Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2014

Atij i ka rënë zhuga, neve na thotë se përse nuk po kruheni

Sa herë që Kosova përfshihet prej ndonjë fëlliqësire qeveritare, siç qe rasti me shtypjen e kokave më të ndritura të studentëve nga policia me njerëzi në ikje, pushteti është i aftë të krijojë probleme të natyrës fetare, siç qe rasti i "caktimit të rregullave të ezanit" nga shekullarët. Kështu pushteti, shpesh me ndihmën edhe të opozitës, po e tërheqë në mënyrë të përsosur vëmendjen e qytetarëve prej frutave të kalb ura të tyre në kopshte tjera. Nuk mund të cakton rregulla për kufizim të zërit një kokë shekullare që kurrë nuk ka hyrë në Xhami. Atë mund ta propozon Bashkësia Islame dhe pastaj deputetët propozimin e Bashkësisë Islame mund ta marrin për shqyrtim. Deri më tani akush nuk është ankuar për zërin e lartë të muezinit, shumë normal ka qenë, ndërsa ata që duan vetëm katër metra vijë ajrore të dëgjohet ezani, me keqardhje u them, le të shkojnë në Graçanicë, atje nuk dëgjohet fare ezani. Burimi: Iljasa Salihu

Emrat që e konsideruan Ezanin zhurmë!

Emrat që e konsideruan Ezanin zhurmë! Pra nëse votoni në zgjedhjet e ardhshme ndëshkoni këtë veprim të tyre me votën tuaj.

Realitet i hidhur !

Ata që të këshillojnë me kohë...

Ata që të këshillojnë me kohë, në të vërtetë janë duke të të mbrojtur prej një gabimi të mundshëm. Ndërsa ata që nuk të këshillojnë fare, përkundër se të shohin se ke rrëshqitur në disa çështje, në të vërtetë janë duke pritur që të gabosh përfundimisht që pastaj të të qortojnë!     Iljasa Salihu

E pavërteta sikur fjollë bore dhe e vërteta sikur dielli

E pavërteta e mundi të vërtetën 38 me 30!!! Kjo është vetëm përkohësisht, sepse e vërteta ngadhënjenë të pavërtetën, ngase e pavërteta është sikur një fjollë bore kundrejt diellit. Ndërsa Albin Kurti çdo ditë e më tepër po zbulohet se cili në të vërtetë është. Përse kaq shpejt harroi Albin Kurti se në kohën kur protestonte, ai përdorte zëmadhin (altoparlantin) edhe pse ezani nuk është protestë, por thirrje për ta adhuruar si të vetëm Zotin Lavdiplotë. Sikur atëkohë dikush t’ia rrëmbënte prej dore Albinit zëmadhin, ai do të ankohej për këtë ndërhyrje diktatoriale. Turp për dorën që votoi për ngjirjen e zërit të muezinit. Turp, turp, turp! Burimi: Iljasa Salihu

Mbyllni veshët në vend të ndalesës së ezanin me zëmadhë (altoparlant)

Mos u ruani prej sidës përmes përdorimit të prezervativëve, por përmes mos bërjes seks me femra a gra jashtë kurorës. Ti që nuk i përgjigjesh kurrë thirrjes së muezinit për në namaz, vallë çka po të pengon ezani, kur dihet mirëfilli se ti vetëm e dëgjon dhe nuk e ndien atë. Meqë jehona dhe kuptimi i ezanit nuk mbërriti kurrë të të sjell në Xhami, atëherë dije se mos ezani nuk është garanci se ti do të jetosh në lumturi e në rehati. Pastaj mos i akuzoni shqiptarët musliman për ekstremizëm, sepse thjesht, ata po kërkojnë që të mos i mohohet një e drejtë themelore! Burimi: Iljasa Salihu

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (fund)

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (fund) (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) lavatriçe = makinë larëse; legjislativ = ligjvënës; megaloman = mendjemadh; mizeri = mjerim; monument = përmendore; mortalitet = vdekshmëri; neglizhencë = pakujdesi; ofensive = mësymje; sulm orator = gojëtar; parcelë = ngastër; penetrues = depërtues; perfeksionoj = përkryej; personal = vetjak; presion = trysni; produktiv = prodhues; radikal = rrënjësor; seleksionim = përzgjedhje; spektator = shikues; stabilitet = qëndrueshmëri; tekstualisht = fjalëpërfjalshëm; transformim = shndërrim; transmetoj = kumtoj; verbal = gojor; binë = ndërtesë; celulë = qelizë; cerebral = trunor. Burimi: Iljasa Salihu

Burrë është ai që...

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: "Burrë është ai që i frikohet vdekjes së zemrës e jo vdekjes së trupit, pasi që shumica e krijesave i frikohen vdekjes së trupit të tyre dhe nuk i frikohen vdekjes së zemrës së tyre". Medarixhus-Salikin, 3/248 Burimi: Bekir Halimi

Thirrja Islame...

Thirrja Islame kërkon mund dhe sakrificë. Është proces i gjatë dhe kërkon vetmohim. Me urtësi sjell fryte dhe njerëzit i bën të dobishëm.     Bekir Halimi

Sprova e madhe...

Sprova e madhe me të cilën na ka sprovuar Allahu, e nuk po shpëtojmë dot prej saj, është përmendja e njerëzve dhe mos përmendja e Allahut. Burimi: Bekir Halimi

Hutuesit viktimë dhe hetuesit vetëtimë në davaritje të hutimit

Spiunët e djeshëm të UDB-së, mbrëmë thanë dhe ngurruan të dëshmojnë se në Kosovë veprojnë 700 UDB-ashë. Derisa nuk theksohet konkretisht se për kë bëhet fjalë, qytetarët me të drejtë mund të hutohen duke e mëtuar secilin qytetar dhe zyrtar si bashkëpunëtor të Serbisë dhe njëherësh si jo bashkëpunëtor i Serbisë. Meqë nuk e dimë se për kë bëhet fjalë, atëherë mendja e njeriut është e prirë që secilin ta mendojë për UDB dhe secilin për jo UDB. Këta spiunë të paktën nuk janë të çiltër në idiotësinë e tyre, nëse na lejohet kështu të shprehemi. Le të dëshmojnë me emra dhe mbiemra nëse kanë argumente, përndryshe vetëm me përgjithësime do ta hutoni qytetarin dhe do të krijoni mosbesim ndër popull! Burimi: Iljasa Salihu

Mjafton dëshira për të arritur

Mjafton dëshira për të arritur dhe ke per te aritur, nese jeta te thot se nuk mundesh, ti beje te kunderten thuaj qe mundesh, sepse ti vlen shum, ti je i afte, ti ke guxim prandaj mos u dorzo shpalli luft te pavertetes, dhe vepro te drejten.

Kemi vetëm një Nënë...

3 vjeë: Nënë Të Dua Shuumë ! 10 vjec: Po Po Nënë 16 vjec: O nene pse me pengon? 18 vjec: E dua nje shtepi timen 25 vjec: Nene ke pas t'drejtë 30 vjec: Dua prap te nena 50 vjec: Nena me s'esht ktu 70 vjec: Gjith ëka do jepja ta shihja edhe nj ë her ë  Kemi vetëm një Nënë... Duajeni dhe vleresone ate sot!

Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit

Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit me besim (të sinqertë tek Allahu) dhe me shpresë (për të fituar shpërblimin e Tij e jo për t'u dukur), atëherë atij do t'i falen të gjitha gjynahet e mëparshme'."

PYES EGON TËNDE!

A mërzitesh pse nuk falesh? A mërzitesh pse nuk je në saf të parë në namaz? A mërzitesh pse nuk falesh me xhematë? A mërzitesh që kur thërret ezani nuk je në xhami? A mërzitesh që edhe kur falesh nuk falesh i përqendruar? A mërzitesh që nuk ndjenë kënaqësi në namaz? A mërzitesh që rinia dhe pleqtë nuk po falen? A mërzitesh që as të afërmit e tu nuk falen? A mërzitesh që nuk ke bërë asgjë për të filluar të falesh? A mërzitesh që gjëja e parë për të cilën do të pyetesh është namazi? A mërzitesh për humbjen e mirësive të namazit? A mërzitesh kur nuk përdorë ilaçin për shërimin e shpirtit, edhe pse ai është falas? A mërzitesh kur ndjenë se ti i përgjigjes çdo ftese, por jo edhe asaj për namaz? A mërzitesh kur vëren se e ke të çrregulluar orarin e jetës tënde si pasojë e mosfaljes? A mërzitesh kur dëgjon se shoku yt i ri, i cili mendonte të fillojë namazin nesër, vdiq sot? NËSE DI TË TREGOSH, TË PYES, PSE NUK FALESH???

E lehta më e vështirë!!!

Dorëheqja është puna më e lehtë, - tha Ram Buja. Ndërsa e vërteta është se politikanët tanë ose udhëheqësit tjerë, mund të shkurorëzohen prej grave, t'i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve, ta shohin gurrën e gjakut të atyre që janë të pakënaqur me qeverisjen e politikanit ose të udhëheqësit duke bërë çmos që do t'i shërbente ruajtjes së kolltukut, porse të japin dorëheqje prej pozitës së detyrës udhëheqëse, apo prej ndonjë pozite politike, nuk ka mundësi fare, ngase këta nuk e kuptojnë fjalën dorëheqje si teori dhe si veprim! Fëmijët thonë se diamantët janë thjesht gurë si gjithë gurët tjerë. Kaq marrin vesh në çmueshmëri pëllumbat! Burimi: Iljasa Salihu

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (VI)

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (VI) (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) ekspresiv = shprehës; ekuilibër = baraspeshë; ekuivalncë = barasvlerë; ekzagjeroj = teproj, zmadhoj; ekzekutoj = zbatoj, përmbush; eliminoj = zhduk; asgjësoj erupsion = shpërthim; esencë = thelb; eveniment = ngjarje; evident = i qartë, i dukshëm; evitoj = mënjanoj; evokoj = shkoqis, qëmtoj, kujtoj reciprocitet = ndërsjellshmëri fenomen = dukuri; filan = akëcili; firmë = nënshkrim; front = ballë; hezitim = ngurrim; Burimi: Iljasa Salihu

Morali ka shije të ëmbël...

Morali ka shije të ëmbël..ai pushton ato zemra, që shkëlqejnë nga bardhësia e brendshme. Njeriu, i cili posedon këtë virtyt të lartë, e tregon vlerën dhe rëndësinë e tij nëpërmjet fjalëve, sjelljeve dhe veprave të tij! "Vlera e njeriut çmohet sipas moralit të tij."

Falu..edhe pse?!

Falu..edhe pse?! Falu... edhe nëse mëkatet të kanë mbuluar! Falu... edhe nëse pija e droga të kanë shkatërruar! Falu... edhe nëse ke vrarë e masakruar! Falu... edhe nëse ke vjedhur e dhunuar! Falu... edhe pse dikur ke mohuar! Falu... edhe pse për pak nga imani je larguar! Falu... edhe pse çdo gjë të është rënduar! Falu... edhe pse djalli çdo të keqe ta ka hijeshuar! Falu... edhe pse për këtë farefisi të kanë përulur e nënçmuar! Falu... se më lartë se ta do jesh para Allahut të Lartësuar! Falu... edhe pse të kanë fyer apo lënduar! Falu... edhe pse ndihesh i vetmuar! Falu...se Allahu pendimin ka për ta pranuar! Falu... se në krah do ta kesh, gjithmonë, Allahun e Madhëruar! Falu… edhe nëse ke pasur një jetë të helmuar! Falu… se ato janë sprova me të cilat Allahu të ka sprovuar! Falu… dhe pendohu e kërko mëshirë! Falu… se ketë e dëshiron Allahu nga robi i vet i mirë! Falu… se namazi është shpëtimi yt! Falu… edhe nëse je mbushur me gjynahe deri në fyt

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (V)

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (V) (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) identik = njëjtë; imediat = i menjëhershëm; imperativ = urdhërues; implikoj = ngatërroj; impozant = hijerëndë; indinjatë = zemëratë; informatë = njoftim; iniciativë = nismë; insistoj = këmbëngul, ngulmoj; involmim = përfshirje; inaugurim = përurim; hapje inerci = plogëti, plogështi; influencë = ndikim; impakt = ndikim; sinjifikim = kuptim, domethënie; shans = mundësi. Burimi: Iljasa Salihu

Muhamedi salAllahu alejhi ve selem përshkruan xhenetin:

Muhamedi salAllahu alejhi ve selem përshkruan xhenetin: 1.-Të parët që do të hynë në xhennet: Transmeton Enes ibn Maliku i cili thotë se ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem:”Do të vijë ditën e gjykimit te dera e xhennetit dhe do të kërkojë që të hapet, e do të pyet roja-Kush është?-E do të përgjigjem-Muhammedi.E do të thotë(roja e derës së xhennetit)”Për ty jam i urdhëruar që mos t’ia hapi askujt para teje.”(Tra.Muslimi) Transmeton Hudhejfeja dhe thotë”Ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem:”Bijtë e Ademit ditën e gjykimit dhe të gjithë do të jenë nën flamurin tim dhe unë do të jem i pari që do ta hapi derën e xhennetit.”(Tra.Ibn Asakiri) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (IV)

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (IV) (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) avangardë = pararojë; akomodim = strehim; abonim = pajtim; abrogim = shfuqizim; absorboj = përthith; abuzim = shpërdorim; adaptim = përshtatje; adash = emnak, njëemërsh; aferim = të lumtë; agrar = bujqësor; aks = bosht; ambiguitet = paqartësi; dykuptimësi aktivitet = veprimtari; aktual = i sotëm; aneks = shtojcë; anti = kundër-; apel =thirrje; aprovim = miratim; asimilim = përvetsim; asistent = ndihmës; avantazh= përfitim, e mire; ambient = mjedis Burimi: Iljasa Salihu

Kur loti mëtohet të jetë për palestinezët ujë dhe për hebrenjtë gjak!

Sa të padrejtë që jemi, pikërisht ne që për dekada të tëra ishim gjah i bjeshkës së padrejtësive. Asnjëherë, në asnjë vend, asnjë zyrtar i Kosovës të paktën nuk e tha as një gjysmë fjale për gjenocidin e pandalshëm izraelit ndaj popullit palestinez, sidomos ndaj fëmijëve. Ndërsa me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Kosova zyrtarisht përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit . Në rregull, mirë është të ndash dhimbje me viktimat, por nëse kjo bëhet për interesa ditore dhe në mënyrë të njëanshme, atëherë ky shënim përkujtimor del të jetë një hipokrizi e madhe, duke lënë të kuptohet se krimet dhe vrasjet nuk u interesojnë fare, por kundër kujt këto krime dhe vrasje kryhen, duke harruar faktin se i pafajshmi është i pafajshëm, qoftë ky shqiptar apo palestinez. Burimi: Iljasa Salihu

Të pasur, por të varfër dhe të pushtetshëm, por të palumtur

Sa të varfër më duken disa të pasur të cilët nuk nderohen për atë që janë, por për atë që kanë. Madje të mjerë më duken edhe disa pushtetar, të cilën nuk nderohen në saje të njerëzisë së tyre, por nderohen në saje të interesit që njerëzit mund ta kenë ndaj tyre. Sa i lumtur që jam, ndonëse nuk kam shumë miq, por ato që i kam, thjesht më nderojnë në saje të asaj që jam. Jam i sigurtë se ata nuk mund të kenë ndonjë interes material ose të pushtetit prej meje, sepse një gjë të tillë nuk e kam në zotërim. Nëse Zoti ndonjëherë më sprovon me këto dyja, atëherë shokët e rinj do t’i shikoj, ndërsa ata të vjetrit përpos që do t’i shikoj me përqendrim e dashamirësi, ata edhe do t’i ndiej thellë në shpirt! Burimi: Iljasa Salihu

Tash edhe Manchester United e njeh Kosovën

Pas dërgimit të një emaile Manchester United nga Rapitful ky klub pranon ta shton Kosovën (Republikën e Kosovës) në listën e shteteve. Nëse dëshironi që edhe ju të kontriboni në njohjen e Kosovës nga faqe të ndryshme ju ftojmë të bashkangjiteni në: Digital Kosovo

Çka është Anomalia?

Çka është Anomalia? 1. Anomalia është shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal; diçka që është jashtë rregullit të caktuar, që nuk shkon si duhet, çrregullim. Anomali trupore. Anomali në punë. Sjell anomali. Mënjanoj anomalitë. 2. spec. Anomalia është shmangie nga një madhësi a nga një drejtim i përcaktuar ose mesatar. Anomali optike. Anomali magnetike.  qka eshte Anomalia ,Cka eshte Anomalia ,ceshte Anomalia ,cfare eshte Anomalia ,qeshte Anomalia ,definicioni Anomalia , perkufizimi Anomalia ,shpjegimi Anomalia ,qka kuptojm me Anomali, qka nenkuptojm me Anomali ,nenkuptimi Anomalia ,kuptimi i fjales Anomali

Vrasjet e shpeshta trishtuese brenda familjeve shqiptare në Shqipëri

Vrasjet e shpeshta trishtuese brenda familjeve shqiptare në Shqipëri dhe emisioni "Shihemi në gjyq", janë argumente të mjaftueshme që tregojnë se sa në rrezik është familja shqiptare në Shqipëri. Mund të ofroni me mijëra argumente për këtë katandisje familjare, por unë vetëm një e kisha theksuar: Humbja e jetësimit të fesë që gatuan (përpos anën materiale) edhe anën shpirtërore, fatkeqësisht po e bën të veten! Burimi: Iljasa Salihu

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (III)

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (III) (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) destinim = caktim; diferencë = dallim; diskriminim = padrejtësi; detaj = hollësi; devijim = shmangie; dezhurn = ditor; dimension = përmasë; direkt = drejtpërdrejtë; distancë = largësi diversitet = shumëllojshmëri, larmi, pangjashmëri; divergjencë = mospajtim; divorc = ndarje, shkurorëzim ; dominoj = zotëroj, sundoj. Burimi: Iljasa Salihu

Një njohje e re nga Popcash.net

Hello, Thank you for contacting us. We accepted the invitation to add Kosovo to our country list, now you can create an account and select Kosovo as your home country. Best Regards, Radu PopCash.Net Burimi: Digital Kosovo

Tani Kosova edhe n'CNET

Tani Kosova edhe n'CNET Burimi: Digital Kosovo

Edhe një njohje për Kosovën këtë herë nga adf.ly

Edhe një njohje për Kosovën këtë herë nga adf.ly Pas dërgimit të një emaile për njohje...kjo kompani e pranoj kërkesën për vendosjen e Kosovës në listën e shteteve të botës. Nese deshironi qe te kontriboni edhe ju ju ftojme te bashkoheni ne kete grup Digital Kosovo

Feja Islame na mëson...

"Feja Islame na mëson që nëse urdhërojmë në të mirë, të parët ta veprojmë dhe nëse ndalojmë nga një e keqe të parët të largohemi prej saj". Nga mësimi i sabahut prej librit Rijadussalihin. Burimi: Bekir Halimi

Mos u pikëllo!

- Mos u pikëllo! Ngase pikëllimi është sikurse furtuna që prish ajrin, trazon ujin, dhe dëmton lulet në kopshte... - Mos u pikëllo! Kur bën gjynah, pendohu. Kur gabon, kërko falje. Kur bën keq, përmirëso. Rahmeti është i gjerë, dera është e hapur, falja është e madhe dhe pendimi pranohet. Mos u pikëllo! Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirues. Përshtati: Ulvi Fejzullahu

Çfarë elementi është mangani ku ndodhet në organizmin e njeriut dhe si ndikon në organizëm?

Çfarë elementi është mangani ku ndodhet në organizmin e njeriut dhe si ndikon në organizëm? Mangani është element biogjen. Në organizmin e njeriut ,mangani ndodhet në zemër në mëlçi dhe veshkë. Ai ndikon në rritjen normale të organizmit, në funksionin e gjëndrrave seksuale dhe ndihmon prodhimin e gjakut.

Si gjendet Mangani në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)?

Si gjendet Mangani në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)? Mangani është mjaftë i përhapur në natyrë. Ai nuk gjendet i lirë por në formë të komponimeve të tij. Xehet e tij më të rëndësishme janë: piroluziti MnO2, BRAUNITI Mn2O3, hauzmaniti Mn3O4 dhe manganiti Mn2O3 x H2O .

Çdo pasues i së kotës...

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Çdo pasues i së kotës nuk ka mundësi ta përhap të kotën e tij, përveç nëse e shfaq atë si të vërtetë” (Igathetul-Lehefan 2/82) Perktheu: Besim Gjelaj

Vitet dhe skijimi

Në vitin 2012 doja të shkoja në skijim, por nuk kisha kohë. Në vitin 2013 doja të shkoja në skijim, mbase kisha kohë, por më mungonin skijat. Ndërsa në vitin 2014, gjeta kohë dhe skija, por tani bora më mungon. Kështu e ka jeta, gjithherë të mungon ndonjë gjë, por nuk duhet dorëzuar. Kësisoj, në mëngjesin e hershëm do të rrëshqasim nëpër rrëpirat e pyllit të veshura me bar që sipër si një jorgan i leckosur i qëndron bryma! Burimi: Iljasa Salihu

Çështjet e Tekfirit nuk shërohen me injorime e ofendime

Mendoj personalisht, qe çështjet e Tekfirit nuk shërohen me injorime e ofendime por jo domosdoshmerisht edhe me dije dhe argumente ngaqe e shohim ne boten islame kur ulemate nuk e kane arritur kete, ç'fare te themi per shqiptaret, qe nga natyra e kane te veshtire unanimitetin, por se paku deshira do te ishte qe kundershtimet te jene dhe te mbesin ne fushen shkencore e jo edhe ate personale, se paku kjo do te zbuste atmosferen agresive mes vellezerve. Tek e fundit ska imponim ne qendrime dhe mendime. Zoti hajr e bëftë! Burimi: Llokman Hoxha

Mbaroi ndeshja dhe...

Mbaroi ndeshja dhe u hidhërua shumë qe ekipi i preferuar nuk shënoi asnjë gol, e qe jeta e tij kalon pa synuar asnjë gol fare se shqetëson. Autori: Jasir Huzejmi Burimi: Llokman Hoxha

Përhapja e Suneteve të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem...

Imam ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: "Përhapja e Suneteve të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem te njerëzit është më e vlefshme se sa përhapja e shigjetave në gjoksin e armikut. Përhapjen e shigjetave mund ta bëjë secili njeri, kurse përhapjen e Suneteve mund ta bëjnë vetëm trashëgimtarët e Pejgamberëve, zëvendësit e tyre në popujt e tyre, Allahu na bëftë prej tyre me dhuntinë dhe begatinë e Tij". Tefsirul-Kajim, fq. 431 Burimi: Bekir Halimi

Nderi i çdo muslimanit është i shenjtë...

Nderi i çdo muslimanit është i shenjtë, e çka të themi për dijetarët dhe muxhahidët. Kurse shigjetat tuaja e godasin me nënçmim dhe akuza për tradhti pa argument! Vaj për ty kur do ta takosh nesër dhe do ta kesh hasëm para Allahut! Shejh Nasir el-Omer Burimi: Bekir Halimi

Njeriu i urtë...

Njeriu i urtë: ka pak gabime, shpejt kërkon falje, shumë duron, me butësi jep vërejtjen, kupton me isharet, i tejkalon rëshqitjet e tjerëve dhe ka mendim të saktë. Burimi: Bekir Halimi

Falënderimi është...

"Falënderimi është shfaqje e gjurmëve të begative të Allahut në gjuhën e robit të Vet me lavd dhe konfirmim, kurse në zemrën e tij me dëshmi dhe dashuri dhe në gjymtyrat e tij me nënshtrim dhe respekt". Ibën Kajimi, rahimehullah Burimi: Bekir Halimi

Kandidati konsesual...

Kandidati konsesual edhe pak nuk do të flitet për shkak të ndonjë skandali seksual! Thjesht, ishte një rimë, shpresojmë të mos turpërohemi edhe me të tilla gjëra. Iljasa Salihu

Turpi nuk ka brina, por ai shpon më shumë se brirët

Thonë se Kosova është e kërcënuar prej "ekstremizmit islamik"! Madje këtë e thonë ata që janë të shquar me skandale të ndryshme. Ata që për 10 vjet aq shumë grumbulluan pasuri, sa ti kishin edhe 500 vjet jetë në ndonjë shtet normal nuk do të mund të bënin kaq shumë pasuri. Ndërsa tani që Kosova është gjysmë e pavarur; gjysme e njohur ndërkombëtarisht; udhëhiqet prej gjysmave, sa edhe dy gjysma nuk do të mund ta bënin një të rësi; rrezet e korrupsionit janë shtrirë në më shumë se gjysmën e vendit; kemi femra si Vlorën për shembull, sa është aq bujare në puthje me ambasador të huaj, që të krijohet përshtypja se gjithë ata ambasador janë fëmijë, përndryshe burrat të puthen prej vajzës sonë shqiptare me "namuz" të shquar prej kohësh, assesi nuk mund ta kuptojmë. Sërish horrat e familjes së bishave thonë se kemi problem me "ekstremizmin islamik"! Po more thoni kështu, ngase nuk kemi të tillë dhe fal Zotit që nuk kemi, përndryshe deri më tani

Njeri i mirë ose njeri i keq, lloji tretë i njerëzve të shëndoshë nuk ekziston!

Nuk mund që njeriu të jetë edhe i mirë edhe i keq. Kemi njerëz të mirë që kanë disa gabime të vogla, të cilët synojnë të përmirësohen prej atyre gabimeve, edhe pse kurrë të pastër tërësisht nuk do të mund të bëhen dhe kemi njerëz të këqinj që kanë disa të mira të vogla, të cilët me pavetëdije synojnë t’i humbin prore edhe ato pak të mira që i kanë! Ndërsa njeriu i mirë në varësi të familjes dhe shoqërisë së keqe ka mundësi të bëhet njeri i keq, por të ngele edhe ashtu edhe kështu nuk ka mundësi fare. Ngjashëm është edhe me njeriun e keq; ai ka mundësi të bëhet një ditë njeri i mirë, pas një pendimi të çiltër e të vendosur, por të ngele në mes, ose në gjininë asnjënëse nuk ka fare mundësi. Kësodore, dua t’i këshilloj ata që për një të keqe janë prirë t’i trajtësojnë njerëzit e mirë në njerëz të këqinj dhe ata që për një të mirë kanë oreks gllabërues t’i trajtësojnë njerëzit e këqinj në njerëz të mirë! Burimi: Iljasa Salihu

Xhamia nuk e njeh shekullarizmin, mund të vini edhe ju z. Buxhovi

Ja se çka thotë Jusuf Buxhovi: “Nuk jam kundër respektimit të fesë dhe normave fetare, por e papranueshme është që liderë partishë e institucionesh të shkojnë nëpër Xhamia dhe në rituale të ndryshme fetare, meqë Kosova është shtet shekullar”. Kështu shihen gjërat kur shekullarizmi fetishizohet. Unë më herët e kam ditur se hoxhallarët ose besimtarët në saje të shekullarizmit nuk kanë të drejtë të futen nëpër institucione shtetërore dhe të gjykojnë, sillen e të veprojnë me ligje dhe me rregullore që parasheh feja Islame, por që edhe politikanët të mos futën e të mos falen në Xhami, këtë mbrëmë e mësova prej “nënës së kundërthënieve”! Buxhov dhe buxhova, trupin dhe shpirtin ja ka dhënë Zoti dhe do të ishte shumë jonjerëzore që njërën t’ia përkushtoni Zotit dhe tjetrën Cezarit. “Cezarit” do t’i mjaftojnë tatimet që dalin prej shfrytëzimit të prodhimeve që Zoti i nënshtroi për të mirën e njeriut dhe assesi trupi apo shpirti, ngase këto nuk janë tatime dhe për këtë dhunt

Peshku transparent

SubhanAllah ... një peshk transparent (i tejdukshëm) i gjetur ne ujërat e Zelandës së Re ...   ... I Lartësuar qoftë All-llahu Krijuesi më i Mirë ...     Burimi: Valdet Kamberi

Bisedë me 1 'intelektual' !!

Bisedë me 1 'intelektual' !! ".... A e ka ruajt Islami identitetin e Shqiptarëve? -Jo vetëm Islami. Ok pra, shko ma gjej vetëm '1' Shqipëtarë në Preshevë, Medvegjë ose Bujanovcë..që e ka fe-në Ortodoxe ose Krishtere etjj.. -Ahh s'di vallah, s'besoj që ka.." Tung, Selam alejkum (paqe). E vërteta mund të kotën, edhe pse ata mundohen ta mbulojnë të vërtetën. Burimi: Valdet Kamberi

Nuk ka mbushur i biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij...

"Nuk ka mbushur i biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij, andaj kur është i detyruar që të ushqehet, atëherë 1/3 duhet ta mbush me ushqim, 1/3 me ujë dhe 1/3 ta lërë për frymëmarrje"! - Muhamedi alejhi selam Sa prej nesh e kanë harruar prore këtë thënie kapitale dhe të pavdekshëm, në mos zbatimin e së cilës do t'i vdesim trupat dhe shpirtërat tanë duke qenë ende të pavdekshëm. Burimi: Iljasa Salihu

Së fundmi jam duke e lexuar librin....

Së fundmi jam duke e lexuar librin "Edukimi i fëmijëve në Islam" të autorit Abdullah Nasih Ulvan. Ky libër i ka 834 faqe, por është aq tërheqës, sa nuk të mërzit dhe honeps fare shumësia e faqeve. Unë fillova ta lexoj këtë libër, ngase shoh se edukimi i fëmijëve vërtet është një sfidë në vete, edhe pse edukimi i tyre fillon 20 vjet para lindjes së tyre. Ajo që hasa në këtë libër, është fakti se unë fillova ta lexoj që të jem më i armatosur ndaj pëllumbave të mi, porse me çilt ërsinë më të madhe, nuk më vjen fare turp t'ju tregoj se shumë gjëra jam duke i mësuar që përkojnë me edukimin tim, punëve të mia dhe synimet e mia jo vetëm ato që ndërlidhen me fëmijët. Nga kjo kuptova se janë disa gjëra të përgjithshme, të vlefshme për çdo moshë dhe për çdo kohë. Unë kisha porositur që çdo besimtar, ka apo nuk ka fëmijë, ta lexon këtë libër, sepse njëmend më është dukur si një universitet i tërë! Burimi: Iljasa Salihu

Fjollat e borës filluan...

Fjollat e borës filluan t'i zbukurojnë fshatrat, për pak kohë do t'i mbulojnë gropat që të zgjedhurit tanë i shikuan si diçka të bukura antike. Së bashku me fëmijët u gëzuam edhe ne të rriturit!     Iljasa Salihu

Ka thënë Hasan El Basri:....

Ka thënë Hasan El Basri: "Kam lexuar në 90 vende në Kur'an se Allahu ka përcaktuar rrizket-furnizimet- dhe i ka garantuar ato për krijesat e Tij, ndërsa kam lexuar në 1 vend se Shejtani i'u premton varfëri. Ne sikur kemi dyshuar në fjalën e të Vërtetit në 90 vende dhe kemi besuar fjalën e gënjeshtarit në vetëm një vend te cekur në Kur'an". Burimi: Enis Presheva

Kur për shpëtuesin punohet dhe flitet me shpoti

Mërgata shqiptare prej kohësh përurohet si shpëtuese e shtetit dhe e shoqërisë (80 për qind e mërgatës përbëhet prej shqiptarëve). Zyrtarisht mësojmë se mërgimtarët me 1.6 miliard euro e kishin flladitur Maqedoninë vetëm në vitin 2012. Ndërsa deri më ditët e sotme, shteti vazhdon t’i mos përfillë mërgimtarët tanë, të paktën të kishin ndonjë lehtësim pranë sporteleve që fatkeqësisht udhëhiqen prej burokratëve brenda, madje si ai i Kosovës ashtu edhe shteti i Maqedonisë të paktën nuk gjetën vend as t’i regjistrojnë si qytetar të këtyre vendeve, kurse shoqëria vijon të thur togfjalëshe nga më nënçmuese për mërgimtarët tanë. Zoti ju ruajt dhe neve na bëftë prej mirënjohësve! BURIMI: Iljasa Salihu

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur

Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur (e panevojshme dhe e patjetërsueshme) kampanjë = fushatë koherencë = ndërlidhje; plotpërputhshmëri krucial = kyç; vendimtar kalkuloj = njehsim, llogaris; kallaballëk = turmë; koagulim = mpiksje; konfrontim= ballafaqim; konkluzion = përfundim; konsiston = qëndron; konsultore = këshillimore; korrekturë = ndreqje; korrent = rrymë; kulminant = kulmor; e lartë.  Burimi: Iljasa Salihu

Të mendojmë dhe krahasojmë gjëra që në thelb përputhen njëra me tjetrën

Fara e bimës hidhet në barkun e tokës dhe prej atij vendi të errët fillon të zhvillohet dhe të bëhet e dobishme për njerëzit, mjedisin, shpendët dhe kafshët. Sperma hidhet në një vend të errët dhe prej asaj hapësire njeriu fillon të zhvillohet që nesër ta njoh Krijuesin e tij, t’i nderojë prindërit, të bëhet i dobishëm, njeri me njerëzi dhe jo të bëhet kafshë për mjedisin, bimët, kafshët dhe shpendët. Gjumi hedh shtat në mjedise të errëta dhe prej kësaj atmosfere të errët, gjumbërësi fillon të përgatitet dhe forcohet për veprimtari që kërkojnë gjallëri përgjatë ditës. Fjala që hidhet në letër buron nga mendja e cila është e mbërthyer me errësirë, fjalë këto që kanë për qëllim zdritjen e mjedisit, edhe atëherë kur mjedisi jetësore mbulohet me errësirë. Sa e bukur kjo errësira, përse vallë dikush frikohet? Errësirën mund ta urrejnë vetëm ata që i frikohen ngjizjes, zdritjen, gjallërisë dhe zhvillimit. Errësira është lënda e parë e suksesit! Burimi: Iljasa Salih

MOS KOMPLIKO JETËN

Je merzitur për dikë, thirre në telefon. Dëshiron ta takosh, ftoje në shtëpi. Dëshiron të jesh i qartë, sqarohu. Posedon pyetje, pyet. Nuk dëshiron diçka, thuaje. Dëshiron diçka, kërkoje atë. Nëse e do dikë, njoftoje atë. Askush nuk e di se çka sillet në mendjen tënde. Më mirë është të jesh i qartë se sa të lësh vend për paragjykime. Përshtati: Valdet Kamberi

Ndeja me burra të devotshëm të bartë nga gjashtë veti në gjashtë tjera

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë: “Ndeja me burra të devotshëm të bartë nga gjashtë veti në gjashtë tjera: 1- nga dyshimi në bindje 2- nga syefaqësia në sinqeritet 3- nga shkujdesi (ndaj Allahut) në përmendje (të Allahut) 4- nga synimi i dynjasë në synimin e ahiretit 5- nga mendjemadhësia në modesti 6- nga qëllimi i keq në këshillë. Burimi: Bekir Halimi

Në vend të xhelozisë, zgjohuni prej gjumi femra të nderuara

Vajzat e ndershme i xhelozojnë të dashurit e tyre se përse ndonjëherë po i zgurdullojnë sytë kah vajzat gjysëm të zhveshura ose më tepër të zhveshura sesa të veshura, thuajse po vuajnë për stof leshi a ndonjë pëlhure tjetër që do t’i mbulonte. Ndërsa po këto vajza që “shqetësohen” të paktën nuk e shkrujnë një artikull për këtë dukuri. Unë kam parë shqetësime prej vetë djemve për këtë katandisje morale, ndërsa vajz at ende i shoh me një synim të mekur për sa i përket ngritjes së vetëdijës për këtë çështje. Nëse vajzat duan që i dashuri i tyre të jetë sa më i ruajtur dhe i mbrojtur, duhet tërhequr vërejtjen shoqeve të saja që të mos zhvishen ashtu, të vishen pra, të kenë kujdes në të ecurit e tyre, të mos llastohen gjatë të folurit, të mos jenë të lira me meshkujt thuajse bëhet fjalë për vëllezër biologjik të tyre. Unë jam habitur me disa vajza të mbuluara se si fotografohen me vajza më shumë të zhveshura, duke buzëshequr njëkohësisht, thuasje pajtohet me këtë mënyrë (z

Frika nga Shirku

Secili besimdrejtë, monoteist duhet të ketë frikë nga politeizmi, idhujtaria, shirku. Nuk është mirë të thotë se unë e njoh teuhidin, monoteizmin, besimin e drejtë dhe nuk ka rrezik për mua nga idhujtaria, shirku, politeizmi. Njeriu përderisa është gjallë duhet të frikohet nga sprovat dhe vështirësitë. Janë sprovuar liderët fetarë të popujve të mëhershëm, u kanë rrëshqitur këmbët, kanë devijuar dhe u ka përfunduar jeta me vepra të këqija, edhe pse kishin dituri! E çka të themi për tjerët?! Pra, rreziku është i madh dhe askush nuk duhet ta ndiej veten të sigurt nga rënia në shirk e idhujtari. Për këtë duhet të kërkon ndihmë nga Allahu dhe mbrojtje e udhëzim prej Tij: رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا “Zoti ynë! Mos na i devijo zemrat pasi na i udhëzove”. I udhëzuari më shumë i frikohet devijimit pas udhëzimit, i frikohet rrëshqitjes së këmbës dhe përfundimit të keq. Allahu na ruajt! Burimi: Bekir Halimi

Mevludi?!

Sikur mevludi te ishte hajr do ta benin ate shoket e Muhamedit alejhi selam , po ashtu do ta benin imamet e medhenje si: Ebu Hanife, Malik, Shafi'i dhe Ahmedi Allahu i meshirofte. Atehere: Ne jemi me te ditur apo ata? Ne jeni me afer hakut apo ata? Ne e duam te derguarin e Allahut me shume apo ata? Ne fund nese shikon ata qe festojne mevludin I gjene se jane large udhezimit te Derguarit te Allahut, ne fizionomi, fjale dhe vepra. Muhamedi alejhi selam ka thene:" Kush shpike ne fene tone ate qe nuk eshte prej saj , ajo eshte e refuzuar". Buhariu dhe Muslimi Burimi: Valdet Kamberi

Paramendo këtë fakt

Paramendo këtë fakt: Banorët e Xhenetit do të jetojnë përgjithmonë në te dhe kurrë nuk do të vdesin. Por, edhe jobesimtarët do të mbeten përgjithmonë në Xhehenem dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. Burimi: Bekir Halimi

Nuk mjafton vetëm dituria, duhet vetëdija për t'i dhënë jetë diturisë

Në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë, çdo të premte për në namazin e xhumasë shihen të tejmbushura Xhamitë. Rrugët, trotuaret dhe shkallët përskaj rrugëve kalimtare janë të stërmbushura me besimtar që falen, mbase më duket se shumica e kalimtarëve atë çast shihen të trajtësohen në besimtar që falin namazin. Kjo panoramë ka më shumë se 10 vjet rresht që shihet. Ndërsa po ta shikojmë këtë pikturë sa krenare aq edhe të dhimbshme nga një kënd tjetër, fatkeqësisht shihet se shumica e atyre që i mbushin Xhamitë, rrugët, trotuaret dhe shkallët jashtë saj, janë të pambushur me vetëdije Islame nëpër mendjet dhe zemrat e tyre, në të kundërtën do ta ndryshonin këtë gjendje të mjerueshme, nuk do t'i votonin dhe përkrahnin këta (lexo: politikanët) që shihen të ngazëllyer me këtë gjendjeje të besimtarëve, madje aty-këtu shohim të falet edhe ndonjë politikan i cili i mbyll sytë pranë asaj pamje të vërtetë. Burimi: Iljasa Salihu

Njerëzve të mirë ndoshta do t'ia pranojmë dhe njohim vlerat vetëm....

Njerëzve të mirë ndoshta do t'ia pranojmë dhe njohim vlerat vetëm pasi ta bëjnë ndonjë vepër të keqe. Vetëm atëherë do të themi, - po njeri i mirë kishte qenë, ah si nuk e paskemi ditur! Derisa nuk është bërë vonë, t'i njohim dhe t'i përkrahim këta, grimcat e këqija të mos ia numërojmë, por le të merremi me malin e të mirave të tyre. Burimi: Iljasa Salihu

Çka quajmë klishe?

 Çka quajmë klishe? 1. Pllakë prej metali, druri etj. ku është gdhendur në reliev një figurë a një fotografi për t'u riprodhuar në një botim; figura e riprodhuar në shtyp me këtë mënyrë. Klishe e qartë. 2. fig. keq. Ide, mendim ose shprehje, që është përdorur shpesh dhe përsëritet njësoj. qka eshte klishe ,Cka eshte klishe ,ceshte klishe,cfare eshte klishe ,qeshte klishe,definicioni klishe, perkufizimi klishe,shpjegimi klishe,qka kuptojm me klishe, qka nenkuptojm me klishe ,nenkuptimi klishe,kuptimi i fjales klishe, qka quajme klishe, klisheja, qka eshte klisheja

E keqja po na argumentohet prej jo të mirëve!

E keqja do të bëhet e hapur dhe e njohur për shoqërinë prej vetë të këqinjve, ani pse ne publicistët prej kohësh orvateshim të shkruanim për dukuritë kriminale, që tani atë fatkeqësi fatbardhësisht po e argumentojnë vetë personazhet e shkrimeve tona të fshehura në ndonjë rast në vargje alegorike. Sapo lexova një shkrim të Adem Grabovcit “ Letër e hapur Ramush Haradinajt ” dhe shumë profesionalisht ia kishte renditur pasurinë marra mendëse të pandershme që ka Ramushi. Edhe pse shoqëria bënte fjalë moti kohë për këtë punë, por ja që doli një zyrtar dhe ia radhiti kronologjikisht pasurinë e fituar, siç shkruan Grabovci: “përmes shantazhit, korrupsionit e kërcënimit”! Tani presim që Ramush Haradinaj të del me një kundërshkrim, po ashtu profesionalisht t’ia bën të qartë popullit se sa është masa e pasurisë së pandershme që ka Grabovci. Kështu pra, kush mund të ketë më së miri njohuri për veçantinë e krimeve ekonomike pos ideologët e kësaj fushe!     Iljasa Salihu

Letër e hapur Ramush Haradinajt … Adem Grabovci

Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Me sa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.   Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njëllosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe

Fakulteti si autoshkollë

Fakulteti është sikur shkolla ku mësohet ngasja e makinës dhe shkolla ku merret patent shoferi. Mësuesi në autoshkollë t’i mëson rregullat themelore; si ta ngasësh makinën në përputhje me shenjat dhe udhëkryqet në rrugë, si ta parkosh veturën, si ta ngasësh mbrapa dhe të jep udhëzues me shënime teorike rreth rregullave e parimeve që përkojnë me rrugët, makinën, shenjat, ligjin, shëndetësinë e të tjera. Ti do të mësohesh ta ngasësh makinën në një rret h të ngushtë (në një qytet dhe përqark fshatrave), por pasi ta kalosh provimin teorik dhe atë praktik, do të ndryshon çështja. Ti duhet ta ngasësh makinën nëpër rrugë më të gjerë, më të largëta dhe prore të panjohura, krahas asaj që ke mësuar në autoshkollë. Do të ballafaqohesh me raste që nuk i ke mësuar në autoshkollë, pranë të cilave duhet të gjendesh dhe jo të dorëzohesh vetëm pse nuk i ke mësuar më herët në autoshkollë. Kështu është edhe me fakultetin. Do t’i mësosh disa gjëra në fakultet, porse rastet e ndryshme në

Shprehja: “Në kohën e lirë lexoj”

Shprehja: “Në kohën e lirë lexoj” nënçmon si kohën ashtu edhe leximin. Nuk mund të jetë kohë e lirë përderisa ajo është e zënë me lexim dhe nuk mund të lexojmë njëkohësisht duke e pandehur kohën si të lirë. Kjo është si të thuash: “Unë kam lindur, por nëna ime ende është e virgjër”! Koha mund të jetë e lirë vetëm përpara një veprimi të caktuar. Ndërsa ata që përgjatë kohës nuk bëjnë asnjëfarë pune, për këtë kategori mund të themi se kanë kohë të lirë dhe për rrjedhojë dalin të jenë harxhues të kohës dhe jo shfrytëzues të saj dhe në saje të këtij harxhimi në cilësinë e hakmarrjes edhe koha një ditë do t’i harxhojë këta, porse këtë e marrin vesh më vonë! Iljasa Salihu

Vdekja më afër se vetë fjala vdekje

Meqë e dimë se patjetër do të vdesim dhe nuk e dimë se kur do të vdesim, atëherë çdo pritje për përmirësim dhe pendim është një vetëmashtrim dhe një sorollatje e kotë, ngase ajo është më afër se këto shkronja që po i lexon ti i dashur lexues. Ndaj, ta kuptojmë fjalën vonesë sa nuk është bërë vonë. Vetëm atëherë nuk do të vonohemi për këndellje! Burimi: Iljasa Salihu

Një rrëfim që më mërziti, njëherësh edhe më këndelli

Një prind i dëshpëruar kështu u shpreh: “Në kohën kur duhej zgjedhur shoqen e jetës sime për të jetuar, prindërit më kishin thënë, ne do të vendosim për ty, sepse jemi më të pjekur dhe më të provuar se ti për kësi lloj punësh, mbase meqë të kemi djalë të njohim shumë mirë, ndaj dimë edhe çfarë të zgjedhim. Në rregull u thash, pranova vendosjen e tyre për fatin tim, besa nuk më doli keq, porse atëkohë kisha dëshirë të vetëv endosja për fatin tim.   Sakaq, një shpresë si puhizë e lehtë në kohë vape ma përkëdheli shpirtin. Thash, dale ore, edhe unë nesër do të bëhem prind dhe do ta shijoj se si është të vendosësh për një lidhje të çiltër (të sinqertë). Zoti më gëzoi me fëmijë, ata me nxitim u rritën. U bën për martesë, porse asnjëri të paktën nuk më pyeti për përzgjedhjen e fatit të jetës. Të gjithë u martuan dhe mua më mbeti vetëm të më paraqesin pas dasmës si vjehërr dhe të mi paraqesin rejat. Kësaj punë, kishte thënë prindi i dëshpëruar, i thotë të mos dish të përshtate

Aq të hershëm ishin sa...

Aq të hershëm ishin sa kafen e mëngjesin e kishin pirë në ora 12:00. Lëre që në punë kishin treguar përtaci të pashoq, por i lumtë që këtë shprehi e kishin shtrirë edhe nëpër kafene. Kësaj i thonë të mos aktrosh! Njësoj, si në punë ashtu edhe jashtë pune.     Iljasa Salihu

Rroftë inati!!!

Në çdo ligjërim e në çdo popull inati kuptohet dhe kumtohet si ves. Kurse vetëm te shqiptarët duket se inati del të jetë një virtyt. Tani për inati të Ramës një shoqatë joqeveritare kishte dhuruar për Preshevën 200 mijë euro. Tani pritet që Presheva të mbushet me para, si ajo nusja që nga ana e burrit kishte kushëri, të cilët në saje të inatit ishin në gjendje ta avullonin tërë pasurinë. Njëri 50 euro, pastaj tjetri 100 euro për inati të të parit, tjetri 20 0 euro për inati të dyve e kështu me radhë. Lumja nusja, do t'i laramanizohet duvaku i bardhë prej parave të llojllojta dhe do t'i sigurohet një muaj i mjaltit për mrekulli dhe sa herë që të paguajnë shërbime përgjatë këtij muaji të paharruar, çifti i ri do ta përshëndet inatin e kushërive.   Ngjashëm me gjasë edhe me Preshevën do të ndodhë. Liderëve shqiptar edhe më tej do t'i trashet kuleta së bashku me qafën! Burimi: Iljasa Salihu

Liderët e Preshevës thonë se 100 mijë euro nuk dalin as për "tu rruajtur"!

Liderët e Preshevës thonë se 100 mijë euro nuk dalin as për "tu rruajtur"! Atëherë unë si nip dhe dhëndër Presheve, u them këtyre që t'i lëshojnë mjekrat, ngase për popullin kjo nuk do të jetë asfarë habie, populli është mësuar me lëshimin e mjekrës së politikanëve, ndaj tani vetëm sa edhe vetë do ta dëshmojnë një gjë të tillë. Për habi asnjë lider preshevar nuk kishte mjeker, sigurisht atë ia kanë lëshuar që moti popullit! Burimi: Iljasa Salihu

Poezi dashurie

Faleminderit! Afër teje gjeta veq paqe gjithçka që kam ëndrru e gjeta afër teje U hupa saher që tu afrova asniher nuk i lash ven heshtjes e fola fjal pa i mendue fjal që me kërkan s'kam mujt me i fol Afër teje jam ndi si e vetmja n'bot ma ke jap ndjesin që gjith kam shkrujt për ta që gjith veq n'andrra e kom pa Ma ke shndërru adoleshencën n'parajsë me ni fjal, i dashtun vet parajsën n'tok ma ke prue Faleminderit!  By: Agnesa Mahalla

Mikes...!!!

Mikes...!!! Një mike ... është ajo që të jep një buzëqeshje kur ti ndjen dhimbje, dhe që është aty kur ti humbet një dashuri. Një mike është ajo që të ngre përsëri kur të kesh rënë, dhe që të kërkon

Mos paragjykoni, sepse do të shembeni e do të humbisni prore

Siç po shihet, ndër shqiptarët duhet hapur një "Gjykatë për paragjykime" të paktën ta jetësojmë njëfarë "zyrtarizimi të mëkatit"! Paragjykohet njeriu si ekstremist dhe shqiptar i dobët vetëm se mund ta kumtojë publikisht një parim Islam. Paragjykohet si musliman i dobët vetëm pse flet dhe shkruan për të mirën e kombit shqiptar. Paragjykohet si shërbëtor i sllavit dhe i maqedonasit vetëm pse e mban një mjeker në e mër të fesë. Paragjykohet si fetar i dobët vetëm pse e rruan mjekren. Paragjykohet si turkofil vetëm pse e thotë një fjalë të mirë për Erdoganin dhe nuk e përshëndet me hakërrimë takimin e Ramës me Thaçin në Prizren. Ndërsa harrojmë të gjykojmë fillimisht vetveten se paragjykimi t'i djeg veprat e mira ashtu siç i djeg zjarri drurët. Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët, sepse mund të na merr mendja neve se ky apo ai është ashtu e kështu, porse në Ditën e Gjykimit do të duhej ta mbrojmë atë fjalë të paverifikuar prej burimeve dhe nje

Njëri që nuk kishte mundur ta mësonte mirë gjuhën angleze....

Njëri që nuk kishte mundur ta mësonte mirë gjuhën angleze kishte thënë: "Nuk do të bëhem taksist, as nuk do të konkuroj në administratën shtetërore për punë, porse do të bëhem kryetar komune ose edhe kryetar shteti, vende këto që ende nuk kam parë të kërkohet njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze"!     Iljasa Salihu

Pamja, Prejardhja, morali dhe sjellja

"Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë. Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë. Krenohu me moralin dhe sjelljen tënde se ti e ke ndërtuar atë!" Verona Reka Thenie per pamjen, Thenie per prejardhjen, Thenie per moralin, Thenie per sjelljen, Thenie,  

Çka është Poligamia?

Çka është Poligamia? Poligamia është formë e martesës me grupe, karakteristike për periudhën e egërsisë dhe më pas edhe për familjen patriarkale, kur një burrë mund të kishte në të njëjtën kohë disa gra. qka eshte Poligamia ,Cka eshte Poligamia ,ceshte Poligamia,cfare eshte Poligamia ,qeshte Poligamia ,definicioni Poligamia, perkufizimi Poligamia,shpjegimi Poligamia,qka kuptojm me Poligami, qka nenkuptojm me Poligami,nenkuptimi Poligamia,kuptimi i fjales Poligami

Çka është Monogamia?

Çka është monogamia? Monogamia është bashkëjetesa e një burri vetëm me një grua, si një formë e martesës. qka eshte Monogamia ,Cka eshte Monogamia ,ceshte Monogamia,cfare eshte Monogamia ,qeshte Monogamia,definicioni Monogamia, perkufizimi Monogamia,shpjegimi Monogamia,qka kuptojm me Monogami, qka nenkuptojm me Monogami,nenkuptimi Monogamia,kuptimi i fjales Monogami

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more