Biri i erës është një roman për fëmijë shumë tërheqës. Romani flet për një kalë të egër që prindërit e kishin quajtur Biri i erës. Ai ishte një kalë shumë i rrallë në llojin e tij, shumë i shpejtë, që, kur vraponte, dukej sikur fluturonte.
Duke qenë një kalë shumë i rralle, ai filloi të ndiqej nga njerëzit. Por, meqë ishte e pamundur ta kapnin atë, atëherë njerëzit vendosin të kapin të ëmën e Birit te Erës, duke berë kështu të mundur që kali fluturues të bie në dorën e tyre.
Nën robërinë që ranë, ata vuajtën shumë, njerëzit u treguan të pamëshirshëm. Nga lodhja e madhe, nënës se Birit të erës i erdhi fundi dhe duke dhënë shpirt ajo i lë amanet të birit që të luftojë deri në fund për të fituar lirinë.
Pas shumë vuajtjesh e peripecish, Biri i erës arrin të ikë dhe të shkojë në Pyllin e Pishave, atje ku kishte lindur dhe kishte kaluar kohët e bukura të lirisë. Por një zhgënjim i madh e pret, kur sheh se edhe aty kishin ardhur njerëzit dhe kishin ndërtuar një miniere. Megjithatë, ai vendosi që sa të jete gjallë të lufojë për liri.
loading...
Lexo edhe: