Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Psikoza maniako depresive

Çka është psikoza maniako depresive ?

Psikoza maniako depresive është sëmundje shpirtërore shkaktarët e së cilës akoma nuk janë përcaktuar. Kjo sëmundje shpirtërore manifestohet me ndryshime të mëdha të disponimit prej melankolisë deri te mania. Melankolia manifestohet me disponim të pikëllueshëm në të cilin funksionet janë të ngadalësuara. Mimika shpreh disponimin e pikëllueshëm, lëvizjet janë të ngurta, të ngathta, të ngadalta, kurse mendimi dhe motivimi të frenuara. I sëmuri apo i prekuri nga kjo sëmundje ndjehet më pak i vlefshëm dhe çdo gjë i duket e pamundshme dhe joreale. Përkundër kësaj, mania manifestohet me disponimin e hareshëm, në të menduar paraqitet e ashtuquajtura ikja e ideve, është e theksuar nevoja për të folur dhe është i shtuar aktiviteti motorik. I sëmuri maniak ndjehet shumë i kënaqur, i lumtur dhe përplot fuqi. Në këtë aktivitet të shtuar, ndërkaq, mungon frenimi normal dhe veprimi kritik, për ç’arsye i sëmuri tejkalon masën dhe vjen në konflikt me rrethinën. qka eshte psikoza mani

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more