Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Leukemia. Show all posts
Showing posts with label Leukemia. Show all posts

Çka është punksioni lumbal ?

Punksioni lumbal
Punksioni lumbal është një procedurë me anë të së cilës doktorrët marrin një sasi lëngu cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe palcën kurrizore) për testime.

Lëngu cerebrospinal (LCS) është i formuar në disa zona të veçanta të trurit që marrin emrin ventrikuj (barkushe). Ai lëviz nga ventrikujt drejt palcës kurrizore. LCS mund të përmbajë sasi të vogla proteinash dhe sheqeri (glukozë).

Indikacionet për kryerjen e punksionit lumbal

• Dyshim per meningjit

Leukemi ose limfome

• Vlerësim për sëmundje neurologjike si skleroza multiple, neuropati dhe kriza epileptike të përsëritshme

• Temperaturë nga origjinë e panjohur.

Punksioni lumbal mund të kryhet gjithashtu nga anestezistët për të dhënë anestezi spinale (e njohur gjithashtu si bllokim subarahnoidal) për disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale.

Për trajtimin e kancereve, ndonjëherë ilaçet e kemioterapisë mund të hidhen direkt me punksion lumbal në LCS. Ilaçi lëviz lirshëm në LCS dhe mund të shkojë në tru ose në palcën kurrizore atje ku nevojitet.

Teknika e punës

Gjatë një punktsioni lumbale, pacienti duhet të qëndrojë në njërën anë ose ulur.Kurrizi tij pastrohet me një solucion antiseptik.Injektojmë anestezion lokal në lëkurën e tij.Kur zona të mpihet nga anestezioni lokal,do të vendoset një gjilperë e vogël në kurriz në lartesinë e kockave të legenit në pjesën fundore të palcës kurrizore.
Gjilpëra shtyhet ngadalë derisa të gjendet LCS. Për testimet, do të nevojiten një sasi lëngu rreth 2 lugë çaji, i cili do të vendoset në provëza të veçanta.

Më poshtë e keni një video se si kryhet punksioni lumbal



qka eshte Punksioni lumbal,cka eshte Punksioni lumbal,cfare eshte Punksioni lumbal,ceshte Punksioni lumbal,cfare eshte punksioni lumbal,qka quajme Punksion lumbal,Punksioni lumbal shqip,punksioni lumbal indikacionet,punkcioni lumbal,cka eshte punkcioni lumbal
loading...