Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Metafora

Ç'është Metafora

                     Ç'është Metafora

Metafora – është një nga figurat kryesore poetike.

Metafora është ajo fjalë e figurshme që emëron një send a një fenomen me emrin e një sendi a fenomeni tjetër që i ngjan atij. Në bazë të metaforës pra ndodhet një krahasim i nënkuptuar.Për shembull: vullnet i hekurt.

Përdorimi i metaforës i thekson tiparet e ngjashmërisë ose,përkundrazi, ndryshimet e sendeve apo të fenomeneve mbi të cilat shkrimtari dëshiron të tërheqë vëmendjen tonë.

qka eshte metafora, kuptimi i metafores, Ç'është Metafora, qeshte metafora, shembuj metaforik, metafora shembuj,vargje me metafore,domethenja e metafores, psh metafora,

Elementet Letrare

Elementet Letrare

PERSONIFIKIMI

Personifikimi është një lloj i metaforës, në të cilën gjërave, dukurive, sendeve abstrakte, kafshëve ose bimëve u jepen cilësi njerëzore.Për shembull: xbrit, pa xbrit o e vërtetë xbrit nga gjur’i perëndisë,jakë pakë tatëpjetë,tu apç dritë njerëzisë…( „Historia e Skënderbeut“ Naim Frashëri)

METAFORA

Metafora është ajo figurë letrare me anën e së cilës shkrimtari bën përafrimin ,përngjasimin ndërmjet dy dukurive apo sendeve. Metafora është e ngjashme me krahasimin, por në të nuk përdoret lidhëza si. Është njeriu ai që të urren, të shkel, të përkëdhel. Në këtë rast dhe fjala që përdoret nga njeriu shkakton po ato veprime si dhe vetë njeriu.

ONOMATOPEA

Në tekst i hasim fjalët: ush, shkllap-shkllap, pllas-pllus, ë, bëllduf dhe plluf. Me këto fjalë jepet thirrja e njeriut kur i drejtohet një kafshe ose imitohet zhurma që krijohet kur bie diçka. Me përdorimin e këtyre fjalëvetregimi bëhet më konkret dhe i drejtpërdrejtë. Këto fjalë quhen fjalë onomatopeike apo ting…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more