Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Namazi

Gjashtë gjёra qё kanё të bёjnё me namazin konsiderohen shenja tё hipokrizisë

"Gjashtë gjёra qё kanё të bёjnё me namazin konsiderohen shenja tё hipokrizisë: 1. Përtacia për tё falё namaz; 2. Syefaqёsia gjatё faljes sё namazit; 3. Vonimi i namazit; 4. Falja e namazit me nxitim; 5. Pёrmendja e paktё e Allahut gjatë faljes sё namazit; 6. Braktisja e namazit me xhemat." -Ibn Kajjim El-Xhevzije

Namazi i istihares

     Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se   Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní u

Për ata që nuk e falin namazin, ka pasoja..

  1- Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote. 2- Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë. 3- Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu. 4- Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen). 5- Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen. 6- Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Le të pushojnë edhe dritat...

Le të pushojnë edhe dritat. Le ta gëzojmë edhe terrin në kohën e tij. Le t'i mbyllim sytë që ta shohim atë që nuk patëm mundësi ta kapnim përgjatë ditës. Ndërsa mos të harrojmë se në një kohë të caktuar thuhet se namazi është më i mirë se gjumi, ndërsa ka kohë që edhe pse nuk thuhet ajo nënkuptohet se gjumi është më i mirë se zgjimi! Burimi: Iljasa Salihu

Namazi! Namazi! Namazi!

Duhet tu flasim të rinjve vazhdimisht mbi vlerën e namazit dhe rezikut të mosfaljes. Na transmeton Imam Tirmidhiu rahimehullah në Sunen-in e tij se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi. Ai që e braktisë atë ka bërë kufër (ka mohuar fenë)". Shejh Albani e vlerëson si hadith të saktë. Burimi: Bekir Halimi

Mos, e gënje veten !!!

Lexova diçka të bukur nga Muhamed Hassan i cili tha: "Po e them me plotë gojë, a i cili nuk falë namaz nate, e i thotë vetit se jamë njeri mirë, vetëmse e ka rrejtë vetveten." Lexoje, fjalën e pejgamberit te Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të: “Është traditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.) Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës. 1. Është traditë e njerëzve të mirë para jush, 2. afrim tek Allahu i Lartësuar, 3. pengim nga mëkatet, 4. shlyerje e gjynaheve dhe 5. dëbon sëmundjen nga trupi. Besimtarë dhe besimtare! Sinqerishtë, kujdes e mos e mashtroni vetveten, duke e mbivlerësuar, se përndryshe e rrenë veten se je njeri i mirë. Atëherë, nga sonte fillo falje e namazit të natës. Filloje vetëm me 2 reqate. Pershtati: Hoxhe Ulvi F. Bujanoc

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri. Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih. Gjithashtu thotë: "Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën". Muslimi. Gjithashtu thotë: "Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi. Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë. O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut! Burimi: Bekir Halimi

Një namaz në Qabe sa 100 mijë namaze në xhamiat tjera

Një namaz në Qabe sa 100 mijë namaze në xhamiat tjera. A e keni llogarit sa vitë bëjnë 100 mijë namaze? Një vit i ka 1825 namaze. 1825 x 54 vjet = 98550 Kane mbet edhe 1450 namaze. 1450 namaze : 5 = 290 ditë. 290 ditë bëjnë përfersisht 9 muaj e gjysmë. Pra, 100 mijë namaze në Mesxhidul-Haram bëjnë: 54 e 9 muaj e gjysëm. Allahu Ekber! Një ymër i plotë! Allahu na mundësoftë sa ma shpesh me u fal në këtë vend! Amin! Burimi: Bekir Halimi

'' AKREPAT E ZEMRËS ''

Muslimanët në kohët e hershme, nuk kishin nevojë për orë që t’i zgjojë për namazin e sabahut, sepse zemrat i kishin të zgjuara dhe nënshtruese ndaj Allahut . Vetëm atëherë kur vdiqën zemrat, fjetën namazfalësit dhe nuk ju bëri dobi as ora e as autoparlantet e minareve sado që ua lëshonin zërin. Kujdesuni për namazin! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Në Xhami

Prap në Xhami, në Wilhelmsburg. Aty, ku u udhëzova, në Hamburg. Në saf të parë, unë u fala. Plot xhematë, aty pava. E fala jacinë, me katër rekate. i fshiva prapë, disa mëkate. Pesë herë n'ditë, për Zotin falna, qe njëzet vite, hala s'u ndala. Është ushqim, i shpirtit tim. Me namaz, kërkoj udhëzim. Është furnizim, i trupit tim. Me namaz, kërkoj shpëtim. ©Ibrahim Maxharri

A KUJDESESH PËR NAMAZIN ?

Namazi është shtylla më madhore e islamit pas dy dëshmive. Namazi është urdhër i Allahut dhe prej çështjeve më të rëndësishme në fe. Namazi është pasqyra e punës së muslimanit. Namazi është peshore e respektimit të fesë në zemrën e besimtarit. Namazi është rruga e besimtarëve dhe moto e të shpëtuarve. Namazi është afrim tek Allahu. Namazi është shkollë morale. Namazi është qetësi, lumturi, dritë dhe argument. Namazi është dhuratë hyjnore. Namazi është falënderim për dhuntitë e Allahut. Namazi është preventivë e mëkateve dhe mbrojtje e epsheve. Namazi është falës i gabimeve dhe mëkateve. Namazi është shoqëruesi i muslimanit në sprova. Namazi është sjellës i rrizkut dhe çelës i udhëzimit. Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit. Namazi është ngritës i shkallëve të besimtarit. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

DISA NGA PENGESAT E PËRULJES NË NAMAZ

1.Besimi i dobët në takimin me Allahun dhe të shpresuarit tek Ai. 2. Vesveset e shejtanit. 3. Shkujdesja dhe epshi. 4. Përkujdesja e tepërt për dynjanë. 5. Lënia e xhamisë dhe xhematit. 6. Dobësimi i dashurisë ndaj vëllazërisë për hir të Allahut. 7. Mos rregullimi i drejtë i rreshtave gjatë namazit. 8. Bërja e padrejtësive ndaj krijesave dhe mosdhënia e drejtave të tyre. 9. Ngritja e shikimit kah qielli. 10. Falja e namazit mbi diçka e zbukuruar apo e vizatuar, gjë që të dekoncentron nga namazi. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Takvim i përhershëm për Maqedoni

Takvim i përhershëm për Maqedoni    Per ta shkarkuar kliko ketu  Postime te ngjashme: Takvimi 2012 per Kosove kliko ketu Takvimi 2012 per Shqiperi kliko ketu Takvim per maqedoni 2012, takvimi per maqedoni, koha e faljes se namazit per maqedoni, maqedoni takvimi 2012, takvimi maqedoni, koha e faljes maqedoni, namazi maqedoni, takvim 2012

Falja e namazit

Ne keto video tregohet se si duhet te falni namazin. Falja e Namazit të Sabahut Falja e Namazit të Drekës Falja e Namazit të Ikindisë Falja e Namazit të Akshamit    Falja e Namazit të Jacisë 

Meso te falesh namazin

Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit . Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja.   Pra vella i dashur musliman fale namazin.Nese nuk dini si ta falni namazin atehere eshte nje program qe ju mundeson qe hap pas hapi te mesoni te falni namazin per ta shkarkuar kete program  kliko ketu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more