Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Loni Papa

Cuca e Maleve - Loni Papa Analizë letrare apo kritikë letrare

" Cuca e Maleve " trajton nje temë e cila kishte ndodhur në fshatrat e malësisë. Ketu tregohet se si një vajzë e quajtur Cucë e formoi shkollën kundër analfabetizmit në Malësi. Cuca ishte një vajzë moderne e cila jetonte me të ëmën e cila ishte e verbër dhe vëllaun me nuse. Para shumë vitesh babain e Cucës Gjinin e kishte akuzuar kisha se kishte vjedhur nga toka e nje fshatari. Gjini ishte nje burrë trim dhe i besës. Don Marku prifti i kishës i tha që ta barte gurin e turpit rreth kishës në mënyre që ti shlyhej mëkati që Gjini as që e kishte bërë. Gjini nuk e barti gurin dhe prifti i tha se do të jesh i mallkuar dhe se fëmijët e tu nuk do të mund të pagësohen në atë kishë por Gjini nuk ndërroi mendje dhe vajza e tij Cuca mbeti e papagëzuar. Gjatë festës së ndarjës së tokave malësorët ishin mbledhur dhe po festonin e po kërcenin. Aty teksa po flisnin se sa burrë i besës kishte qenë Gjini zbulohet se ai ka qenë i akuzuar padrejtësis

Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza

Analize për  Dramën  ,, Cuca e maleve ” e Loni Papës Autori niset nga një ngjarje reale që ndodh në një nga fshatrat e malësisë në vitin 1950 dhe lidhet me veprimtarinë heroike të vajzave dëshmore, por me këtë fakt real përgjithëson luftën dhe heroizmin e të rejave malësore kundër paragjykimeve kanunore. Vendin kryesor në dramë e zë lufta që bën bota e vjetër e përmbysur me botën e re, që po rritet e forcohet dita ditës. E reja përfaqesohet në dramë nga Cuca , nga i riu komunist Fizi, që e perkrah dhe mbron idealet e saj, nga vajzat malësore, të cilat të etura per dije e ndjekin, e respektojnë dhe e mbrojnë mësuesen e tyre. Figurën e Cucës , si mishërim i së resë të dalë nga gjiri i popullit, autori e përshkruan me shumë dashuri e ngrohtësi. Fati i saj në të kaluarën do të ishte i njejtë me fatin e shumë të rejave malësore: një fëmijëri e mjerë, pa gëzime, një fejesë që në djep me një njeri të panjohur dhe një jetë prej skllaveje në shtëpi të burrit.Për më tepër, Cuca

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more