Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per diten e pare te shkolles

Poezia ''Dita e parë e shkollës'' shkruar nga Ersilja Çeli

Dita e parë e shkollës Ditë e javë ikin, E muajt varg shkojnë, Dita e parë e shkollës Ne po na afron. Një mëngjes i bukur, Plot me emocion, Çantën merr në duar, Nisesh për në shkollë. Rrugët gumëzhijnë Nga zërat gazmorë, Çdo gjë më e bukur Këtë vit shkollor. Takojmë shokë e shoqe Dhe mësuesen tonë, Ajo s’lodhet kurrë, Kur ne na mëson. Kur bie zilja e parë, Zemra rreh si zog, Klasat mbushen plot Jemi prapë tok. Mësuesja na buzëqesh Dhe nis me shpjegime, Të gjithëve na uron Suksese në mësime.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more