vetëm pse nuk u pendua për fjalët prej zemre që i kishte hedhur mu në thellësinë e krahërorit të atij libri, sypatrembur shkoi drejt litarit. Kurse unë dhe ti, mua dhe ty që askush nuk do të na burgos e nuk do të na var nëse lexojmë dhe shkruajmë libra, përse v allë jemi shkurorëzuar padrejtësisht prej librit? Si nuk skuqemi të paktën? Si nuk i kujtojmë ata që librin e shkëmbyen me lirinë? Ata kishin dhënë lirinë për ta ruajtur librin, ngaqë kishin kuptuar se leximi është pararendës i lirisë, madje leximin dhe shkrimin ata e kishin kuptuar si liri përgjatë asaj ecejake. Kurse unë dhe ti, humbëm lirinë duke qenë të lirë, sepse me përbuzje dhe me asnjë arsye fërfëlluam librin, brenda të cilit gjendej leximi, në thellësinë e të cilit rridhte rrëshira e urtësive. Shkruan: Ilja

Çfarë janë shytat apo parotiti?

Çfarë janë shytat? Shytat apo parotiti është/janë një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus.  Si përhapen shytat? Virusi që shkakton shytat apo parotitin jeton në hundën, gojën dhe fytin e njeriut. Ai mund të përhapet nëpërmjet ajrit kur njerëzit kolliten ose teshtijnë. Shytat mund të përhapen gjithashtu nëpërmjet kontaktit me sekrecione të infektuara. Njerëzit mund t’ua ngjisin sëmundjen të tjerëve 1 deri në 2 ditë para se të fillojnë simptomat e sëmundjes dhe deri në pesë ditë mbasi të ketë filluar sëmundja e tyre.  Cilat janë simptomat e shytave? Simptomat më të zakonshme janë temperaturë jo shumë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje e gjendrave të pështymës (të ndodhura në faqe, nën vesh dhe nën nofull). Një në çdo tre veta me shyta nuk ka ënjtje të gjëndrave të pështymës. Simptomat mund të paraqiten 12 deri në 25 ditë mbas kontaktit me një person të infektuar (zakonisht 16 deri në 18 ditë).

Nëse unë e dua shumë librin

Nëse unë e dua shumë librin, ndërsa ti që më do shumë mua, skajshmërisht e urren librin, qoftë vetëm me vepër, atëherë dyshoj se më dashuron! Kjo është aforizëm për ata burra që vetë sikur macja pas miut vrapojnë për dituri, ndërsa gratë e tyre kurrë nuk i pyesin se si i kanë punët me lexim. Burimi: Iljasa Salihu

Besimin e pranuar prej votuesve duhet ta dëshmosh, përndryshe do të na dëmtosh!

Besimin e pranuar prej votuesve duhet ta dëshmosh, përndryshe do të na dëmtosh! Duket se populli e ka kuptuar se më mirë është të kuptohemi sesa të grindemi mes veti; më mirë të sqarojmë sesa ta mallkojmë paditurinë. Më vjen mirë që populli e ka kuptuar se përkatësia kombëtare është më e madhe se ajo partiake. Kemi parti të ndryshme, por kombësinë e kemi të përbashkët, aq më tepër kur dihet se adhurojmë vetëm Zotin dhe se vetëm Atij i kërkojmë falje, sepse vetëm Ai është Falës dhe Mëshirues. Ai na krijoi njerëz me përkatësi kombëtare shqiptare, ndërsa përmes fesë Islame na nderoi, duke na treguar rrugën në të cilën duhet ecur, ndaj të mos mohohet e gjithë kjo gjë madhëshore për hir të asaj që erdhi shumë më vonë! Unë sot pashë një atmosferë shoqërore në fshatin tim. Njerëzit votonin lirshëm. Përshëndeteshin njëri me tjetrin vëllazërisht, edhe pse kishin përcaktime të ndryshme partiake. Dhëntë Zoti të ecën puna kështu deri në fund! Burimi: Iljasa Salihu

Shqiponja me dy koka i ka fajet. Prej në dykokësinë e shqiponjës shihej përçarja jonë

Shqiponja me dy koka i ka fajet. Prej në dykokësinë e shqiponjës shihej përçarja jonë Nga ajo që lexoj dhe nga ajo që kundroj, ndoshta padrejtësisht më është krijuar një përshtypjeje se si shqiptar kurrë nuk kishim qenë burra e njerëz të drejtë. Edhe atëherë kur kishim mundësi të bënim diçka së bashku për të mirën tonë të përgjithshëm, doli ndonjë kastravec me një tufë trangujsh përmbrapa që ta gulçonte rrjedhën e ujit që ishte nisur për në mullirin tonë. Në luftë ishim të përçarë. Disa luftonin e disa vriteshin, kurse disa të tjerë thoshin se kjo luftë është kot fare. Në paqe, fatkeqësisht shumë prej atyre që ngritën ngrehinën e paqes, po në këtë periudhë u harruan dhe u anashkaluan. Meqë nuk arritëm të bëheshim bashkë, pala tjetër na mundi atje ku fitoren e kishim të sigurtë. Nëse nuk mbushemi me mend, atëherë mendja jonë do të mbushet me pamend! Burimi: Iljasa Salihu

Nissan shpik makinën që vetëpastrohet

                    Gjigandi japonez i makinave, Nissan, ka shpikuar makinën që vetëpastrohet. Ata pretendojnë se shumë shpejt lavazhet e makinave do i përkasin të shkuarës. Bëhet fjalë për një bojë inovative me teknologjinë nano. Ky do jetë një opsion që do i shtohet makinës suaj, nëse e dëshironi, dhe do të kushtojë rreth 750 dollarë. Një zëdhënës i kompanisë tha se boja e re e heq vetë papastërtinë nga makina. Kjo bojë njihet edhe si hidro- fobike, që do të thotë se nuk e mban ujin dhe vajin. Burimi: Indeks Online  

Si e ndihmon ecja shëndetin?

                       Ecja në ritëm të lehtë është forma më e mirë e ushtrimeve aerobike, që këshillohet nga ekspertët për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Por çfarë në të vërtetë bën ecja? Duke qenë një stërvitje aerobike, rritja e nevojës për oksigjen (nga ajri) shton ritmin e zemrës tuaj dhe bën që ajo të jetë e gatshme të pompojë më shumë gjak gjatë një të rrahure dhe rrit qarkullimin e gjakut nëpër trupin tuaj. Kjo sjell më shumë oksigjen dhe lëndë në trurin tuaj dhe organet tjera të rëndësishme, rrit aftësitë e mushkërive për të thithur oksigjenin, ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon reduktimin e yndyrave trupore. Ecja është gjithashtu një aktivitet i cili bart peshën trupore; ajo mban eshtrat tuaj të shëndetshëm duke i angazhuar muskujt dhe eshtrat kundër gravitetit. Nga kjo kuptohet se ecja ndihmon edhe në uljen e rrezikut nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave.  Burimi: Indeks Online

Konsumoni banane me pika të errëta

                                   Paraqitja e pikave të errëta është shenjë se ajo është pjekur tepër, por ekziston edhe një arsye për shkak të së cilës do të duhej t’i konsumoni bananet e tilla. Njollat e errëta në banane zakonisht konsiderohen si shenja që bananja më nuk është e mirë dhe e shijshme. Megjithatë, e vërteta është krejtësisht më ndryshe: studimet zbulojnë që njollat e errëta në banane përmbajnë faktorin e nekrozës së tumorit (FNT). FNT-ja ka aftësinë që të luftojë kundër qelizave anormale në organizëm, e me vetë këtë vjen edhe deri te përmirësimi i sistemit të imunitetit. Për fat të keq, konsumimi i bananeve me njolla të errëta nuk u rekomandohet atyre që vuajnë nga diabeti, ndërsa niveli i mikronutrienteve nuk është aq i lartë si te bananet me ngjyrë të verdhë. Në përgjithësi bananet përmbajnë vitamina B6 dhe C si dhe kalium, janë të pasura me fibra dhe sheqer natyral. Një banane e madhësisë mesatare përmban 105 kalori dhe është shumë e mirë

Analiza e veprës ''Dhelpra e Trojës'' nga Ferit Lamaj

Duke lexuar fabulat e Ferit Lamajt ndjehet një kënaqësi estetike. Lexuesi vë buzën në gaz nga rrëkezat e humorit, ironisë dhe sarkazmës për shumë gjëra që na bëjnë të qeshim në këtë botë të trazuar e të mbushur me halle. Fabulat janë plot me të papritura e paradokse, të shkruara shkathët e natyrshëm, jashtë letrarizmave estetizante. Ato shquhen nga konciziteti dhe mençuria e batutave, duke iu larguar moralizmit të hapur e banal. Ndër to, nuk mund të mos vësh re edhe frymën popullore dhe kombëtare të përrallave e rrëfimeve të popullit tonë përmes personazhit-kafshë. Jo vetëm kaq. Në fabulat e Ferit Lamajt ndihet edhe kultura, edhe ajo esencë që është përftuar e nxjerrë qysh nga Ezopi e La Fonten, Krillovi e Trilusa dhe deri te autorët bashkëkohës.

Analiza e veprës ''Barka me visare'' nga Hajro Ulqinaku

Libri përmbledh 22 tregime. Ai është një përzgjedhje. Do të ishte mirë dhe e nevojshme të bëhej literaturë për fëmijë të moshës nga klasa II-VII të shkollës fillore. Libri mban peshën e përzgjedhjes së autorit dhe këtu shprehet opusi më i mirë i autorit. Vepra duhet të merret si literaturë, sepse Hajro Ulqinaku është prezent në librat shkollorë, ngaqë askund nuk trajtohet më mirë përjetimi i detit sesa në veprën e Hajro Ulqinakut dhe të rrallë janë ata krijues që trajtojnë detin, aq bukur dhe me imagjinatë si ky autor. Tregimet janë të lehta, të kapshme për fëmijë. Deti është metaforë e frymëzimit të përjetuar. Duke lexuar përzgjedhjen, fëmija pasuron fjalorin me shprehje të detarisë, me terminologji që s’e ka dëgjuar ndonjëherë. Këto shprehje janë të rralla, si dhe emrat e peshqve. Fëmijët e Ulqinit i dinë shumicën e shprehjeve, por të tjerët do të kishin nevojë për një fjalor sqarues të kësaj terminologjie në fund të librit. Por kjo nuk e rëndon librin, ai është i qartë.

Komenti i tregimit “Mysafiret e Çajupit”

“Mysafiret e Çajupit” është tregim për fëmijët e moshës së mesme shkollore.  U përgatit për shtyp dhe u pajis me shënime nga Bedri Dedja.  Pavarësisht, nëse Çajupi e shkroi apo nuk e shkroi këtë tregim posaçërisht për fëmijë, është vështirë të gjesh në prozën tonë të paraçlirimit tregime të tjera si ky, që t’i jenë përshtatur kaq bukur shijes letrare dhe natyrës së fëmijës.

Viktor Canosinaj - Biografia

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960 në Vlorë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Ai gjithashtu ka punuar për kujdesën e fëmijëve në një fshat të SOS-it. Në vitet 70 publikonte poezi dhe vjersha të shkurtra. Ndërsa në fillim të viteve 80 botoi librin e tij të parë për fëmijë, duke ndjekur me botimin e tij të parë për të rritur në vitin 1989 me anë të cilit fitoi edhe një çmim kombëtar. Pas rënies së komunizmit, Canosinaj doli si një prej autorëve më popullor të Shqipërisë në botimin e librave për fëmijë dhe të rinj. Aktualisht jeton në Tiranë dhe punon për Parlamentin shqiptar, por duke ia kushtuar pjesën më të madhe letërsisë. Katër "yje" në qytet (1989) Ata kërkonin lumturinë (1998) Mikjon / Piratja syboje qielli novele (1999) Lulet e përgjakura te 7 marsit (1999) Ne rruge roman (2000) Ikja e pëllumbave roman (2000) Lamtumire guacka ime (

Virgjil Muçi - Biografia

Virgjil Muçi u lind në Tiranë më 18 gusht 1956. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare. Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo etj. Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.

Analiza e veprës ''Përralla shqiptare'' nga Virgjil Muçi

Qe e mos na qe na ishte njëherë Qenka që mos na qoftë Ishte mos na ishte...Kishte pas qenë... Qenkërke mos na qenkërke një herë e një kohë...? Kështu nisin përrallat e rrëfyera nga Virgjil Muçi, njëlloj si ato të rrëfyera në gjuhën shqipe njëmijë ose dymijë vjet më parë. Asgjë nuk ka prekur rishkruesi i këtyre rrëfenjave nga rrashku i përrallave origjinale. Megjithatë, ato nuk kanë mbetur ashtu siç kanë pas qenë vjelë nga goja e popullit. Që prej dhjetë vjetësh, Virgjil Muçi i ka përzgjedhur dhe ripërpunuar. Burimi i tyre, lënda që ata kanë punuar, ka qenë folklori. Bibliografia që ka shfrytëzuar Muçi nis me katër vëllimet e Folklorit shqiptar ose “Proza Popullore”, botuar në 1963 dhe 1966 dhe të paribotuara më vonë. Por nuk mbarojnë këtu librat që ka shfrytëzuar autori për katër vëllimet e ripunuara të “Përrallave Shqiptare”, ndër të cilët dy të parat titullohen “Përralla shqiptare për 100+ 1 natë” në volumin një dhe dy, ndërsa i treti thjesht “Përralla Shqiptare”. “Prrallat Kombtare

Komenti i veprës “Heshtja që të ther shpirtin” nga Fadil Kraja

“ Heshtja që të ther shpirtin ” është një libër me tregime e skica që autori ia kushton qytetit të tij, Shkodrës bujare, që dhimbjes dhe qëndresës së kosovarëve u hapi madhërisht portën e shtëpisë dhe të zemrës, u fali dashurinë e saj të pashembullt. Disa nga tregimet dhe skicat që përmban libri janë: “Heshtja që të ther në shpirt”, “Komshiu”, “Lypsarja nga Drenica”, “Pështyma”, “Xhamthyesi”, “Duke pritur Labeatin”, “Shqipja prej ari”, “Mos qaj”, “Shqetësimi i aktorit”, “Dasma”, “Kthimi i jetës mbi gërmadha”, “Kryqi i Milloradit”, “Bij të Shqipes”, “E papritura” etj.

Çfarë janë tingulli dhe fonema?

Çfarë janë tingulli dhe fonema? Tingulli dhe fonema janë njësi më të vogla të fjalës që në vetveten nuk kanë kuptim. Shërbejnë për të ndërtuar njësi më të mëdha me kuptim, por fonema në ndryshim nga tingullit kavlera, kuptim dallues, ajo shërben pra edhe për ti dalluar njësitë më të mëdha me kuptim.

Tre filtera

Tre filtera Çdo lajm që ta sjellin fute në këto filtra: 1- a eshte i saktë? 2- a është i mirë? 3- a është i dobishëm? Nëse kalon filtrat merre, përndryshe lere.     Bekir Halimi

Komenti i romanit “Ikja e pëllumbave” i autorit Viktor Canosinaj

Romani “Ikja e pëllumbave” i autorit Viktor Canosinaj është ribotuar në vitin 2003 nga shtypshkronja “Konica”.  Është një roman që ka marrë shkas nga trazirat e vitit 1997.  Sidomos muaji mars i këtij viti, ka lënë pasoja shumë të rënda në formimin psikologjik të fëmijëve shqiptar.  Autori na jep një tabllo shumë të qartë të ngjarjeve të asaj kohe.

Komenti i romanit ''Në rrugë'' nga Viktor Canosinaj

Në romanin 'Në rrugë'' tregohet jeta e të rinjve shqiptarë në vitet 1994. Këtë libër autori ia kushton të gjithë atyre fëmijëve shqiptarë që, me prindërit apo të vetmuar, rrezikuan drejt emigracionit. Romani është gjithashtu një homazh për fëmijët viktima të tragjedisë së Otrantos.

Çka është Kozmopolitizmi?

Çka është Kozmopolitizmi? Kozmopolitizmi është teori borgjeze reaksionare, që përpiqet të shuajë veçoritë e ndjenjat kombëtare, duke quajtur për atdhe gjoja gjithë botën, duke përçmuar vlerat e mëdha të kulturave e të traditave kombëtare dhe duke u mohuar popujve të drejtën për të jetuar të lirë e të pavarur në emër gjoja «të bashkësisë së njerëzve të gjithë botës», «të shtetit botëror» etj., me qëllim që të përligjë nënshtrimin e sundimin e popujve. Kozmopoliti është ithtar a përkrahës i kozmopolitizmit; ai që e quan veten gjoja qytetar të gjithë botës.   qka eshte Kozmopoliti ,Cka eshte Kozmopoliti ,ceshte Kozmopoliti ,cfare eshte Kozmopoliti ,qeshte Kozmopoliti ,definicioni Kozmopoliti , perkufizimi Kozmopoliti ,shpjegimi Kozmopoliti ,qka kuptojm me Kozmopolitizëm , qka nenkuptojm me,nenkuptimi Kozmopolitizëm , ,kuptimi i fjales Kozmopolitizëm ,kozmopolitan

The Week in Viral Videos

The Week in Viral Videos This week in Storyful viral we saw: two adorable 3-year-old girls’ sharing their first judo fight, baby goats tormenting a big dog, a man scaring the life out of his girlfriend once too often, a building in Philadelphia playing a game of Tetris, ostrich chicks getting to grips with the world on a ranch in Arizona and a video showing the beauty of light and structure in Sydney, Australia. Credit: Various/Storyful

US Navy's $3 Billion Stealth Destroyer Vessel

US Navy's $3 Billion Stealth Destroyer Vessel The United States Navy has spent a reported three billion dollars to develop and build the largest stealth destroyer vessel in its fleet, which they named the USS Zumwalt. after Admiral Elmo Zumwalt. At 610 feet long and 80 feet wide, the Zumwalt weighs around 15 thousand tons, and is 50 times harder to spot than other destroyers. The United States Navy has spent a reported three billion dollars to develop and build the largest stealth destroyer vessel in it’s fleet, which they named the USS Zumwalt after Admiral Elmo Zumwalt. The Zumwalt is fueled by carbon dioxide and hydrogen that it harvests from ocean water. The Navy has plans to equip the vessel with top of the line weapons like a drone targeting laser and an electromagnetic rail gun that fires a projectile at seven and half times the speed of sound and has a range of 125 miles. It is 50 times harder to spot than other destroyers and appears to be a fishing vessel to e

Çka është lezioni dhe patogjeneza?

Lezioni është ndryshim jonormal në inde, d.m.th një ndryshim strukturor. Funksional (lezioni biokimik).  Lezionet që vërejmë në inde të dëmtuara mund të zbulohen me metoda mikroskopike, mikroskopike ose biokimike.  Për zbulimin e lezioneve duhet të vërejmë ndryshimin e organeve në madhësi, ngjyrë, strukturë dhe vendndodhje si dhe të përcaktojmë nëse lezioni është lokal apo i përhapur. Lezioni mund të përparojë e të bëhet më i rëndë, mund të kthehet praptas e të zhduket (të shërohet) ose të mbetet i qëndrueshëm. Patogjeneza (Pathogenesis) përshkruan mënyrën se si zhvillohen lezionet apo sëmundja. Pra ajo është një radhë ndodhish e mekanizmash që qëndrojnë në themel të procesit sëmundësor. Lezioni është vrojtim; patogjeneza është shpjegimi si dhe pse zhvillohet ai.  Për të kuptuar plotësisht patogjenezën e një sëmundje duhet të përcaktojmë agjentin shkaktar, përgjigjen e organizmit (lezionet) dhe marrëdhëniet e tyre. qka eshte lezioni,cka eshte patogjeneza, ceshte patogjeneza,

Analiza e romanit ''Biri i erës'' nga Viktor Canosinaj

Biri i erës është një roman për fëmijë shumë tërheqës. Romani flet për një kalë të egër që prindërit e kishin quajtur Biri i erës. Ai ishte një kalë shumë i rrallë në llojin e tij, shumë i shpejtë, që, kur vraponte, dukej sikur fluturonte.  Duke qenë një kalë shumë i rralle, ai filloi të ndiqej nga njerëzit. Por, meqë ishte e pamundur ta kapnin atë, atëherë njerëzit vendosin të kapin të ëmën e Birit te Erës, duke berë kështu të mundur që kali fluturues të bie në dorën e tyre.  Nën robërinë që ranë, ata vuajtën shumë, njerëzit u treguan të pamëshirshëm. Nga lodhja e madhe, nënës se Birit të erës i erdhi fundi dhe duke dhënë shpirt ajo i lë amanet të birit që të luftojë deri në fund për të fituar lirinë.  Pas shumë vuajtjesh e peripecish, Biri i erës arrin të ikë dhe të shkojë në Pyllin e Pishave, atje ku kishte lindur dhe kishte kaluar kohët e bukura të lirisë. Por një zhgënjim i madh e pret, kur sheh se edhe aty kishin ardhur njerëzit dhe kishin ndërtuar një miniere. Megjithatë,

Analiza e veprës ''Historia e Skënderbeut'' nga Fan S. Noli

Historia e Skënderbeut është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër, Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu, ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin, ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky pëlqim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj. Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe te tij në formimin e një shteti të centralizuar

Analiza e veprës ''Dimri iku duke qarë'' nga Skënder Hasko

Dimri iku duke qarë përbëhet nga 2 novela. Novela e parë me titull “Çimi dhe Roboti budalla” bën fjalë për një djalë që quhej Çimi. Ky djalë mësonte përmendësh çdo mësim. Duke mësuar përmendësh, i ndodhte që kur ngrihej në mësim mundohej të fillonte gjithmonë nga fillimi dhe në këtë mënyrë nuk ishte në gjendje të përgjigjej saktë. Atëherë, shokët dhe shoqet e klasës ndërtuan një robot, i cili dinte tabelën e shumëzimit, por vazhdimisht kur ndalonte, fillonte gjithçka nga fillimi. Kur e pa, Çimi mbeti i habitur, por kur filloi të pyeste sa bëjnë 3x4 ose 6x6 dhe roboti fillonte nga 1x1, ai e quajti atë robot budalla. Atëherë shokët iu drejtuan Çimit duke i thënë se kështu dukesh edhe ti kur e fillon mësimin nga e para. Kjo ngjarje e bëri Çimin që të mësonte me arsye dhe jo përmendësh. Novela e dytë “Dimri iku duke qarë” na çon në kohën e pushtimit turk ku shqiptarët nuk kishin të drejtë te kishin shkolla shqipe. Novela na tregon përpjekjet e shumë patriotëve shqiptarë për të mbrojtu

Komenti i veprës “I vogli Donat Argjenti” nga Papa Kristo Negovani

Ngjarjet tek “I vogli Donat Argjenti”, autori i vë në kohën e princërve. Subjekti i novelës është i thjeshtë. Djali i një princi shqiptar grabitet nga disa kusarë, por më vonë, pas shumë peripecive, por me ndihmën e njerëzve të mirë, kthehet në krahët e prindërve të tij. Të gjithë novelën e përshkon ideja e së mirës, e cila triumfon mbi të keqen.

Analiza e veprës “Mikjon”-“Piratja sybojëqielli” nga Viktor Canosinaj

“Mikjon”-“Piratja sybojëqielli” përbëhet nga dy novela. Novela “Mikjon” tregon historinë e një këlyshi ujku. Ai ishte biri i Ujkonjës së Madhe, e cila ishte prirëse e një kopeje ujqërish. Barinjtë e dhenve tmerroheshin nga ajo, sepse shpesh në dyluftim me qentë e tyre i mbyste. Një dimër i egër dëmtoi mjaft kopenë e saj. Duke dashur të gjente ushqim ulkonja bie në pritën e njerëzve, të cilët e vrasin bashkë me këlyshët e saj. Vetëm njëri shpëton, por i plagosur rëndë në këmbë. Gjergji, një djalë nga fshati e gjen këlyshin, e merr dhe e strehon tek një mulli i vjetër. Ai kujdesej çdo ditë për këlyshin e ujkut deri sa njerëzit e kuptuan dhe kërkuan ta vrisnin. Ujku pret që të takohet edhe një herë të fundit me Gjergjin, pastaj largohet duke u bashkuar me një kope 8 ujqërish, duke jetuar kështu i lirë dhe larg njerëzve. Novela e dytë “Piratja sybojqielli” bën fjalë për një mace që e kishin ndarë që të vogël nga nëna e saj. Për të mbijetuar ajo ishte bërë grabitqare e madhe. Shkonte

Komenti i veprës “Legjenda shqiptare 1” nga Nexhat Tafa

“Legjenda shqiptare 1” është një nga legjendat me të bukura Shqiptare. Ajo tregon historinë e një familje që kishte disa djem dhe një vajzë. Vajza martohet larg. Vëllai i vogël i jep fjalën nënës se sa herë të donte ai do ti sillte motrën në shtëpi. Por një fatkeqësi bie dhe të gjithë vëllezërit vdesin. Nena e dëshpëruar kërkon vajzën. Legjenda tregon se si vëllai i vogël Kostantini çohet nga varri dhe e sjell motrën tek e ëma. Legjenda erdhi deri në ditët tona për të na treguar se besa dhe fjala e dhëne ka qenë dhe mbetet vlera më e rëndësishme që paraardhësit tanë na e lanë si trashëgimi në shekuj.

Komenti i veprës “Ishte një lajthishtë” nga Skënder Temali

“Ishte një lajthishtë” është poemë për fëmijë që autori ua kushton mbesave të tija Nimfës dhe Redonës. Autori e fillon poemën me shprehjen shumë të pëlqyer për fëmijë “Ishte seç na ishte”, pastaj vijon poemën duke përshkruar një lajthishte, pemët, frutat dhe kafshët që ndodheshin aty. Fëmijët nga kjo poemë marrin shumë njohuri mbi natyrën, kafshët, pemët etj.

Komenti i veprës “Dredhia e gjinkallës” nga Xhahid Bushati

“Dredhia e gjinkallës” është një libër për fëmijë, me përralla. Libri përmban 8 përralla: “Gjethja e vogël”, “Kush e zgjoi ketrushin Stik?”, “Dredhia e gjinkallës”, “Drita e xixellonjës”, “Këmbëngulja e rrezeve flokarta”, “Përrallë e re për arushin Zelo”, “Kokrra e grurit ecte”, “Dhurata Ngatërrestare”. Personazhet e këtyre përrallave janë kafshët dhe fabula është mjaft e qartë dhe e kapshme për fëmijët. Përrallat gjithashtu janë të ilustruara me figura.

Komenti i veprës ''Tregimet e së shtunës'' nga Skënder Drini

Tregimet e së shtunës është një libër me 11 tregime shumë interesante për fëmijët. Në disa tregime autori nxjerr në pah bukurinë e qytetit të tij, por edhe problemet që ai ka patur në të kaluarën. Interesant është tregimi i fundit “Një natë në mes të botës së shahut”. Në tregim flitet për Agronin, i cili në ëndërr hyn në botën e magjishme të lojës së shahut.

Jo çdo dhuratë i plotëson kushtet për të qenë dhuratë

Përse partitë politike gjatë fushatës zgjedhore të dhurojnë shkrepës, stilolaps dhe kapelë? Të japin shkrepës, ngaqë duan prej teje që ta flakërosh kundërshtarin partiak. Të japin stilolaps, sepse duan prej teje që të shkruash mirë për ta. Të japin kapelë që të mos mund të shohësh se ç’po ndodh sipër teje. Unë kështu e kuptoj këtë “dhuratë”, ju mund ta kuptoni edhe ndryshe! Burimi: Iljasa Salihu  

Pushtuesi tregtoi me gjakun tonë, ndërsa ndihmës çliruesi me trupat tanë!!!

Serbia bëri krime në Kosovë dhe sikur një kriminele frikacake ia mbathi për në shtëpinë e saj. Pastaj, gjakun që e derdhi në Kosovë ia shiti me një çmim tejet të volitshëm BE-së. Ndërkaq, BE-ja nuk kishte para për t’ia paguar tërë atë gjak. Për rrjedhojë, si kundërvlerë ia ofrojë mundësinë që të futej në gjirin e familjes së saj. Serbia e hetoi se ishte në epërsi, vetëm pse kishte bërë krime në Kosovë , pa dyshim. Ajo nuk u mjaftua me kaq! Përmes veprimeve të veta, duke pasur për qëllim fshehjen e llahtarisë së masakrave ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ajo punoi që së fundmi të themelohet një gjykatë e veçantë për krime lufte, gjykatë kjo që do t’i gjykojë shqiptarët, pra ata që qenë të detyruar të mbrohen prej agresorit serb. Kështu që, del se ajo që bëri krime në oborr të huaj duhet të shpërblehet për pastërtinë e oborrit të saj dhe ajo që ende nuk e ka pastruar oborrin e saj prej pllangave të gjakut që ia ka shkaktuar Serbia, të gjykohet me gjasë edhe të dënohet pë

REAGIM PUBLIK NDAJ TË ASHTUQUAJTURËS “GAZETA EXPRESS”

Duke pasur në konsideratë se disa nga mjetet e informimit nuk po lënë mjet e as metodë pa përdorur për të ulur, nënçmuar e degraduar personalitetin e Dr. Shefqet Krasniqit, stafi realizues i www.Krenaria.com bënë këtë reagim publik ndaj të ashtuquajturës “Gazeta Express”. Dihet fare mirë së hoxha i nderuar ditë më parë u patë tërhequr vërejtjen publikisht të gjithë njerëzve me arsye të shëndoshë, e në veçanti besimtarëve, të mos e shfletojnë dhe mos t’i japin klikime Express, pasi ky ‘pseudo-medium’ nuk di tjetër vetëm se të shpifë, përgojojë e llomotitë pa nevojë, për çdo gjë, madje në theks të veçantë kundër muslimanëve. Kësaj radhe, Express me sa duket u mundua të hakmerret përmes një gjesti shumë të ulët dhe qesharak duke përdorur një profil të rremë në facebook, që absolutisht që nuk ka të bëjë me Doktorin tonë të nderuar, kinse ai u paska gëzuar lajmit të vrarjes së disa bashkëqytetarëve në Siri. Nga profile të tilla të rreme kanë tërhequr vërejtjen edhe vetë

Përse në spital nuk kërkojmë gjak shqiptari, kurse në politikë kërkojmë gjak shqiptari të kulluar?

Përse në spital nuk kërkojmë gjak shqiptari, kurse në politikë kërkojmë gjak shqiptari të kulluar? Sepse në spital edhe pse jemi të sëmurë, aty mendërisht jemi më të shëndoshë se kurrë, pra aty përrallat i mënjanojmë dhe i kërkojmë mundësitë reale të shpëtimit! Përndryshe gjaku ndahet në katër grupe: A, B, AB dhe 0. Ekzistojnë dhe nëngrupe siç janë: A1, A2; A1B, A2B dhe varianta tjetër, fjala vjen: A3, Ax dhe të fundit A0 dhe A4. Burimi: Iljasa Salihu  

Analiza e veprës ''Hamleti'' nga William Shakespeare

Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur . Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të luajne një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i

Shumë interesante puna jonë:

Shumë interesante puna jonë: 3 orë e presim groshën të zihet, 5 min. smund ta presim të ftohet !!! E njejta vlen edhe me punët tona, durojmë dhe durojmë deri në prag të suksesit, e kur arrijmë aty e humbim sabrin dhe digjemi !!! Burimi: Senad Ramadani  

Ju që ziheni për parti...

Populli thotë: "Ra guri në vorbë, vaj halli për vorbën. Ra vorba në guri mjer për vorbën"! Ju që e keni ndërmend të votoni, ju që ziheni për parti, mos harroni se thjesht jeni vorba, ndërsa gurë janë ata që ditën ia thyejnë dhëmbët njëri-tjetrit dhe natën kënaqen duke u puthur! Burimi: Iljasa Salihu  

Kujdes, druajtje dhe jini të vëmedshëm, përndryshe i dogjëm edhe pak ato vepra të mira!

Kujdes, druajtje dhe jini të vëmedshëm, përndryshe i dogjëm edhe pak ato vepra të mira! Disa gjësende Zoti i krijoi që ato të mbahen të fshehta, jo vetëm për nga aspekti i pamjes së gjymtyrëve, por edhe për nga shqiptimi me gojë. Muhamedi alejhi selam thotë: "Më garantoni se do ta ruani atë që gjendet ndërmjet dy buzëve dhe atë që gjendet ndërmejt dy këmbëve, unë ia garantoj Xhenetin"! Ky hadith është universitet më vete. Sikur ta kishim mësuar përmendsh, pastaj ta analizoni m çdo ditë, njëherësh duke i dhënë shtrirje të prekshme në përditshmëritë tona kësaj thënie, atëherë nuk dyshoj se shoqëria jonë do të ishte më e ngritur në aspektin moral. Sot, ato që gjenden ndërmjet dy këmbëve, lirshëm përmenden prej asaj që gjendet ndërmjet dy buzëve. Fatkeqësisht, goja që shqipton shehadetin, shqipton edhe fjalë që janë të përcaktuara të jenë intime. Prandaj, shok, miq e dashamirë, të kemi kujdes se çfarë fjalë shqiptojmë, aq më tepër haptaz, ngase disa gjëra, pav

Çka është mistika apo misticizmi?

Mistika, misticizmi ( nga rrënja e fjalës greke μυάω, miao - "hesht, zbëzaj", nga e cila rrjedh fjala μυστικός, mistikos - "i fshehtë, sekret" ; lat. mysticus: - i papërshkrueshem, i pashprehshëm, i fshehtë; nga fjala mistikos rrjedh edhe fjala mister - e fshehtë, sekret ) është prirja e shpirtit njerzor për të arritur bashkim ose njëjtësi me Absoluten, ose dijeni të ndërgjegjshme të, realitetit të fundëm, hyjnores, së vërtetës shpirtërore, (jo vetëm nëpërmjet librave, riteve apo njerzve të tjerë,) ose Perëndisë nëpërmjet përvojave apo përjetimeve të drejtpërdrejta, intuicionit, apo brendashikimit; dhe besimit që përvoja të tilla janë burim i rëndësishëm i njohurisë, kuptimit, dhe mënçurisë. Mistika mund të përshkruhet edhe si një nevojë "largimi" nga bota (e cila quhet zakonisht realitet) për të arritur një nivel më të lartë të vetëdijes. Kërkimi i kësaj vetëdije dhe bashkimi apo njësimi me të pakufishmen karakterizohet nga një vazhdimësi e shkëputjes p

Natyrshëm, të ndyta nuk janë, por shpejtë të ndyta bëhen!!!

Nuk janë të ndyta organet gjenitale derisa ato të mbahen në fshehtësi, qoftë si gjymtyrë, si fjalë dhe si veprim! Të ndyta bëhen, atëherë kur ndahen me të tjerët, me ata që natyrshëm nuk ke të drejtë t'i ndash gjërat intime. Prandaj, prindërit, mësuesit dhe hoxhallarët tanë, kur dëgjonin se ne adoleshentët shanim njëri-tjetrin me fjalë të pista, atëherë ata na këshillonin dhe na qortonin që herën tjetër të mos përdorim fjalë të ndyta! Përndryshe ato nuk janë të ndyta përderisa të mos davariten publikisht, ose përderisa të mungon një ligjërim profesional rreth këtyre fjalëve dhe rreth veprave që kryhen përmes atyre organeve! Burimi: Iljasa Salihu

Një njeri i mençur kishte thënë:

Një njeri i mençur kishte thënë: "Të gjithë njerëzit e mençur janë ateistë dhe të gjithë njerëzit e mëdhenj vetëvriten"! Nëse edhe ky është i mençur, atëherë në kongresin e radhës për gjuhë, patjetër duhet ndryshuar kuptimin e fjalës "mençur" "i mençur" dhe "të mençur"! Burimi: Iljasa Salihu

20 të pafe në Kosovë qenkan konvertuar në një fe të papranuar tek Allahu!

20 të pafe në Kosovë qenkan konvertuar në një fe të papranuar tek Allahu! Kurse mediat e "paanshme dhe shekullare" me kënaqësi e paraqitën për festën e pashkëve këtë lajm. Nuk them rastësisht të pafe, sepse një musliman kurrë nuk do të konvertohej në një fe që ka 73 bibla të pranuara prej kishës, në një fe ku fjala e filozofit pandehet si fjalë e Zotit dhe fjala e Zotit si e papërshtatshme për njeriun, thuajse krijesa qenka më e mençur se Krijuesi! Dëshmoj dhe besoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i dërguar i Tij. I besoj për të Dërguar gjithë ata që përmenden në Kur'an si të Dërguar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta! Burimi: Iljasa Salihu

Analiza e veprës “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla” nga Ali Asllani

Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla  Në vëllimin “ Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla ” i paraqiten lexuesve vjershat më të mira të poetit Ali Asllani , ku gjejmë të trajtuara motive nga më të ndryshmet: motive dashurie dhe motive shoqërore, motive patriotike dhe motive politike, po shpesh këto motive i gjejmë të gërshetuara me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft organike dhe të hijshme.  Një vend me rëndësi në krijimtarinë poetike të Ali Asllanit zë poema e tij humoristike “ Hanko Halla ”.  Hanko Halla , për të cilën poeti bën fjalë edhe në ndonjë vepër tjetër të tij, është një grua e shkurtër, në moshë, që nuk mund të pajtohet me përparimin e vendit, duke e marrë këtë në të gjitha aspektet e shfaqjes së tij – që nga gjërat e mëdha e gjer tek moda e tek zakonet.  Në poemë flet Hanko Halla . Ajo jep mendimin e vet për gjithçka dhe pikërisht në mendimet e saj të paraqitura realisht e me mjeshtëri artistike përfshihet esenca e veprës, objekti dhe qëllimi i saj.  “ Hanko Hal

Analiza e përrallës “Bjer topuz” nga Fadil Kraja

“Bjer topuz” është përrallë për fëmijë e shkruar nga autori shkodran Fadil Kraja. Një djalë i varfër që jetonte vetëm me të ëmën dhe motrën vendos të shkojë në kurbet. Pas shumë peripecish ai punësohet tek një zdrukthëtarë. Pasi mëson shumë mirë punën, pas katër vitesh vendos të kthehet pranë familjes së tij. Mjeshtri para se ai të ikte i jep me vete një sofër magjike, e cila sa herë urdhërohej “tavolinë shtro” u mbushte me të gjitha të mirat. Rrugës,djaloshi ndalon në një han. Aty pronari i hanit ia ndërron sofrën magjike me një sofër të zakonshme. Pasi shkon tek njerëzit e tij, ai e kupton se sofra ishte e ndërruar. I pikëlluar kthehet tek zdrukthëtari, i cili këtë herë i dhuron një topuz magjik e që sa herë urdhërohej “vër topuz”, ai të binte dhe nuk ndalonte deri sa të urdhërohej “boll topuz”. Atëherë djali kthehet tek hanxhiu dhe vë në punë topuzin. Aq shumë e goditi topuzi hanxhiun, sa u detyrua t’ia kthente sofrën përsëri. Me tu kthyer djali në shtëpi, i gostiti të gjit

Komenti i veprës “Zogu i Blertës” nga Sokol Jakova

“ Zogu i Blertës ” është një libër që përmban 11 tregime të shkurtra për fëmijë. Subjekti është i thjeshtë dhe shumë tërheqës për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Disa nga titujt e tregimeve janë: “Nani – nani, çupën o!”, “Dhurata me e mirë”, “Në kopshtin zoologjik”, “Gara e biçikletave”etj.

Analiza e romanit “Qeni milioner” nga Viktor Canosinaj

“ Qeni milioner ” është një roman për moshat 9-12 vjeç.  Personazhi kryesor është një qen i quajtur Topi prej bore , i cili kalon nga një jetë e vështirë dhe e pasigurt në një jetë aristokratësh.  Por ndryshe nga disa njerëz, që sapo bëhen të pasur bëhen mendjemëdhenj dhe varfërohen në shpirt, zemra e Topit prej bore nuk ndryshon aspak, por mbetet e artë dhe e kulluar.  Në botën njerëzore ndodh ndryshe, zemra e disa njerëzve nuk është e tillë. Janë pikërisht këta njerëz që përpiqen të vrasin familjen e Topit prej bore . Por qeni nuk është lakmitar. Ai lë pasurinë dhe shkon të jetojë në një vend të sigurt.  Romani ka vlera edukative, pasi del qartë ideja se besnikëria shpërblehet dhe hipokrizia ndëshkohet.

Nëse në kuzhinën tuaj keni xhenxhefil...

Nëse në kuzhinën tuaj keni xhenxhefil, lukthi juaj do t’ju thotë më shumë se falënderit. Ajo përveç se ndikon në disponim dhe zvogëlon stresin, është i njohur edhe si melhem për lukthin dhe zorrët dhe është i njohur edhe si ilaç kundër gripit, të ftohtit, mundimeve, e përmirëson qarkullimin dhe e shton imunitetin. Nëse pini çaj nga xhenxhefili do ta pastroni organizmin nga shtresat që mblidhen në trupin tuaj. Përbërja e çajit: 4 gota ujë 2 pjesë nga rrënjët taze të xhenxhefilit (5 cm trashësi) Shtesa sipas dëshirës: mjaltë dhe një pjesë limon. Qërojeni rrënjën e xhenxhefilit dhe copëtojeni në disa pjesë të holla. Vendosni në ujin e nxehtë dhe leni në zjarr të ulët rreth 15-20 min. Pastaj kullojeni çajin dhe shtoni mjaltë ose limon sipas dëshirës. Burimi: Bekir Halimi  

Çka janë cefalgjitë?

 Strukturat kraniale senzitive në dhimbje janë lëkura, indi subkutan, muskujtë, arteriet ekstrakraniale, periosteumi i kafkës, disa struktural të syrit, veshit dhe hundës, pastaj sinusët paranazal, sinusët venoz intrakranial, një pjesë e durës në bazë të kafkës, artieriet e durës dhe pia arahinoidës, segmenti intrakranial i a. karotide dhe nervat 2, 3, 5, 8 dhe 10 kranial.

Çka është Tabes Dorsalis?

Tek tabes dorsalis vjen deri te një degjenerim inflamator i kolumnave dorsale të medullës spinale 8 - 10 vite pas infeksionit primar me sifilis. Ataxia sensitive përcjellet me dhimbje që ngjajnë në therrjet me thikë, shumë të rënda në regjionin e këmbëve, dhe në kriza organike si dhimbjet në formë sulmesh të ngërçeve në regjionin epigastrik. Përveç dëmtimit të shprehur të sensibilitetit të thellë, mund të vërehet një vonesë e përcjelljës së dhimbjës (mund të mungojnë dhimbjet me presion të testiseve dhe të tendinës së Akilit - shenja Remak). Pacientët shfaqin një tejndjëshmëri në të ftohët, reflekset e lëkurës së abdomenit janë shumë të rritura ("barku që qeshë"). Në mbi 90% të të sëmurëve me tabes dorsalis mund të dëshmohet pupilla Argyll-Robertson, pos kësaj mund të vijë te atrofia e n.opticus. Reflekset e thella të këmbëve mungojnë në shumicën e rasteve. Përfshirja e sistemit autonom shfaqet ne formë të artropative me tejzgjatje të nyjeve, impotencë, çrregullime

Sindroma Brown-Séquard

Kjo sindromë është pasojë e dëmtimit ose diskonektimit anatomik dhe fiziologjik të njërës anë të medullës spinale mbi vertebrën e parë lumbale.  Simptomatologjia neurologjike shfaqët varësisht nga topografia. Ipsilateralisht shfaqët pareza spastike dhe dëmtimi i sensibilitetit të thellë përfundi lezionit me humbje të sensit për vibrit dhe pozitë, ndërsa kontralateral shfaqet një pengesë e disociuar e sensibilitetit me humbje të sensit për temperaturë dhe dhimbje. Kjo sindromë shfaqet te iskemitë spinale, traumat, tumorët ose tumefaktet dhe proceset inflamatore.

Sistemi Spinocerebellar

Sistemi spinocerebellar përmbanë informacione për tensionin dhe zgjatjën e muskujve dhe kërceve nga tufat muskulore dhe organet Golgi tendine deri te paleocerebellumi. Rrugët kryesore që shfrytëzohen nga ky sistem janë tractus spinocerebellaris posterior, i cili ekskluzivisht bartë vetëm informacione nga gjysma ipsilaterale e trupit dhe tractus spinocerebellaris anterior, që bartë informacione nga dy anët e trupit. Në anën tjetër paleocerebellumi jep shumë rrugë aferente që ndikojnë në tonusin muskular për të siguruar funksionin e rrjedhshëm kooperativ të grupeve muskulore agoniste dhe antagoniste në qëndrim dhe ecje. Kështu paleocerebellumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e balancës edhe pse aktiviteti i tij është krejtësisht i pavetëdijëshem. Lezionet e rrugëve spinocerebellare dhe paleocerebellumit shkaktojne ataxi të qëndrimit dhe ecjës.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more