Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Arabët

Kalifati Arab

                                     Kalifati Arab Pas vdekjes së Muhamedit a.s, muslimanët përfunduan pushtimin e Gadishullit Arabik. Në krye të shtetit u vunë mëkërnbësit e Muhamedit a.s të cilët u quajtën kalifë. Në gjysmën e dytë të shekullit VII, arabët pushtuan Sirinë, Iranin Egjiptin dhe Afrikën Veriore. Në vitin 711 nëpër Grykën e Gjibraltarit kaluan në Spanjë dhe pushtuan gati gjithë Gadishullin Iberik. Në Lindje pushtuan territoret deri në Kinë dhe në veriperendim të Indisë. Në këtë mënyrë u krijua Kalifati Arab . Kalifët jetonin në luks përrallor dhe shpenzonin pa kufi. Me vendosjen e mardhënieve feudale, të varfërit dhe fshatarët ishin njerëz të varur nga aristokracia.   Kalifati i Bagdadit në fund të shekullit IX shënoi rënie. Shkak i dobësimit ishin revoltat e njerëzve të varfër të cilët jetonin në mjerim, për shkak të taksave shumë të larta, punës jo fitimprurëse etj. Shumë zotërime të Kalifatit u pavarësuan dhe qeveriseshin nga princat të cilët u quajtën

Arabët dhe Beduinët

Arabët dhe beduinët Gadishulli i Arabisë përb ë hej nga stepa dhe rrafshnalta të larta. Aty jetonin arabët dhe beduinët. Arabët merreshin me tregti dhe jetonin kryesisht në qytete. Nd ë rsa në stepat dhe në rrafshnaltat e thata jetonin beduinët të cilët merreshin me rritjen e deveve dhe të kuajve. Përgjatë brigjeve të Detit të Kuq kalonte rruga e karvanëve tregtarë nga Bizanti p ë r në Indi. Qendrat m ë të mëdha tregtare të arab ë ve ishin Meka dhe Medina.   Lindja dhe perhapja e islamizmit   Deri në shekullin VII, arab ë t jetonin t ë ndarë në fise. N ë bashkimin e fiseve, ndikoi feja e re e cila u quajt islamizëm. Themeluesi i islamizmit ishte Muhamedi a.s (570-632), tregtar nga Meka.  Ideja e Muhamedit ishte heqja dorë nga besimi në shumë perendi dhe besimi në nje Zot të vetëm — Allahun. Profeti - i derguari i Zotit ishte vetë Muhamedi a.s. Përkrahësit dhe pranuesit e kësaj feje të re u quajt ë n muslimanë që domethenë t ë n ë nshtruarit e Zotit.   Muhame

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more