Skip to main content

Pushtuesi tregtoi me gjakun tonë, ndërsa ndihmës çliruesi me trupat tanë!!!


Serbia bëri krime në Kosovë dhe sikur një kriminele frikacake ia mbathi për në shtëpinë e saj. Pastaj, gjakun që e derdhi në Kosovë ia shiti me një çmim tejet të volitshëm BE-së. Ndërkaq, BE-ja nuk kishte para për t’ia paguar tërë atë gjak. Për rrjedhojë, si kundërvlerë ia ofrojë mundësinë që të futej në gjirin e familjes së saj. Serbia e hetoi se ishte në epërsi, vetëm pse kishte bërë krime në Kosovë, pa dyshim. Ajo nuk u mjaftua me kaq!

Përmes veprimeve të veta, duke pasur për qëllim fshehjen e llahtarisë së masakrave ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ajo punoi që së fundmi të themelohet një gjykatë e veçantë për krime lufte, gjykatë kjo që do t’i gjykojë shqiptarët, pra ata që qenë të detyruar të mbrohen prej agresorit serb.

Kështu që, del se ajo që bëri krime në oborr të huaj duhet të shpërblehet për pastërtinë e oborrit të saj dhe ajo që ende nuk e ka pastruar oborrin e saj prej pllangave të gjakut që ia ka shkaktuar Serbia, të gjykohet me gjasë edhe të dënohet për mos pastrimin e këtij oborri.

E lehtë është çështja, sikur të dëshironte dikush drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. Mjafton të dënohet ai që bëri krime në shtëpi të huaj dhe jo ata që i mbrojtën pragjet e shtëpive të tyre. UÇK- ja nuk luftoi në Beograd, as në Nish e as në Vranjë, por në Kosovën e tyre.



Burimi:Iljasa Salihu
 


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more