Ja se çka thotë Jusuf Buxhovi: “Nuk jam kundër respektimit të fesë dhe normave fetare, por e papranueshme është që liderë partishë e institucionesh të shkojnë nëpër Xhamia dhe në rituale të ndryshme fetare, meqë Kosova është shtet shekullar”.
Kështu shihen gjërat kur shekullarizmi fetishizohet. Unë më herët e kam ditur se hoxhallarët ose besimtarët në saje të shekullarizmit nuk kanë të drejtë të futen nëpër institucione shtetërore dhe të gjykojnë, sillen e të veprojnë me ligje dhe me rregullore që parasheh feja Islame, por që edhe politikanët të mos futën e të mos falen në Xhami, këtë mbrëmë e mësova prej “nënës së kundërthënieve”!
Buxhov dhe buxhova, trupin dhe shpirtin ja ka dhënë Zoti dhe do të ishte shumë jonjerëzore që njërën t’ia përkushtoni Zotit dhe tjetrën Cezarit. “Cezarit” do t’i mjaftojnë tatimet që dalin prej shfrytëzimit të prodhimeve që Zoti i nënshtroi për të mirën e njeriut dhe assesi trupi apo shpirti, ngase këto nuk janë tatime dhe për këtë dhunti i japim “tatime” vetëm Krijuesit duke e falënderuar dhe adhuruar si të vetëm Atë.
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: