Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Elementet Letrare

Çfarë është alegoria ?

ALEGORIA (nga greqishtja allos = tjetër dhe agoresio, flas.) është figurë stilistike me anën e së cilës bëhet një qortim i tërthortë.  Ndërtohet mbi baza të përqasjeve dhe paralelizmit. Le të marrim si shembull vjershën e Ndre Mjedës "Vaji i bylbylit".  Po të vërejmë me kujdes gjendjen e zogut, ai është një bilbil i rëndomtë, të cilin e ka zënë njeriu dhe e ruan në kafaz.  Por, nëpërmjet alegorisë poeti shpreh pozitën e popullit në robërinë otomane, me të cilën synon ta nxisë dhe ta emocionojë lexuesin, të zgjojë te ai ndjenjën e dhembjes dhe të revoltës.  cka eshte alegoria,alegoria shqip,ceshte alegoria,cka quajme alegori,alegoria shembuj,alegori shembull,shembull alegoria 

Çka është shkallëzimi

 Çka është shkallëzimi Shkallëzimi është renditja e gjymtyrëve kur shkon duke u rritur ose duke zbritur forca e sinonimeve dhe e nocioneve që shënohen, quhet shkallëzim. Prandaj shkallëzimi është ose ngjitës ose zbritës. P.sh. 1)     Shkalëzim ngjitës: Thuaja kangës, rini, pash syt’e tu! Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu! 2)     Shkallëzim zbritës: Valimi i anijes së lehtë Qetohet, ndalohet, mbaron … qka eshte shkallezimi,qka eshte figura e shkallezimit, cfare eshte shkallezimi, çfare eshte shkallezimi , shkallezimet, figura letrare, ceshte shkallezimi,qka eshte figura letrare

Çka është enumeracioni

          Çka është enumeracioni Enumeracioni është  numërim, radhitje , renditje një nga një e fjalëve që kanë lidhje nga kuptimi.            Sa e dua gjithë jetën!           Se atje gjej të vërtetën, Yjtë, hënë hapësirën, Të  mugëtit,natën, dritën, Mbrëmën dh’atë errësirën. Ose             Enumeracioni si figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri pas tjetrit.                      Ne ecim përdore të dy, unë e ti,             dhe jemi kudo në shtëpi,             kur jemi nën qiellin e natës,             nën strehën ku ndizet oxhaku,             në rrugën e qetë e të gjatë,             në turmën plot me vështrime             ku ka dijetarë dhe loço,.             ku ka të moshuar e foshnja…                                                                                               Pol Elyar Ne të dy           qka esht

Çka është apostrofa

            Çka është apostrofa Apostrofa është figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar.           O mallet e Shqipërisë e ju lisat e gjatë,           Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënd dit’e natë qka eshte apostrofa,apostrofe,qfare eshte apostrofa,apostrofizmi,apostrofat,apostrofe, cfare eshte apostrofa,çfare eshte apostrofa

Çka është anafora

                Çka është anafora Anafora është përsëritje e fjalëve të njëjta në fillim të fjalisë dhe të pjesëve të fjalisë. P.sh.           I ra qiellit, e ndriti,                                     I dha erë trëndafilit,           I ra zemrës, e nxehu,                                  I dha dritë bukurisë,                  I ra verës, e buçiti,                                     I dha këngëtë bilbilit,           I ra shpirtit dhe e dehu.                           I dha shije gjithësisë. qka eshte anafora,qfare eshte anafora,qka jane figurat letrare,figura letrare,figure letrare,cfare eshte anafora,cfare jane figurat letrare

Çka është përsëritja

                  Çka është përsëritja Përsëritja është një nga figurat stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që konsiston në përsëritjen e fjalëve të njëjta, disa herë të frazave të njëjta, në përsëritjen e të njëjtave forma sintaktike, në përsëritjen e tingujve (anaphora, mbaresa, rima etj.)   Çka është përsëritja,perseritja,perseritje,perseritjet,figurat letrare,figura letrare,figurat,letersi shqipe

Çka është paralelizmi figurativ

       Çka është paralelizmi figurativ Paralelizmi figurativ – Sajohet kur njeriun e vëmë përballë natyrës, kur fenomenet njerëzore i vëmë përballë atyre natyrore. (P.sh. Përkulet qeparisi nga maja në rrëzë – Po qan vasha mbi varrin e trimit ) paralelizmi,paralelizmat,paralelizem,Çka është paralelizmi figurativ

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more