Skip to main content

Fakulteti si autoshkollë



Fakulteti është sikur shkolla ku mësohet ngasja e makinës dhe shkolla ku merret patent shoferi. Mësuesi në autoshkollë t’i mëson rregullat themelore; si ta ngasësh makinën në përputhje me shenjat dhe udhëkryqet në rrugë, si ta parkosh veturën, si ta ngasësh mbrapa dhe të jep udhëzues me shënime teorike rreth rregullave e parimeve që përkojnë me rrugët, makinën, shenjat, ligjin, shëndetësinë e të tjera. Ti do të mësohesh ta ngasësh makinën në një rreth të ngushtë (në një qytet dhe përqark fshatrave), por pasi ta kalosh provimin teorik dhe atë praktik, do të ndryshon çështja.

Ti duhet ta ngasësh makinën nëpër rrugë më të gjerë, më të largëta dhe prore të panjohura, krahas asaj që ke mësuar në autoshkollë. Do të ballafaqohesh me raste që nuk i ke mësuar në autoshkollë, pranë të cilave duhet të gjendesh dhe jo të dorëzohesh vetëm pse nuk i ke mësuar më herët në autoshkollë.

Kështu është edhe me fakultetin. Do t’i mësosh disa gjëra në fakultet, porse rastet e ndryshme në jetë kërkojnë aftësi dhe gjindshmëri përtej asaj që ke mësuar. Me pak fjalë; fakulteti është autoshkolla, diploma është leja për ngasje, ndërsa ngasja e makinës nëpër rrugë të gjata e të ndërlikuara është vendi i punës dhe rastet tjera që vijnë në jetë pas mbarimit të fakultetit!

  
Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more