Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Nikeli

Çka është hidroksidi i nikelit dhe si fitohet ?

Çka është hidroksidi i nikelit dhe si fitohet ? Eshtë substancë me ngjyrë të gjelbër e qendrueshme në ajër.Për dallim nga hidroksidi i manganit i hekurit dhe kobaltit hidroksidi i nikelit (II) oksidihet në ajër. Ky hidroksid përfitohet me precipitim të kripërave te nikelit me amoniak apo me hidrokside alkaline

Për cka përdoret Nikeli ,cka është procesi i nikelimit galavanik dhe cilat janë aliazhet më të rëndësishme ?

Për cka përdoret Nikeli ,cka është procesi i nikelimit galavanik dhe cilat janë aliazhet më të rëndësishme ? Nikeli përdoret ne industrin e celikut për përfitimin e aliazheve. Aliazhet e celikut te cilat permbajnë sasi të vogla te nikelit , kanë fortësi dhe qëndrueshmëri jashtëzakonisht të madhe . Si të tilla këto aliazhe përdoren për prodhimin e tytave të armëve ushtarake.Nikeli gjithashtu përdoret për përfitimin e shumë aliazheve te tjera. Aliazhi “argjendi i ri” dhe alpaka përmbajn baker,nikel, dhe zink. Keto aliazhe perdoren per prodhimin e monedhave.

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te Nikelit ?

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te Nikelit ? Nikeli është metal me fortësi mjaft të madhe. Ka shkëlqim metalik me ngjyrë të argjendtë.Ai tregon veti të dobëta magnetike.Nikeli është metal i qëndrueshëm ndaj korozionit. Në acid sulforik dhe ne acid klorhidrik tretet pak ndërsa në acid nitrik tretet mirë. Eshtë i qendrueshem ndaj hidroksideve bazike.

Si bëhet përpunimi i gurit të Nikelit ?

Si bëhet përpunimi i gurit të Nikelit ? Përpunimi i Nikelit bëhet në disa mënyra :    a)Me oksidim të gurit të nikelit deri ne oksit te nikelit (II) NiO dhe pastaj me reduktim të këtij oksidi me kokës përfitohet nikeli : NiO + C ---> Ni+ CO    b)Me elektrolizën e gurit te Nikelit Ni2S3     c)Me fërgimin e gurit të Nikelit të bluar deri ne oksidin e nikelit (II) dhe me reduktim të NiO me gaz ujor :  2NiO + CO + H2  ---> 2Ni + CO2 +H2O

Si përfitohet Nikeli ?

Si përfitohet Nikeli ? Nikeli përfitohet kryesisht prej xeheve sulfure të tij. Në fillim bëhet pasurimi dhe përpunimi i xehes së tij. Në këtë rast fitohet guri i Nikelit i cili përmban rreth 48% nikel.Në gurin e nikelit ,nikeli gjendet në formë të sulfurës së tij, e cila ka përbërje të përafërt Ni2S3. perfitimi i nikelit, nikeli perfitimi, perfitimi nikeli

Si është i përhapur nikeli në natyrë dhe cilat janë xehet më të njohura të nikelit (shëno emrat dhe formulat )?

Si është i përhapur nikeli në natyrë dhe cilat janë xehet më të njohura të nikelit (shëno emrat dhe formulat )? Nikeli është element mjaftë i përhapur në Tokë. Xehet më të njohura të tij janë nikelini NiAs, pentoditi (Ni,Fe)9S8, gerzdorfiti NiAsS, garnieriti (Ni,Mg)3H4Si2O11 etj.

Disa nga kancerogjenet qe permban duhani

Disa nga kancerogjenet qe permban duhani   Tymi i duhanit permban rreth 60 lloje kancerogjenesh, nje pjese te vogel e te cilave jane: •Styren •Benzen •Nitrozaminat •Formaldehid •Hidralazin •Vinil klorur •Nikel •Kadmium •Arsenik •Polomium •Hidrokarburetaromatike policiklike kancerogjenet e duhanit, duhani dhe kancerogjenet, materiet kancerogjene ne duhan, duhani dhe kanceri, materiet kanceroze ne duhan, duhani dhe zhvillimi i kancerit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more