Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fyell' i Bariut

Fyell' i Bariut -vjershë nga Çajupi

Fyell' i Bariut  -vjershë nga Çajupi   Bariu, shokë, bariu, kur gjëmon e fryn veriu, është përjashta fatziu, e rreh breshëri dhe shiu! Barinë, shokë, barinë, mos e harroni fatzine, se lë gruan e shtëpinë t'u kullosë bagëtinë. kullotni, moj bagëti, ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur të vdes të më kujtoni, Ndjesë pastë! - të më thoni. Shikoni barin' e gjorë: në diell a në dëborë, bariu me shkop në dorë ruan deshtë me këmborë. Vështronje barinë mirë, me të ngrën' e me të pirë, t'u marrë dhëntë pa gdhirë, t'i kullosë me dëshirë, të rrijë bashkë me to, to, to, to. Hani, moj bagëti, hani, kur të vdes do të më qani, për mua zi do të mbani

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more