Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vallja e luleve

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci Vijnё vashat valle valle Gjyshё-e-gji-stolisur Njё pёllumb, njё sy-zorkalle Se vjen m’e mbollisura.   Ç’m’i ka hije shtat’i hedhur, Hije kraharuari, Pa fillon me zё tё dredhur Motra sё kёnduari:   Ju qё niseni pёr lule, Shoqe moj tё mijёza, Merr-mё-ni as edhe mua Nёr pyje-e korijёza;   Pritni moj tё vi dhe unё Maleve, lёndinave, Ndaj çkёlqen pa tё pёrdhunё Fill-i trendelinave;   Nё mos diça tё bёj tufё, Shoqe ju dёgjomёni: Bёni moj njё tog me lule Dhe me to mbulo-mё-ni;   Nё ju pyeçin pёr mua: Ç’u bё flog-banusheja? Thoni, se mё njё pёrrua E zu gjarpёrusheja:   Thoni, se ndaj njё mburimi Mё t’e patё fluturёn: Thoni, seç e zuri trimi Atё bel-kёputurёn.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more