Në çdo ligjërim e në çdo popull inati kuptohet dhe kumtohet si ves. Kurse vetëm te shqiptarët duket se inati del të jetë një virtyt. Tani për inati të Ramës një shoqatë joqeveritare kishte dhuruar për Preshevën 200 mijë euro. Tani pritet që Presheva të mbushet me para, si ajo nusja që nga ana e burrit kishte kushëri, të cilët në saje të inatit ishin në gjendje ta avullonin tërë pasurinë.
Njëri 50 euro, pastaj tjetri 100 euro për inati të të parit, tjetri 200 euro për inati të dyve e kështu me radhë. Lumja nusja, do t'i laramanizohet duvaku i bardhë prej parave të llojllojta dhe do t'i sigurohet një muaj i mjaltit për mrekulli dhe sa herë që të paguajnë shërbime përgjatë këtij muaji të paharruar, çifti i ri do ta përshëndet inatin e kushërive.
Ngjashëm me gjasë edhe me Preshevën do të ndodhë. Liderëve shqiptar edhe më tej do t'i trashet kuleta së bashku me qafën!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: