Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lasgush Poradeci

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci Vijnё vashat valle valle Gjyshё-e-gji-stolisur Njё pёllumb, njё sy-zorkalle Se vjen m’e mbollisura.   Ç’m’i ka hije shtat’i hedhur, Hije kraharuari, Pa fillon me zё tё dredhur Motra sё kёnduari:   Ju qё niseni pёr lule, Shoqe moj tё mijёza, Merr-mё-ni as edhe mua Nёr pyje-e korijёza;   Pritni moj tё vi dhe unё Maleve, lёndinave, Ndaj çkёlqen pa tё pёrdhunё Fill-i trendelinave;   Nё mos diça tё bёj tufё, Shoqe ju dёgjomёni: Bёni moj njё tog me lule Dhe me to mbulo-mё-ni;   Nё ju pyeçin pёr mua: Ç’u bё flog-banusheja? Thoni, se mё njё pёrrua E zu gjarpёrusheja:   Thoni, se ndaj njё mburimi Mё t’e patё fluturёn: Thoni, seç e zuri trimi Atё bel-kёputurёn.

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci

Ç’u Mbush Mali - Lasgush Poradeci Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë ******** Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S’janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë. Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb’e kush më kalë Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë.

Çka është poezia refleksive apo mediative

Çka është poezia refleksive apo mediative Në poezinë refleksive ( meditative) poeti i shpreh emocionet e veta në lidhje me një mendim, me një dukuri ose me një dilemë jetësore. Poeti nëpërmjet kësaj poezie, krahas emocioneve, shpreh një mendim, një përplasje rreth problemeve ekzistenciale,filozofike,jetësore etj.  Poezi të këtilla kanë shkruar poetët tanë të Rilindjes Kombëtare si: De Rada, Zef  Serembe , Naim Frashëri , Lasgush Poradeci,mandej edhe Migjeni , Dritëro Agolli , Sabri Hamiti etj. poezia refleksive,poezia mediative, qka eshte poezia refleksive, cfare eshte poezia mediative, cka eshte poezia mediative, poezi mediative, poezi refleksive

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more